Ish-bashkëpunëtori i Presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në Uashington, njoftojnë mediat shtetërore në Rusi.
Mikhail Lesin, ish-ministri i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.
“Washington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin.
“BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009.
Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”.
Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Wicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij.
Senatori Wicker, në letrën drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, shkroi se Lesin bleu një pronë në Los Anxhelos në vlerë 28 milionë dollarë për familjen e tij, pasi kishte lënë punën si nëpunës civil./TCh
O injorante. Heart attack ne shqip perkthehet infarkt.
O llufi,mos përdor më LSD,Sulm në zemër është e shkruar
o sami….infarkt ne shqip perkthehet sulm ne zemer !!!!!!
Vitin e kaluar ka vdekur?
Google translate
Nje plehre me pak!
si u perktheka “sulm ne zemer” ore palaco gazetar … qe edhe kembengul qe qenka ashtu?
mund ti thuash goditje-ne-zemer ose infarkt-kardiak por mos ja fut topit me google translate.
me e keqja eshte se juve edhe besoni se eshte ashtu se fjalet njelloj ju duken.
Kush ja sulmoje zemren se nuk e kuptova?
Sulm. Hahahaha
Cfare perkthimesh.
Hahahaha. Sulm. O burra. Sulm.
Hahahaha
Jo po sulm terrorist ne zemer. O idiota qe s’dini shqip!!! Goditje ne zemer ose infarkt kardiak me gjuhen e shkences. Karagjozat qe popullojne mediat…
o mero, po cmban perkthyes injorant o derezi.sulm ne zemer!!!!!!!