Kundër kujt po lufton Rusia në Siri?

9 Nëntor 2015, 12:06Bota TEMA

Raketat ruse kanë qëlluar para dy javësh edhe një spital në Sarmin, në provincën siriane Idlib, ku sipasojë kanë vdekur 12 civilë, ndër ta edhe dy mjekë. Kështu njofton fondacioni amerikan SAMS, i cili e ka ndërtuar këtë klinkë. Mediat kanë botuar edhe një fotografi të spitalit të shkatërruar tërësisht. Rusia e ka përgënjeshtruar lajmin. Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar regjistrime ku shihet se spitali në fund të tetorit ka qenë në rregull, 11 ditë pas sulmeve. Rusia pohon se është duke goditur “terroristët” me armë të sakta, ndërsa mediat perëndimore dhe burimet siriane njoftojnë për shtimin e numrit të viktimave civile.

Prej fundit të shtatorit deri në fund të tetorit avionët rusë kanë sulmuar 1400 herë caqet siriane dhe kanë shkatërruar, sipas burimeve në Moskë, 1623 “objekte të terrorit”. Por kjo është e kontestueshme të paktën për dy shkaqe: në njërën anë nuk dihet se kë quajnë rusët “terrorist”. Dhe së dyti, burimet ruse nuk flasin fare për viktima civile. Si është e mundur që gjatë sulmeve ruse nuk ka viktima të paarmatosura, ndërsa në sulmet amerikane në Irak, Afganista dhe Siri ka pasur gjithmonë?

FSA në shënjestër në vend të IS

Rusia pohon se po e mbështet Presidentin Baschar al-Assad në luftën e tij kundër “Shtetit Islamik” (IS) dhe Frontit Nusra. Të dy këto organizata janë shpallur terroriste nga perëndimorët. Por Moska dhe Damasku i quajnë terroristë të gjithë kundërshtarët e regjimit. Një prej këtyre grupeve është edhe Ushtria e Lirë Siriane, e cila mbështetet nga Perëndimi dhe vendet arabe. Duket se pikërisht këto grupe janë në shënjestër të rusëve.

Gazetari i vendosur në qytetin Aleppo, Mohammed Al-Khatieb, e kritikon Rusinë në portalin Al-Monitor se në radhë të parë po sulmon këtë ushtri. Ndërsa “Institute for the Study of War” nga Uashingtoni njofton se forcat ruse po sulmojnë edhe rajone të kontrolluara nga IS dhe Fronti Nusra. Por më shumë janë duke bombarduar rajonet e kontrolluara nga FSA . Ndërkohë që forcat ruse janë duke goditur edhe spitale, xhami dhe vendbanime. Safouh Labanieh, drejtor i shoqatës gjermano-siriane me seli në Darmstadt, ka ngritur kritika shumë të ashpra: “Gjatë sulmeve ruse për fat të keq po goditen vetëm objektiva civile dhe opozita e matur.” Labanieh hotë për DW, se ai është kthyer nga rajonet e luftës para dy ditësh dhe askush nuk i sulmonte pozicionet e IS.

Shumë civilë të vrarë

Organizata Human Rights Watch e kritikon Rusinë për sulme në Ghantou dhe Ter Maaleh, nga mesi i tetorit, kur janë vrarë 59 civilë, ndër ta 33 fëmijë. Dyshohet se vetëm gjatë muajit të parë të sulmeve janë vrarë rreth 600 njerëz, një e treta e tyre civilë.

Andrej Kartapolov nga Shtabi i përgjithshëm rus i ka përgënjeshtruar këto raporte. Ai thotë se forcat ruse nuk kanë kryer kaq shumë sulme, siç thuhet. Në këtë luftë propagande po përdoren edhe video dhe pamje nga sateliti. Por nuk dihet se kur janë regjistruar ato. Në disa fotografi të botuara nga Rusia shihen edhe data të gabuara. Fakt është që spitalet janë dëmtuar por nuk dihet kur.

Kanë mbetur shumë pak gazetarë që shkojnë në zonat e luftës. Një ndër ta është Kurt Pelda, i cili i ka përjetuar edhe vetë sulmet ruse. Pelda raporton për sulme artilerie ndaj pozicioneve të Nusra, ku janë përdorur edhe bombat dispersive. Një bombë ka përfunduar edhe në një fshat të afërt, sepse rusët nuk përdorin armë të sakta, por armë që përfshinë sipërfaqe të mëdha. “Rusët nuk duan të vrasin civilë, por ka shumë dëme kolaterale”, thotë ai. Ka dhe raste kur ushtria siriane sulmon me avionë dhe më pas thotë se kanë qenë avionët rusë.

Pasojat janë të qarta. Trupat e regjimit të Assadit, të inkurajuara nga mbështetja e forcave ruse, kanë nisur ofensiva në shkallë të gjërë. Gjithnjë e më shumë njerëz po ikin nga shtëpitë e tyre në drejtim të Turqisë. OKB njofton se vetëm në tetor janë larguar nga shtëpitë e tyre mbi 124.000 sirianë nga provincat Aleppo, Hama dhe Idlib. Këtë e ka vërejtur edhe Kurt Pelda. “Njerëzit nuk po presin sulmet ruse, por po ikin nga të munden”, thotë gazetari nga Zvicra. Në jug të Aleppos shumë vende janë boshatisur.

14 komente në “Kundër kujt po lufton Rusia në Siri?”

  1. Barba Jani says:

    Kur lufton Amerika zakonisht me repartet instalohen reportere. Po ben gjen me te vogel hajde te mbash CNN pastaj. Ndersa ku luftojne komunistet dhe gjarprinjte ruse nuk ka informacion. Hija sllave e gjarprit rus po i afrohet Kosoves. Per kurvat ruse ketu te forumi: Motrat ortodokseve sllave (serbe edhe ruse), motrat edhe ortodokseve greke qe s’kane me buke te hane. Me respekt shoku juaj, ortodoksi shqiptar!Per dashnoret shqiptare nostalgjike te ariut rus qe i shkerdheu para e mbrapa per 50 vjet me ideologjite e tij:Kur t’ju dhembi bytha mos kerkoni vazeline nga United States Of America….bitches!

    1. Spartaku says:

      BRBA JANI:Je idiot,te falet.Ngushellime se mendja te ka len.Cfare pune kane ortodoksit me luften ne siri? Ata shikojne punen e tyre dhe nuk ngacmojne njeri.Nga natyra,ortodoksit jane tolerant,te ndershem dhe te respektueshem.Ata kurre nuk duan lufte,por paqe dhe vetem paqe.Ortodoksit,ne te gjithe boten respektohen,se jane besnik me zotin.Ata kane familje te organizuar (grua,femije,shtepi,katandi etj.) qe kleriket e tjere nuk i kane.Kleriku katolik nuk martohet,nuk ka familje,dhe bene spekullimin me te madhe, mban ne kishe me qindra murgesha,qe u nxijne jeten, duke i ndar nga nevojat fizologjike per familjen.Po kjo eshte e drejte? Kurse ortodoksit jane te paster nga çdo gje.

      1. Barba Jani says:

        Kartaku.Une jam ortodoks vete re Kartak! Po ortodoks shqiptar jo bythqir Greqie.Sa per ortodokset ne Siri, e kam me shume per bythqirat ortodokse greke ketu te TemA, te sojit as mish as peshk, fara jote, enter, tfgs, frank edhe ca bithqira te tjere. Po te mos jesh aq kar me zile e kupton komentin tim mesiper, re Kartak!

        1. Iliria says:

          Shume i qarte Barba Jani, po shurrosen dhe po dhiten ne breke grekqirat…

  2. sikur te isha mbret says:

    Teroriste quhen te gjithe ato qe duan ta marrin pushtetin me lufte. Por ndonjehere Amerika nuk eshte dakort, sidomos kur eshte ne mes Rusia.
    Pse nuk mendojme qe spitalin e hodhi ne ere Amerika me nje tritol qe me pas te fajesohej Rusia per kete veprim. I duket normale Amerikes nxitja e grupeve teroriste kunder pushteteve te zgjedhur me vote. Ne kete rast nuk quhen teroriste sipas saj, por opozite. Qellimi final i saj eshte te shpore Rusine nga Siria dhe Basharin si perkrahes te saj. Vete Amerika nuk beson qe Bashar perdori bomba kimike,ishin vete grupet e quajtura me emrin e bukur “opozite” qe e bene kete dhe qe me pas te fajesonin Basharin. A kemi ndonje shkop ne sy?

    1. Barba Jani says:

      Allahu akbar!! Hallall per informacionin. Edhe Kosoven rusi e cliroi. Rusi i dha pavarsine. Sa here qe del Putini ne TV per Kosoven qan me lot. Ndersa Amerika hiqet sikur e cliroi ajo. Ne shqiptaret gjitmone kemi pasur dashuri per sllavet. Amerika vetem te beje te keqija e ka mendjen. Shiko pas luftes se dyte boterore Gjermanine Perendimore qe e mori Amerika dhe Gjermanine Lindore qe mori Rusia.Aheng i madh ne RDGJ. Ne Amerike o kari i lales per gjene me te vogel cahen mediat, ndersa ne Rusi i kontrollon Putana.

  3. Hanxhiu says:

    Kjo Rusia “e keqe”, po na godet “çunat” mjekrroshë të Daj Samit…???!!! Botës po i vihet flaka, nga “ata” që ja kanë vënë gjithmonë…

    1. Iliria says:

      Mjekrroshat le te shkojne ne p..th te arushes, jam shume dakord qe Putana t’i shfarose mjekrroshat, por vetem ketej nga Ballkani nuk ka pune te afrohet Putana, e kupton o Hanxhi grekqiri? Ky eshte thelbi, ngulite mire ne tru!

  4. A says:

    amerika dhe rusia po luftojne se kush do i marre tani puset e naftes dhe token e liruar nga populli qe u dergua ne gjermani dhe atje nuk ka asnjikundershtar me , vecse amerika anglia kanadaja europa kunder rusit !

  5. Bardhosh H says:

    Ti karabush Jani qenke nje idiot i madh.
    Kete tregon dhe ulurima jote Allah habar.
    Na jeni ngjitur si muti ne kepuce ju derdimenet e Allahut.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Barba jani
    EdiRama ka te drejte
    Qe thote do fitoj prape
    Ja sondazhi
    Barba Jani1
    KOmuniste 4
    Po su ngopet ju o ditezinj
    Vajti komunizmi75 vjet ne shqiperi.
    Mire ja beni edhe amerikes qr e shani
    Se eshte mbush me KOmuniste
    Shqiptare .

  7. Balla si palla says:

    Kunder gjithekujt vetem kunder ISIS jo!

  8. Balla si palla says:

    Barba Jani tallet, komenti eshte ironik. Lexojeni edhe njehere tjeter qe ta kuptoni para se te hidheni ne sulm kunder tij.

  9. juli says:

    Beni durim edhe nje vit
    E dini kush vjen ne shtepine e bardhe
    Xhef Bush president
    xhon mak Kein z president
    Ne rresht gatitu te tera putanat e lindjes
    E dini ju putanat e Rusise dhe te Serbise se cdo te thote Xhon mak kein

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje