Rama komenton sulmin me vezë ndaj tij dhe "legalizon" ndërtimet e Aleksandër Frangajt te "Laguna Blu"

5 Nëntor 2015, 21:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin kur dy ditë më parë u sulmua me vezë nga disa studentë.

Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama në “Top Story”.

Pati pretendime nga studentët për dhunë gjatë shoqërimit në polici. Por a u goditën vërtetë? Rama e mohoi këtë.

Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkundi që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka patur”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se grupi që mori përsipër sulmin me vezë ndaj tij, është shprehur kategorikisht kundër reformës në arsim, e cila, shtoi ai, është një reformë që gjithpërfshirëse, por që nuk mund të kënaqë të gjitha interesat.

Rama u pyet edhe në lidhje me “Lagunën Blu” dhe lejen e dhënë atje për Aleksandër Frangajn. \

Ai mohoi të ketë telefonuar kreun e komunës së Golemit për të firmosur lejen për Frangajn.

Nga pikëpamja e ligjshmërisë, aty nuk ka asnjë centim të shkeljes së ligji. Pastaj në një ndërtim me plan të miratuar, me tokë private dhe me të gjitha dokumentet në rregull, pavarësisht se mund të themi çfarë të duam sesi është privatizuar dhe si është bërë plani, të gjitha këto janë bërë nga institucionet e shtetit dhe sot ne jemi shteti. Nuk kam dhënë leje, kjo është e vërteta. A e kam telefonuar kreun e komunës? Këto janë fabula, thashetheme që nuk kanë asnjë të vërtetë”, thaRama.

19 komente në “Rama komenton sulmin me vezë ndaj tij dhe “legalizon” ndërtimet e Aleksandër Frangajt te “Laguna Blu””

  1. Ervest says:

    Ata nuk jane studente,por jane sehan lepires qe cojne urdherat e eprorve te tyre ne vend.

  2. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    ke te fala nga sandri padhosho. bone naj lek nga shitja e kasave ene atyne qi shesin misra te pjek?

  3. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Cfare hipokrizie. Cfare fjalor perdor ky vete

  4. Bra,ho,ho says:

    Ore kryeminister,por Braçe e Lame thane qe eshte bere krim ! Kush genjen ?

  5. Stefan Ziu says:

    Po ashtu nuk quhet kryeminister ai qe perdor fjalorin me te ulet vulgar dhe cinik. Nuk eshte kryeminister ai qe percmon popullin e tij dhe qe per familjet qe i hapin deren dhe i shtrojne dyshekun per te fjetur, te nesermen pergojon familjen ku fjeti!

  6. Cufja says:

    Po pse ate pallatin e Bashes ne Vlore nuk e bene me institucionet e shtetit?!!!
    Vk je bere o Ramushke… me 7 standarde.

  7. Wtf! says:

    O palle, a i degjon fjalet qe thua? Arrin ta kuptosh se si mund te ndihen shqiptaret kur te degjojne te thuash “sot ne jemi shteti” pas vitesh te tera te shtypur nga pushteti autokratik, kriminal i sali berishes. Edhe ai te gjithe te zezat qe i ka bere ketij kombi, duke pasur ne mendje “une jam shteti” i ka bere. Te pakten ti sduhet te guxosh te flasesh keshtu, ne respekt te atyre 1 mil. votuesve qe te ngriten aty ku je. Pastaj si ke guxim e thua seshte shkelur ligji sepse cdo gje eshte bere konform institucioneve te shtetit? Pse o legen kur te do bytha i ve tritolin pavaresisht se mund te jete me letra, e kur ste do, na qenka konform rregullave. Perse me dy standarte o bq? Te befsha mune mu ne rilindje. Bastard!

  8. elena says:

    Z.Rama . Ne te kemi perkrahur me gjithe shpirt , por ti shikoje realitetin me mire . Ju thoni per pronen e Frangajt se eshte komfort ligjit . Dakort . Po te kujt ligji zoteri ? Te atij qe krijovi Berisha dhe ti ju premtove votuesve te PS qe nuk do ti njihje ? Ne nje interviste tjeter je shprehur se une nuk jam Prokuroria . Po ne Kohen e zgjedhjeve kur ju premtonje shqiptare per drejtesi ne 21 janar , Gerdec , Korrupsion , pandeshkushmeri , etj …etj ti ishe Prokuroria ?? Me cte drejte ju premtove shqiptarve qe do te vendosnje drejtesi dhe sot jo vetem qe asnje nga te koruptuarit apo vrasesit qe akuzove nuk I ka gjetur gje por edhe I mbron duke ju dhene prona qe su takojne . Turp , Nxito te ndryshosh se do te jete shume vone .

  9. moni says:

    Cfare pranon krieministri ordiner per te gjitha akuzat qe i behen atij dhe ministrave ???? Asgje nuk pranon . Eshte llogjike qe urdherat me telefon nuk mund ti pranoje , Njesoj si Berisha ,keta nuk firmos ne asnje krim dhe dalin me duar te pastra .
    Rilindja eshte shume e larget ,ndersa 2017 eshte afer.

  10. Poni says:

    Prandaj duhet nje km tjeter socialost. Se ky po mastron haptaz. Po fare fare ama.

  11. po pastaj? says:

    Pse e prishe pallatin e Lulit ne Vlore,per pordhe?
    Ose prishi te gjitha ato qe jane ne buze te detit,ose behu legen.

  12. Kanan Djali says:

    Ke marre fund Edo!

  13. Gerti says:

    Edhe pallati i Lul Bashes i kishte te gjitha letrat ne rregull, vetem se dikush i kishte dhene leje te ndertonte mbi det. Edhe ky ndertim te gjitha ne rregull i ka por dikush i ka privatizuar ca toka sporti si te ishin ndertesa.

    Ne rastin e pare, Rama rrezikoi te harxhonte dhe parate e shtetit per demshperblime duke e hedhur poshte. Ne rastin e dyte, megjithese ndertimi ende nuk ka filluar, Rama nuk ka as fuqi ta ndale.

    Si valle?

  14. gjethi says:

    Po mor shteti!!por dikur thoje se çfare shteti i meparshem i ka dhene ne kundershtim me ligjin,shteti pasardhes i rilindjes do ti anulloje,mendon qe populli e ka humbur memorjen dhe harron çfare ke deklaruar me pare?ti po talle menderen me te gjithe(perveç sales)por ne veçanti po tallesh me ata qe te dhane voten.Mark uki i saliut eshte i kenaqur me ty!!!!

  15. Alban Luma says:

    Ik o legen.Lepiju katunarit te shnderruar ne qytetar Aleksander Frangajt, dhe mohoje Veton Surroin, “fshatarin” nga Qerreti, por intelektual i permasave kombetare qe ka krijuar nje media per tu marre shembull ne Kosove dhe ne te gjithe rajonin.Krahaso median e Vetonit me median e Sandrit.Vazhdo me Sandrin dhe hienat e tjera se edhe ti nje Sander nga Tirana je.Kam nje propozim per Veton Surroin.Te krijoje edhe ai ne Shqiperi Koha Vizionin, ashtu siç e ka krijuar Sandri Klanin ne Kosove te drejtuar nga Baton Haxhiu, njeriu me i kontestuar i fushes se mediave ne Kosove,bashkepunetor i shefit te UDB-se Stanishiç, por mik e keshilltar i Edi Rames dhe i Sandrave&CO.

  16. zekthi says:

    Ky ia ka marre doren shqiptareve.

  17. A says:

    EDI RAMA nje cope legen, mashtrues dhe asgje me shume. EDI vetem fjale, pallavra dhe brockulla ke. Nuk kemi ndermend te mbajme ne kurriz si mbajtem malokun SALI BERISHA 13-te vjete ne pushtet, ne pozite.
    Shtreses se mesme dhe biznesit te vogel i kerkon tatime, taksa te larta me kerkesa absurde. Je bere person i neveritshem dhe asgje me shume.

  18. Antares says:

    Doni me per Belulin? Ja ku e keni me ze dhe figure. Ta gezoni dhe ta mbani me shendet, se vete e votuat!

  19. Tani says:

    Ky kryeminister eshte nje palaco cirku, nje arrogant i pacipe. te qerrohet nje ore e me pare ky, Meta, Berisha dhe Frangaj: jane simboli i rrenimit te Shqiperise. TURP per ne qe i mbajme dhe i votojme keta qelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje