DEBATI I PLOTE/ Ato që nuk u dëgjuan në Kuvend: Ej, ça kishe me Vlorën ti, o kafshë?

6 Nëntor 2015, 09:10Politika TEMA

Debati i djeshëm në Kuvend kulmoi kur ministri Ilir Beqaj i tha kafshë deputetes demokrate, Albina Deda.

Por, replika të ashpra ka pasur edhe mes deputetëve të tjerë.

Deputeti i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, po ashtu e ka quajtur kafshë Edmond Spahon, pasi ky i fundit ka përmendur disa herë Vlorën me konotacion negativ.

Panorama ka zbardhur debatin e plotë të zhvilluar dje.

SHERRI NË KUVEND

Albina Deda: Këto ditë bashkë me deputetët e PS-së jemi vënë në lëvizje për t’i dhënë zgjidhje rastit të Kristit. I bëjmë thirrje që të reagojë Ministria e Shëndetësisë me rastin. Se është shumë e zënë Ministria e Shëndetësisë me tenderët dhe koncesionet, me mbulimin e skandalet me recetat fiktive. Ne shpresojmë që ministri të vihet në lëvizje, sepse është një rast i rëndë dhe kërkon ndihmë… 

Ilir Beqaj: Është për të ardhur keq si jeni katandisur, sa kërkoni të bëni politikë dhe me të sëmurët. Madje nuk kurseni as fëmijët dhe as fëmijët që kanë hall të madh. Kursejini skenat e filantropisë. Nuk është fjala për para ende. Që në nëntor të vitit 2014, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë marrë me këtë rast që është një sëmundje shumë e rrallë. U jemi drejtuar institucioneve të huaja dhe është fjala për të realizuar një transplant të plotë të mëlçisë. Duhet të kemi organin përpara. Mëlçia është organi i vetëm i trupit. Nuk zgjidhet ky rast me transplant të pjesshëm. 

Arbjola Halimi: Ministri foli për Kristin e vogël që është në ditët më të këqija dhe unë bëj apel që të gjithë ne ta ndihmojmë që ai të shpëtojë. Ky fëmijë nuk është futur në listën e spitaleve që presin për transplant. Është mirë që ta marrësh seriozisht, zoti ministër. 

Saimir Tahiri: 
Nuk i përmendi emrin fare, s’ka të drejtë të flasë për replikë. Zbatoni rregulloren. 

Flamur Noka: Mbylle sqepin ti… 

Edmond Spaho: Ndërhyrja juaj nuk është korrekte, pasi po diskutonin për çështjen që ka ngritur zonja Halimi dhe ajo ka të drejtë të përgjigjet për sa kohë që ju dhatë përgjigje për atë çështje. 

Saimir Tahiri: Ka rregullore, zbato rregulloren… 

Edmond Spaho-Saimir Tahirit: Zoti ministër, nuk je duke folur me ata të Vlorës… 

Saimir Tahiri: Po shko, mor… 

Fatmir Toçi: Po ç’ke me Vlorën, mor…? 

Bedri Hoxha: Sarandën, jo Vlorën… 

Ilir Beqaj: Zoti Spaho, është evidente që ju nuk bëni rolin e kryetarit të Kuvendit, por bëni detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike… Familja është njoftuar në vijimësi. Përpara se ai rast të hyjë në listën e pritjes të ndonjë spitali, duhet të jetë disponibël organi, pra, një mëlçi që mund të bëhet transplanti. 

Arbjola Halimi: A i ka bërë ministria kërkesat…? 

Ilir Beqaj: Kur ju ishit në pushtet, financonit estetikën e dhëmbëve me paratë e shtetit. Ai rast zgjidhet me transplant të plotë dhe ai organ duhet të merret nga një listë pritjeje të bankave të organeve. 

Albina Deda: Ju, zoti ministër, nuk jeni mjek dhe nuk jeni njeri human e nuk njiheni për këtë. Nuk je njeri që ke mëshirë, jeni njerëz të pamëshirshëm. Duhet të veproni menjëherë për rastin, sepse nuk është vetëm çështja e transplantit të plotë, por është dhe mundësia e transplantit parcial… 

Ilir Beqaj: Po nuk bëhet me transplant të pjesshëm. Je edhe mjeke… 

Albina Deda: Lëvroni fondet që Kristit t’i dhurojë i ati mëlçinë, sepse është donator se është i përshtatshëm. 

Ilir Beqaj: Po nuk bëhet me transplant të pjesshëm, e thonë klinikat e huaja, o kafshë… 

Edmond Spaho: Ju lutem, mos fyeni. 

Albina Deda: Kryeministri e quan opozitën dele, por ky nuk mund t’i quajë opozitarët kafshë, sepse ne jemi zëri i qytetarëve. Zoti ministër, ju jeni njeri human, jeni ministri i hajdutërisë. Jeni i vetmi që nuk mund të fyeni. Shqiptarët e kanë marrë vesh kush i drejton, këta janë të papërgjegjshëm, këta janë të droguar. Largohuni menjëherë, sidomos ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen. Ministri atë fjalë ta tërheqë mbrapsht e të kërkojë ndjesë, përndryshe nuk ka seancë. 

(Deputetja e PD-së, Albina Deda, dhe deputetët e opozitës ngrihen në këmbë në shenjë proteste. Deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau, nis fjalimin, deputetja e PD-së i tërheq mikrofonin.) 

Albina Deda: Nuk jam hu gardhi unë këtu… 

Jorida Tabaku: Në emër të grupit të PD-së kërkojmë që të mblidhet Kryesia dhe të marrë masa ndaj deputetit Beqaj. Fjala “kafshë” nuk është e lejuar të përdoret për askënd. 

Jozefina Topalli: Këtu ka ndodhur një fyerje që s’ka ndodh në 25 vite. Të mblidhet Byroja dhe të marrë masa për të përjashtuar deputetin që ka fyer një zonjë anëtare të Parlamentit. 

Edmond Spaho: Ndërpresim seancën për të paraqitur kërkesën tuaj. (Gjatë ndërprerjes së seancës.) 

Saimir Tahiri: Pse te Saliu do japësh llogari ti…? 

Edmond Spaho: Jo po te kushërinjtë e tu në Vlorë… 

Fatmir Toçi-Edmond Spahos: Ej, ça kishe me Vlorën ti, o kafshë? 

Flamur Noka: O Fatmir, o Fatmir… S’e ka me Vlorën… 

(Pas mbledhjes së Byrosë, Ilir Beqaj kërkon fjale.) 

Ilir Beqaj: Dua t’i kërkoj ndjesë zonjës Deda. Me sa duket, edhe unë njeri i gjallë jam dhe në vazhdën e fyerjeve të përsëritura, me sa duket edhe unë e tejkalova. Ato që askush në funksionet e larta nuk duhet t’i përdorë. Unë do të shpresoj që kjo ndjesë publike që po kërkoj të mund të vlejë që ndoshta në ditët në vijim të përdorim më pak fyerje dhe ofendime… Zonja Deda, edhe një herë ndjesë. Edmond Spaho: Dëshiroj të sqaroj deputetin Fatmir Toçi në disa replika që patëm gjatë incidentit që ndodhi minuta më parë. Unë s’e kisha fjalën as për Vlorën dhe as për popullin e Vlorës, por për të afërmit e ministrit që banojnë në Vlorë.

11 komente në “DEBATI I PLOTE/ Ato që nuk u dëgjuan në Kuvend: Ej, ça kishe me Vlorën ti, o kafshë?”

  1. Gopologu says:

    Po pse i kerkon falje atyre qe dine vetem te shajne…???!!!! Qe ata te ndalojne se shari duhet ti shani vazhdimisht, para e mbrapa. Mbani mend Sali Kafshen se cfare fjalori perdori kuder Balles. Po Zhelefina Topallin me fjalorin e saj si bushter?!! Mos i toleroni se ata nuk ndalojne. Shajini, e meritojne!

    1. oresti says:

      cdo debat behet per te larguar vemendjen nga ceshta kryesore vjedhja e madhe kocensionet administrada hajdut nga te kater anet shtet 23 vjet qe vetem ka vjedh e po vjedh popullin e vet
      prandaj ne parlament ata jane t gjith shoke e miq por duhet show televiziv
      dhe dalinper cdo sennc sharje ofendime etj
      po kujt i plasi tani populli u mesua dhe lajme si ky tani nuk i intereson asnjerit sa here jan share mes tyre kta deputet e pastaj t gjith te kafja e te klubi bashke
      ju lutemi gazetes tema mos t na japimme lajme koti si ky qe keni then tani pa asnje kuptim por lajm prej gazetaruci idiot kur bota ka plot lajme te bukura.meruni me vjedhjet e ktyre plereve politikan dhe asnje spo shkon ne burg t perketshem me kto merruni ju si gazetar e jo me budallalleqe pa asnje kuptim

  2. Hanxhiu says:

    Këta të PS-së, janë pula të lagura…! Për një fjalë, kërkon ndjesë ministri, kur fjalori i Sali Berishës dhe banditëve të tij, është i mbushur vetëm me ofendime e fjalë të ndyra…! Pika bythës…!!!

  3. Miss Bathorja says:

    Mire bere qe i kerkove ndjese kafshes……..Sjellja e gabuar. Duhet te kishe percaktuar cfare lloji kafhe i perket, mbasi ka kafshe fisnike qe do te ofendoheshin nga krahasimi.

  4. DORI says:

    KETA JANE ME TWE VERTYETE KAFSHE QE U TAKON VENDI NE BURG KUSH NA SKLLAVERON….????????????????!!!!!!!!!!!!!! PTUUUU!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Vjollca says:

    me thane qe edhe emrat e dashnoreve i kishin permend ne parlament

    http://bit.do/sharje-me-emra-dashnoresh-ne-kuvend

  6. erdi says:

    Fatmir Toci: uuuuuu na sgau detiiiiiiiin….

  7. erdi says:

    Fatmir Toci:uuuuuuuuuu na shau detiìiiiiiiiiinnnnnnn….

  8. tr says:

    KAFSHE NJERI KAFSHE TJETRI KUVENDI ESHTE KTHYER SI NE MIHANE TE NJERZEVE ORDINERE ,TURPI I BOTES .

  9. skifteri says:

    ****Kerkimi i faljes ne parlament per ofezen qe leshoje Ministri Beqaj ndaj deputetes demokrate eshte nje risi nje kthese e shembull pozitiv parlamentar i nje deputeti socialist qe kerkon falje .Kete shembull NDJESE nuk e kishim degjuar kurre nga P.D-ista ,kur Saliu shau deputetin T.B ,se e ke motren hoteleve dhe moteleve etj.Keto sharje E FYERJE jane perdorur vazhdimisht me shumice nga deputet injorant Demokrat ,por edhe socialist por nuk ka kerkuar asnje falje.Falja eshte shenje e emancipimit parlamentar,bravo -BEQO – !!!~~~~#

  10. Ola stop! says:

    Punojne vetem qytetaret me Vezet per te d’y palet ne kete pseudo-Parlament!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje