Kompania që mori tenderin e MM i përgjigjet PD-së: Bashkëpunojmë prej 12 vjetësh me MM, edhe ministrat tuaj na kanë kontraktuar

7 Nëntor 2015, 15:05Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se i ka dhënë një tender për monitorimin e radarëve një kompania telefonash.

Vetë kompania ka reaguar duke i kuajtuar opozitës se e njëjta kompani ka bashkëpunuar dhe me ministrat e PD, Oketa dhe Imami.

Ja reagimi nga kompania “IDEA TEL”

Që nga viti 2004 “IDEA TEL” është kompania e vetme që ka kryer në mënyrë të pandërprerë prej 12 vitesh të gjithë komunikimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që vazhdon edhe sot.

Ministrat e Mbrojtjes, që nga Majko, Mediu, Oketa, Imami nuk kanë pasur asgjë për të thënë në lidhje me këtë firmë.

Në vitin 2011 kompania në fjale “IDEA-TEL” ka fituar kontratën e riparimit të Radarëve për monitorimin e hapësirës detare pranë Ministrisë së Mbrojtjes, me ministër Arben Imamin.

Kjo kompani fitoi në tender të hapur bashkë me “GEM” në kohën e ish-ministrit Imami. Shërbim të cilin e ka fituar përsëri ta ofrojë pranë MM për vitin 2014.

4 komente në “Kompania që mori tenderin e MM i përgjigjet PD-së: Bashkëpunojmë prej 12 vjetësh me MM, edhe ministrat tuaj na kanë kontraktuar”

  1. ish demokrati says:

    te flasi Sala tani, nese ka gje per te thene, te na tregoje enderren e rradhes

  2. hit says:

    Mos valle te gjithe Ministrat i kane sherby vjedhjes, hajdutllekut, korupsionit bashke me zojen Mim……

  3. qytetari says:

    Po vari leshte keta te PD bejne vetem Autogola…..

  4. Treviso says:

    Zoti Arben, a mos ke frike se del ndonje pisllek i joti ne kete kontrate? Nuk e njoh firmen, por kur ka kaq vjet qe e ben, domethane qe ka fituar me shume eksperjence. Zoti Imami e kundershton kete kontrate jo se ka thyerje ligjesh, por nuk gjen menyre tjeter per te nderhyre ne problemet e perditshme, per ti treguar shqiptareve se egziston akoma ne banden e hajvanave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje