Ilir Beqja sherr me deputeten e PD: Je kafshë. Pastaj kërkon falje

5 Nëntor 2015, 14:37Politika TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është përfshirë në disa debate të ashpra me deputetet e PD-së gjatë seancës së sotme, duke kaluar edhe në fyerje.

Deputetet demokrate Albina Deda dhe Arbjola Halimi e kanë akuzuar Beqajn se ka penguar transplantin e një djali të sëmurë.

Ato e kanë etiketuar Beqajn si të korruptuar dhe hajdut.

Beqja ndërkohë, e ka cilësuar nga vendi deputeten Deda, “kafshë”.

Ndërkohë, kjo e fundit tha se Beqaj është i droguar.

Pas kësaj, deputetët e PD-së u ngritën në këmbë dhe kërkuar ndërprerjen e seancës dhe ndëshkimin e Beqajt.

Por më pas Ilir Beqaj ka kërkuar falje që e cilësoi deputeten e PD-së, Albina Deda, kafshë.

Ai tha se u rrëmbye.

“Në fillim dua të kërkoj ndjesë për zonjën Deda për fjalët e pahijshme.

Sigurisht janë fjalë që nuk duhet të përdoren nga askush, por mesa duket edhe unë si njeri i gjallë e tejkalova atë që po përsëris që askush nuk duhet t’i përdorë, aq më shumë ata që janë në funksione të larta publike.

Shpresoj që kjo ndjesë publike të vlejë që në ditët në vijim të përdorim sa më pak fyerje dhe ofendime, në mënyrë që diskutimet të shkojnë në një rrjedhë sa më normale.

Edhe njëherë ndjesë zonja Deda,” tha Beqaj.

10 komente në “Ilir Beqja sherr me deputeten e PD: Je kafshë. Pastaj kërkon falje”

  1. AliBabai says:

    Ky nuk eshte kafshe. Duhet te jete i LSI’se.

  2. Down says:

    Ky mir qe sdi , po dhe hajdut dhe te japesh mend , me tender ta kishin marre minister dhe kaq mall I skaduar sbehej, fck

  3. Hanxhiu says:

    Pak i ka thënë…

  4. habija says:

    Po te jete se i eshte drejtuar asaj fytyr burrit nga vlora i ka thene shume pak.Duhet te kishte shtuar dhe fjalen prehistorike.

  5. Ermal says:

    Iliro, nxirre shpejt Thanas Gogon te nise ca mesazhe ne favorin tend, sikur te do populli. A e dini se dje Beqja u kthye nga Kroacia, ku ishte per vizite zyrtare per te shkembyer eksperience dhe shoqerohej nga shefi i medias Thanas Gogo….. Cfare niveli perfaqesohet shtetit shqiptar

  6. Francesk Armadhi says:

    Duke qene se e njoh nga afer Albinen,mendoj se Beqja duhet tu kerkoje falje kafsheve per kete keahasim !

  7. Elton says:

    O Çesko, edhe Beqja asaj bote i perket! Prandaj vjedh si kafshe qe te jetoje si njeri, po s’mundet.

  8. stela says:

    Niveli i ministraveve……..

    1. Cubi says:

      Beqja ka treguar emrin e vertet te ministrave ne varesi te krokodilit pa veshe(Lubonja qe te respektoj te drejten e autorit)

  9. nini says:

    Parlamenti eshte tempulli i kultures me te ulet qytetare .A nuk e kuptojne keto deputet te te dyja kraheve, qe jane kthyer ne njerez te urryer ,qe po shperdorojne voten, me llafe boshe .Zoterinj, ai kuvend eshte per te miratuar ligje per mbarevajtjen e shtetit ,dhe nuk mund te kthehet ne nje ambient te piset qe fillojne me nje manjak llapazan ,qe e ka karakter dhe vazhdon me te tjere .Beqaj ne vend qe te japi llogari per drejtimin e Ministrise se shendetsise dhe abuzimet me tenderat ,ofendon dhe deputeten e opozites ,me fjalen kafshe . Eshte turp ,se ajo eshte femer ,megjithese grupi i saj parlamentar me ne krye Sali efendiun ,me ofendime thyen rekord . Meta duhet te zbatoj rregulloren ,dhe jo te behet skenarist i cfaqeve te ulta ne parlament .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje