Rama: Të pastrojmë më tej Shqipërinë në të gjitha aspektet

7 Nëntor 2015, 14:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh të shtunën se objektivi i qeverisë është pastrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në të gjitha aspektet, duke filluar nga rendi dhe ekonomia.

Gjatë prezantimit në Korçë të formatit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, nismë ku do të prezantohen arritjet e këtyre dy viteve të qeverisë së majtë dhe projektet për të ardhmen, Rama tha se “jemi në një moment kyç të mandatit tonë dhe të rrugës së vendit që nga fillimi i përpjekjes për të ndërtuar një shtet evropian”.

Ne kemi pasur kurajon të ndërmarrim disa reforma që të tjerët para nesh nuk e kishin”, theksoi kreu i qeverisë.

“Dy vjet më parë ishim në një fushatë elektorale, kur nga veriu në jug, të gjithë ishin të shqetësuar për krimin. Të gjithë kërkonin rend dhe mbrojtje fillimisht. Sot, shumëkush e ka harruar këtë situatë pasi e keqja harrohet kollaj kur kalon. Kemi të drejtë të themi që e rikthyem Policinë e Shtetit”, deklaroi Rama.

Në lidhje me situatën ekonomike të vendit, Rama tha: “Kemi shumë për të bërë për ekonominë, por mos të harrojmë se dy vite më parë ekonomia ishte në buzë të humnerës. Nuk mund të shpenzosh më shumë seç ke dhe nuk mund të jetohet me borxhe. Ne bëmë të mundur që shtëpinë tonë të përbashkët ta përforconim në themele, për të qenë të sigurtë se nuk do të na zinte brenda. Kemi ende shumë punë për të bërë tani që ta mobilojmë”./TCh

11 komente në “Rama: Të pastrojmë më tej Shqipërinë në të gjitha aspektet”

  1. Intelektuali says:

    me vjen NEVERI….NEVERI…..NEVERI nga ky njeri.

    1. Tironci says:

      shko pastro 2.5 km vije bregdetare ne Durres, sapo ta ndoti nje anije italiane me karburant, koqe kandari.

      1. hajdari says:

        Shqiperia me Sali Berishen perfundoi ne buze te gremines. Me ne krye piktorin hodhi edhe nje hap me tej…

  2. Ekonomia says:

    NUK MUND TE BESH ,SHTEPI DHE TE BLESH MOBILJE ,DUKE LENE FEMIJET PA BUKE .

  3. Avokati says:

    perderisa populli te duron,q… motrat merrja shpirtin!
    Po kur te ngrihemi ruaje mir bythen o super legen

  4. Spartaku says:

    Eshte e vertet se kjo qeveri e gjeti shqiperine ne buze te gremines,me nje borxh te paimagjinueshem.Borxhet nuk ti fale njeri,ato duhen shlyer per te ecur perpara.
    Eshte e vertet gjithashtu se policia e shtetit ka bere permiresime te medha.Ajo eshte pastruar nga police te koruptuar e te inkriminuar qe i bindeshin verberisht Sali Berishes.Bindja te Edi Rama eshte e mire, dhe populli ka akoma shprese te ai, se vendi do ecin perpara.Nuk mund ti harroje populli krimet dhe talljet qe bente Saliu,madje dhe hapur.Njerez te pd-ke neper ndermarrje benin kerdin me te vjedhur aq hapur,sa kur i thoshin nje pd-sti qe pse vjedh? Ai te pergjigjej me agresivitet,”ate e di sali Berisha dhe te rroje sa malet”.Kemi besim, se ato dite te Berishe nuk do vijne me, dhe populli do jete me i qete ne te ardhemen.

  5. Bond says:

    Pastrimi fillon normalisht nga berishizmi.
    Apo Rama e ka fjalen per Frangajn dhe Delijorgjin?

  6. Mergimtari says:

    kOHA E sali Berishes mose u kujtofte me. Qeveria Rama edhe pse ka ndermare reforma te dhimbeshme, pa to SHqiperia do shkonte ne gremine qe sdo ta merte venten kure. Varferia, krimi, koorupsjoni, anarshia qe ish mbjelle ku spyeste njeri per ligj po e shkateronin cdo dite e me shume vendin tone. Reforma te dhimbeshme ndermori Teodor Rusvelti 100 vjet me pare ne Amerike dhe e beri Ameriken mbas tet vitesh vendin me te fuqishem ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht me te fuqishmin ne bote. Prandaj duhet mbeshtetur kjo qeveri, se jo shume larg dote behet shtet, sot per sot duhet me shume vemendje per shtresat ne nevoje.

  7. zonja Milo. says:

    Jam dakort me kryeministrin,nuk behen te gjitha nje heresh edhe pse eshte e nevojeshme.E para duhen parat,por dhe ato po te ishin,Cdo gje ka nje radhe dhe nje kohe te caktuar.
    Bravo zoti kryeminister; ZOTI QOFTE ME TY!

  8. J. says:

    Me vjen per te qeshur qe ekzistojne akoma njerez qe bejne dallime midis Rames dhe Berishes, PS-PD, majtas-qender-djathtas-poshte-larte etc…
    Doni me prova nga pseudo piktori qe nuk po ben asgje nga ato qe ka premtuar per te ardhur ne pushtet!! Mjafton te lezosh shkrimet e fundit te Meros (ish-fans i Rames tani)…Hahaha..erdhen rilindasit ne pushtet per te luftuar korrupsionin ne drejtesi, per te hapur tre-qindmije vende pune e nuk di sa e sa barsaleta te tjera kane thene. Ne qofte se do kishte nje sensor qe mat budallekun e njerzeve besoj se do ne vendin tone do tregonte maksimumin!!

  9. ben says:

    Se pari Shqiperia duhet pastruar nga politikanet duke filluar me Ramen,Berishen,Meten e tjere e tjere e tjere……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje