Edi, drama mbaroi!

5 Nëntor 2015, 16:09Politika TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
1./
Ne që e shohim realitetin nga dritarja e autobusit të linjës, ne që prekim realitetin e vobektë te ushqimorja e lagjes, ne që gëzohemi si fëmijë kur marrim rrogën, ne që nuk blejmë dot cigare të hapura për shkak të kuponit tatimor, ne që shërohemi me ilaçet kontrabandë dhe flemë në korridoret e spitaleve të ftohura nga e ftohta e sistemit, ne që paguajmë taksa për të krimbosur e për të krimosur parlamentarizmin, ne që na keni gjuajtur me vezë 25 vjet rresht e na keni bërë pis bluzat, brekët, kanatieret, lëkurën, indet, damarët, qelizat, kockat…Ne pra që ua dhamë sërish 1 milionë vota në qershor dhe ikëm në Gjermani si lugati nga sytë këmbët, sot kemi nevojë të na dëgjoni. Nuk duam ndërrime vendesh, lenie pushteti por thjesht pak respekt e tolerancë.

Nëse Rumania u përvëlua nga zjarri i një diskoteke që shkrumboi edhe politikën e korruptuar atje, nuk mund të presim këtu të përvëlohet ndonjë mejhane Blloku ku pordhët shiten më shtrenjtë se një gram kokainë e më pas të zgjohet mileti i mpirë. Nuhatja u ka shterruar, kokfortësia nuk ua ul dot hundën kapriçoze, vaniteti prej pushtetari në kalbje po u vjen erë, obeziteti i korrupsionit u ka dhjamosur tru e ndjesi, reformat historike drastike nuk dini ti mbroni, koalicionin e keni katandisur të sëmurë e nuk e çoni as në spitalet private, keni futur në lojë një opozitë që as në stolin e rezervave nuk ishte këto dy vjet ndaj mblidhni mendjen e shtrëngoni sumën për punën në vazhdim.

Jepini frymëmarje pushtetit, përqëndroeni në shumë duar, çlironi dalldinë dhe depresionin kolektiv dhe pa humbur kohë ti kryeparlamentar e ti kryeministër jepni dorëheqjen e merruni me partinë. Një vit rresht vëzhgoni në distancë dhe udhëzoni pa futur hundët edhe parlamentin, edhe qeverinë, edhe reformat. Ulni tensionet dhe brengën popullore, kapërdini paprekshmërinë dhe eternitetin politik oriental e pa humbur kohë lexoni, mbani shënime, diskutoni në forumet tuaja partiake, çojani për dekretim Bujar Nishanit, votoini në parlament dhe po të jeni burra merrni sërish pozicionet në pranverën e 2017-ës në virgjile të zgjedhjeve të reja. Ja ku e keni qeverinë e re e cila duhet ti ngrohë pak shqiptarët në prag të një dimri që nuk dihet kur do të sosë…

Kryetar i Parlamentit Edmond Panariti

Kryeministër Niko Peleshi

Zëvendëskryeministre & minister e mbrojtjes Mimi Kodheli

1. Ministër i Financave Arben Ahmetaj

2. Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri

3. Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati

4. Ministrie e Integrimit Europian Klajda Gjoshe

5. Ministër i Drejtësisë Nacip Naço

6. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Elisa Spiropali

7. Ministër i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri

8. Ministre e Zhvillimit Urban Artan Lame

9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës Ylli Manjani

10. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave Lefter Koka

11. Ministër i Shëndetësisë Blendi Klosi

12. Ministre e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

13. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Milva Ikonomi

14. Ministër i Kulturës Alfred Peza

15. Ministër i Mjedisit Emiljano Aleksi

16. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito

17. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi

18. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj

Shënim i rëndësishëm/ Autorizohet qeveria e re të nxjerrë një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) që pjeshkën e kafshuar Brisejda Shehaj ta bëjë komposto ndërsa trangullin e plakur Koço Kokëdhima, turshi…

43 komente në “Edi, drama mbaroi!”

  1. AliBabai says:

    Ky shkrim i B Mane eshte shume interesant aq interesant sa edhe ai per vezet ndaj Rames dhe cdo personaliteti te urryer te politikes shqiptare vecse B Manes iu mbaruan vezet kur erdhi puna e Ilir Meten. Mos valle ka dicka me te forte B Mane ruajtur per Ilir Meten, idhudhin e tij.

    1. Bobi says:

      Bledi eshte bere si loqe pederasti: rron sa per inventar.

      1. Koli says:

        hahahahahaha ose testues perzierjesh te reja. Vetem ata te LSI-se paska levizur ky idiot

    2. arbereshi nga greqia says:

      O provincjali Bledi Mane, po shko more ne Permet dhe mundohu te hapesh kyshtepine e kultures dhe meru me keto pune te dobishme shoqerore dhe leri pordhet se te mbajne ere provincjal sido qe ti lyesh dhe ti krefesh floket.Pastaj mos haro se ne tirane sot ka shume te tille (provincjal) qe pordhet e tyre mbajne ere katunaresh.Dhe katunaret miku im shofin si qente bardhe e zi keshtu qe qe nga Sala dhe deri tek ti akoma nuk e ke ni kuptuar qe porrdhet e Edit me shoke jane me ngjyra keshtu qe gjykimi juaj eshte i nje te verberi dhe aq me teper qe nuk i koncepton dot ngjyrat, kjonuk eshte faji yt por ndergjegjesimi nga ana jote i prezences se ngjyrave ne toke ndoshta do te te bente tjeter njeri ne fazat e evolimit. Mos u merzit ske se cben keshtu jane me shume se 80% e shqipetareve sot je si gjithe te tjeret

    3. Cubi says:

      Paloka thote qe Rambon do bejme omlet por para doreheqjes apo pas.

  2. Dn says:

    Qe asgje nuk te ndryshoje me keta?

  3. Shqiptari says:

    Qeverija e Bledi Manes, Ma va a kakare va, ik se na e shpife

  4. capia dhia says:

    Ore Mane, po na qenke edhe ti Udheheqes. Nuk te dinim kaqe te madh nga mendja.Benke edhe qeverira, i rrezon e i ngre ato si te jene kosha me pjeshka, dhe tranguj!?.Qerata burre.

  5. titi says:

    Nuk e morrem vesht kush do te jete minister i ekonomise, turizmit dhe sipermarrjes?

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      Askush Senjefi

    2. Sum ta ka Çel says:

      Ilir Meta, praaaa, se ai ngeli pa portofol

  6. korçari says:

    Z.Mane po pse znj Shehaj dhe z Kokedhima i kane gjithe fajet per deshtimin e kesaj qeverie?Te eshte bere truri komposto z.Mane ose i ke kthyer disa gota alkhol kur ke shkruar kete paçavure

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Ja,sapo mbarove nje budallallek dhe ti Bledi…
    Shume komentues te quajne “koqe”por une mendoj se e kane gabim…
    Tjeter gje je ti…

  8. Eri says:

    O Bled e ke nisur mire duke kerkuar llogari, por me listen na hape barkun, nese s’e ke bere per t’u tallur. Diku ke bere qoka dhe diku ke marre mendjen e opozites per te qene diku ne nje gjatesi vale me ta.
    Qershia mbi torte eshte dalja ne qarkullim e emrit te Emiljano Aleksit, servilit, patetikut dhe fodullit me te madh nder te rinjte, qe meriten kryesore ka qe i mban çanten Metes. Te ka mbetur pa i gjetur nje vend ministri Auron Tares.

  9. Populli says:

    Ik p….u o Mane!
    Sa të paguan EDI?

  10. Miss Bathorja says:

    Bledi e di qe Niko Peleshi nuk desheron te behet kryeminister, prandaj e ve qe te mbetet vendi per Liken e Skraparit. Nuk ka faj Bledi, e ka nuhatur se vetem Like hajduti mund tja zgjidhe problemet me leket qe i mungojne. Megjithate, byrazer shume lire po shet lekuren!

    1. sirena says:

      Gjynah mos e beni Peleshin Kryeminister. Ja ka mare doren shume mire betonizimit te rilindjes pastaj ka edhe mbeshtetjen e mafies se betonit dhe te zagarlleqeve. Zoti Mane te lumte, po meru edhe ndonje kacidhe per keto keshilla brilante qe i jep Rames dhe llapaqenerise se tij.

  11. astrit says:

    Une propozoj qe kryeminister te jete Bledi Manalli.

    1. AliBaba says:

      une shkoj dhe me tej…Blendi Mane president e Likja krykriminister.

  12. enter bithekiri says:

    Monika Kryemodhja per kryeminister, do na kenaqte me ate buzeqeshjen e saj qe te jep pershtypjen se vuan nga dementia.

    1. enter''" says:

      ta hypte enteri

  13. enter''" says:

    Shko ore mbushu kaqol. Ti me duket se ke mall per Berishen. Se helbete dje me Berishen jetoje ne parajse kurse tani te paska rene bytha nga fiku.

  14. dash halili says:

    Ky mavria gjithe hallin e ka te fuse ne pune kunatin Dash Halilin, ish-mik te Fullanit me te cilin kane bere gjithe pazaret dhe qe u prishen ne fund. E flaku Fullani si limoni dhe tani e nxjerr inatin me gjithe ministrat qe nuk e kane marre ne pune kete dhe kunatin e vet te shkelqyer…Kjo Briselda do ja kete refuzuar me siguri qe nuk e do. Ndoshta ja fut Ahmetaj qe e ka te zones operative Permet-Kelcyre, ahahahahha. Keta ministrat qe qendrojne do i kene premtuar ketij dhe kunatit ndonje vend pune, meqe iku nga bashkia e Permetit. Ky eshte kandari i Bledit!

  15. s.h. says:

    Po kete spiropalin pse nuk e le te rrit femijen …Sa per te tjerat dhe vete idene e riperteritjes kujdes o bled… se po merr formen dhe permbajtjen e altin goxhajt… nuk thone kot extremet takohen …!

  16. Anila says:

    Pse jo ministre e arsimit Ledi Shamku, mo Bledi?

  17. BraqjA says:

    Jo mor legen jo! Ti nuk je ne. Ti je ata! Ti je rilindes katunar qe u bleve me nje rroge qe ste del as per buke por ti je ata. Ti je ai qe deri para dy javesh ministrin tend e konsideroje si nikoqir te mire. Te je ai qe i ke thurrur me mijra lavde kryelirindesit duke i bere lirindesit lexues te tu te masturbonin nga kenaqesia. Ti je ai qe komplekset e fshehura e te pafshehura i ke shprehur lirisht ne menyren me vulgare te mundshme. Ti je thjeshte nje trafikant ( sic te ka pelqyer te te quajne) dhe nje narkoman. Ti nuk mund te jesh kurre NE.

  18. Goni says:

    Qeveri e kompozuar mire pervec 2 apo 3 rregullimeve te vogla ne pozicionet e ministrave. Per perberjen e qeverise merr noten 8 ndersa per shenimin ne fund meriton noten 10 me ⭐️.

  19. hipo says:

    Blendi je bere si Fevzo,para ca ditesh bere nje shkrim qe “edh une dua te behem si Bushati”,e para nuk je aq sojli,e dyta ke lindur gabim,bool te thuash edhi ti ndonje gje,kot fare.Sic duket prejardhja nxjerr koken ,ne Sufsh Rrumen,thone Tironsit.Ngele trap.

  20. Aron says:

    Perëndi!!! Si mund të botohen marrëzira të tilla? Ç’është ky i fandaksur që ka kurajon të propozojë një qeveri të tërë? Të ketë qënë thumb kur ka marrë penën për të shkruar? Sepse ndryshe nuk mund të thuhen kaq shumë marrëzira në kaq pak rreshta.

  21. sokol decka says:

    po sokolin e deckes ku e le ore

  22. arben says:

    Budallalleqe te tilla vetem ne Shqiperi shkruhen.Ne Rumani o I nderuar publicist qe nuk e di se ne cilin universitet fantazme ke mare diplomen nuk ka patur ne historine e saj postkomuniste ndonje Sali Ram Berisha shpellar I zbritur nga Vicidoli qe per 25 vjet ta digjte e shkrumbonte vendin dhe perseri rajate e Shqiperise ti thurnin hymne e ti kendonin kenge per heroizmat e tij ne lufte me mullinjte e eres.Shansi I fundit qe edhe ne te dalim nga tranzicioni I perjetshem ishte dhe eshte Edi Rama qe megjithse mund te kete te meta e te beje gabime e rendesishme eshte qe orjentim ka Perendimin e jo Lindjen si malukati.Gjithashtu eshte e rendeaishme qe synimi I tij kryesor eshte te ndertoje shtetin qe aq shume na ka munguar.Sa per te tjeret te gjithe fshihen pas shaleve te gjata te Rames dhe jane vetem per te lepire ndonje kocke e jo te perballen me Berishen pasi opozita eshte ky.Te tjeret jane ushtare gjoja besnike te tij qe kur ti bien dhembet do jene atq te paret qe do ti shkulin patkonjte.

  23. Kurvari epshor says:

    Pe-leshi patjeter, kane lene leshte ne fillim me PD, pasta PAD e Pollos, pastaj PS. Plus qe eshte etaloni i provincializmit dhe kokeboshesise extreme fodulle. Rrofte kryeministri i leshte Niko Meleshi

  24. neda says:

    Sigurisht qe jam dakort me shkrimin ne pergjithesi, ndersa ne vecanti jo. Vendi nuk ka pse te humbas kaq shume kohe. Shqiperise i duhet nje qeveri teknike jo partiake, me jo me shume se 8 apo 10 ministri, te coje vendin ne zgjedhje, duke ndertuar nje sistem zgjedhor dy partiak ,me nje parlament jo me shume se 90 deputet,pa shoqerues,pa bodigard,pa sekretare e zyra neper rrethe,me makinat e tyre private dhe jo te shtetit,me nje fushate zgjedhore pa fonde e shtetit por me fonde personale, te cilet qe te mos jene fallco duhet te zgjidhen nga populli.Deputet mund te zgjidhet ai qe e perballon me fondet e veta fushaten dhe jo ai qe nuk ka mundesi ekonomike te mbaje nje makine private. Kushdo nga qytetaret ne pune shkon me mjetin e tij, e njejta gje duhet te jete edhe per deputetet.Ata duhet te jene ne sherbim te qytetareve dhe jo sunduesit e tyre.

  25. Tirana says:

    Politika dhe veglat e saj bejne punen e tyre natyrisht me nje oratori sofiste por nga ana tjeter kryeministri Shqiptar i mori votat ne 2013 mbas 23 vjetesh autokraci Berishiane si edhe manipulimet e Fatos Nanos si rrenues ekonomie. Shteti nuk ka nevoje per oratore por duhet pune se bashku ku ne kete drejtim eshte shume e veshtire se P.D eshte nje parti pa autoritet me nje grusht cubesh qe nuk ka nevoje te permenden skandalet e njemijta te Shpellarit . E.Rama nuk eshte Gandhi por njemilon here me i afte se Shpekkari i Tropojes apo buca Basha me Ristan pijanecin dhe kaptari Nishani i cili eshte vene ne pozite vetem per percarje .

  26. Barbono says:

    Kjo nuk do te thote qe kjo te jet qeveria
    Botimi I nje qeverie nga nje gazetare eshte tallje me qeverine
    Kjo do te thote ne qofte se Rama te jet kryeminister
    Duhet te nderroje te gjithe ministrat the te be reformat
    Sepse per nje vit nuk eshte ber asgje dhe ka nevohe per freskim

  27. Patrioti says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per palo qeveri e politika qe jane nje me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik,Berisha-Meta-Rama me shoke,nuk kane moralin me te qeverisin,por te japin doreheqje nga pushtetet dhe politikat bastarde te dites dhe te shkojne vete ti rrefehen drejtesise per te keqijat qe i kane sjelle Shqiperise dhe shqiptareve deri me tani.Mjaft me,me avokati djajsh,eshte koha per nje qeveri te paperlyer me te djeshmen dhe te sotmen,berisha-rama-meta kane moralin te qevrisin me, si PS dhe PD kane prodhuar vetem qeveri gangsteresh dhe te superkorruptuarish.
    Vetem nje qeveri e pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kriminale aq dhe korruptive ne vite,do te bente Shtet te se Drejtes ku krimi dhe korrupsioni te mbetet nje ender e keqe e se kaluarse se pjellave e mostrave te diktatures komuniste.

  28. tilia says:

    MERO KRYEMINISTER
    ARDIAN NDRECA MINISTER I BRENDSHEM
    ANDREA STEFANI PRESIDENT

  29. Nina says:

    Ik more qerrohu.. Qelbesira.. Se nga ju xheloze e fanatik , gjithmon ka humbur Shqiperia.. Im mire majmuna. Se nuk ju plotesohen tekat ju, se e doni qylin.. Im ik zhdukuni tradhtar te vendit.. Se vendi eshte ne rrugen e duhur…?????????

  30. katjusha says:

    O Blendi ! Te kam vlersuar per cfare ke shkruar por sot ja ke futur kot.Mesa duket e thithke pak drogen meqe e paske per zemer Tahirin qe eshte i lidhur me kapot e trafikut.

  31. Janullatos ngrenesi says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per qeveri, Shqiperia ka nevoje per ushtri qe ti qi temen e semes cdo qeverie.
    Jevgjitet rumune vrane Causheskun dhe Helenen dhe i treguan te gjitheve qe u ndane nje here e mire nga e kaluara.
    Edhe sot treguan qe jane shume here me lart e me perpara nga ne.
    Cili shtet ne Europe ka te njejtit popitikane ashtu sic i ka Shqiperia?
    Asnje.
    Ne Shqiperi, kemi 25 vjet te njejtat fytyra qe tallin bythen me kete popull legen qe shet bythen per nje thes miell dhe ankohet pastaj.
    Shqiperi te ka dhjere nuk te kuptova nje here.

  32. arian says:

    Pse duhet te flisni kaq shume ju njerez si blendi mane qe nuk keni votuar asnjehere ne jeten tuaj.ai qe nuk voton nuk duhet tr flasi asnje fjale

  33. LIRI says:

    JAM DAKORT ME KOMENTUSIN TIRANA PA I HEQUR AS NJE PIKE E AS NJE PRESIE VETEM DICKA KAM ME BLEDIN QE NA HIQET SI KOPETENT QE KURE SE ZGJODHEN K.BASHKISE PERMET / NA ESHTE ZEMERUAR FLET ME KEMB E ME DUAR /EDI RAMA TANI PER TANI ESHTE ME I MIRI /I PA LODHUR PO MUNDOHET TE KETHEJE NE BINARE NJE SHTET QE ESHTE NE GRAMAT E FUNDIT TA KETHEJE NE JETE/ MENDONI QE DRAKULA E VUCITOLIT E DOREZOI TRE MUAJ ME VONESE / NE KETE KOHE AI DHE OBORTARET E TIJ I DHANE SHTYMEN DREJT UMNERES VENDIT /KETO JANE PASOJAT NE KURIZ TE POPULLIT /

  34. bato says:

    Nje fejton interesant m’u duk ky shkrim. Bledi i shkruan bukur fejtonet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje