FAKSIMILE/ OSHEE i përgjigjet akuzave të PD-së: Flet për një procedurë të anuluar

9 Nëntor 2015, 17:58Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi OSHEE se i ka dhënë tenderin për trajtimin e stresit djalit të Valentina Leskaj, madje duke nxjerrë edhe një dokument për këtë.

OSHEE ka reaguar ndaj akuzave të PD-së duke thënë se bëhet fjalë për një procedurë të anuluar.

Ja përgjigja e plotë e OSHEE:

Kaq shumë janë të etur për të hedhur baltë, sa janë të gatshëm të gënjejnë vetëm e vetëm se nuk pranojnë dot faktin se në 2 vjet qeveria e re dhe OSHEE ka bërë shumë më shumë se çbëri qeveria e tyre në tetë vjet së bashku.

Referuar procedurës në fjalë, OSHEE sqaron se, më datë 29 tetor, ka njoftuar me shkresë dhe protokoll (bashkëlidhur) Agjencia e Prokurimit Publik (APP) si dhe janë bërë veprimet në sistemin elektronik për anullimin e procedurës, për shkak se kompania nuk realizonte në kohë shërbimin e kërkuar.

Po më datë 29, OSHEE, sipas ligjit “Për Prokurimin Publik”,neni 24 dhe 58, për shkak të pamundësisë së realizimit brendave afateve të shërbimit, kompania është tërhequr nga lidhja e kontratës, në përputhje të nenit 58, pika 5.

Referuar sistemit të prokurimit elektronik, kjo procedurë është anulluar që më datën 30 tetor.

Nga ana e saj, APP, për shkak të procedurave dhe afateve ligjore, e ka bërë shpalljen zyrtare të anullimit të tenderit, sot më datë 9 nëntor. (bashkëlidhur) dhe këtu vërehet që APP i referohet këtyre shkresave.

Në lidhje me projektin në fjalë, shpreh keqardhjen për baltosjen që i bën opozita, a thua sikur ata nuk janë të interesuar për rritjen e cilësisë së stafit të OSHEE dhe përmirësimit të shërbimit ndaj klientit.

Në lidhje me projektin theksoj se Kjo praktikë është e njohur dhe ndërkombëtare.

Kontrata e shërbimit për trajnimin e punonjësve të OSHEE përmban këto pika:

Menaxhimi i kohës

Në lidhje me “Menaxhimin e Stresit”, është 1 ndër 20 temat e planifikuara për trajnime, dhe bëhet fjalë vetëm dy ditë trajnim dhe që përfshin specialist të Kujdesit ndaj Klientit për të rritur cilësinë e shërbimit public ndaj qytetarit.

Shërbimet më sipër kanë dalë në bazë të një studimi për burimet njerëzore dhe praktikave të njohura ndërkombëtare.

Ne kete plan trajnimesh jane marre eksperiencat  dhe jane krahasuar ekspertizat me te mira te kompanive trajnuese si RINA Services S.P.A. ne Itali,  qe është kompani që merret me shpërndarjen e shërbimeve të klasifikimit, çertifikimit, testimeve dhe ispektimeve (shërbimet TIC) për të siguruar ekselencë të kompanive në fushën e energjitikës.

Gjithashtu edhe  Insituti i Energjitikës Delta (EDI) është një shkollë ndërkombëtare ne Hollande me fokus në biznesin e energjitikës. Ajo ofron një larmi programesh universitare në fushën e energjitikës si dhe përmes aktiviteteve të netëork-ut ajo pregatit profesionist në fushën e energjitikës për tu përballur me sfida të ndryshme. EDI është themeluar në në vitin 2002 nga GasTerra B.V., N.V. Nederlandse Gasuine, OAO Gazprom, Shell dhe Universiteti i Groningen, më vonë i janë bashkuar edhe A.Hak and EBN.

Shifra 72 milion lek është caktuar pas analizës që i është bërë tarifave të tregut të këtij shërbimi, duke ftuar të gjithë aktorët kryesorë.

Trajnimet që OSHEE ka planifikuar synojnë të krijojnë një kompani efiçente, duke siguruar që eprori dhe punonjësi, në mënyrë të përbashkët të përcaktojnë standartet e performancës dhe objektivat specifike për periudhën e ardhshme të vlerësimit.

Qëllim kryesor i këtyre trajnimeve është ulja e fondit të trajnimeve në vitet pasardhëse pasi përgatit trajnuesit e brëndshëm të shoqerisë që do të sjellë reduktim të kostoveve vjetore për këtë shërbim.

Në trajnim do të marrin pjesë duke filluar nga mennaxherët më të lartë, deri tek specialisti i Kujdeset ndaj Klientit.

Ndaj dhe OSHEE brenda kësaj jave do të rihapë sërish procedurën e prokeurimit për këtë shërbim, pasi jemi të bindur për nevojën e trajnimit për një kompani që kërkon të ecë përpara, në cilësi, staf të kualifikuar dhe modern, sikurse ndodh në praktikat ndërkombëtare.

Nuk duhet harruar se në kohën kur Partia Demokratike drejtonte vendin, kompania shpenzoi në vitet 2010-2012, jo pak por 375 milionë lek për trajnime dhe konsulencë, të miratuara nga Enti rregullator i asaj kohe.

Nga kjo shumë, del se në vit shpenzoheshin mbi 120 milionë lekë, që për punonjës ishte 27.400 lekë të reja trajnim.

Kurse OST, në kohën e qeverisë Berisha ka shpenzuar 14.300 lekë të reja në vit për punonjës.

Ndërsa OSHEE planifikon të shpenzojë 12 mijë lekë për punonjës në vit, gati mbi dyfish më pak se në kohën qeverisë Berisha.

OSHEE i bën thirrje opozitës të jetë konstruktive pasi përmirësimi dhe investimet në rrjetin energjitik nuk janë as të majta e as të djathta, por janë hapa të rëndësishëm që duheshin ndërmarrë prej kohësh, për të mirën e shqiptarëve dhe zhvillimin e Shqipërisë.

 

2 komente në “FAKSIMILE/ OSHEE i përgjigjet akuzave të PD-së: Flet për një procedurë të anuluar”

  1. oldman says:

    Shume mire qe eshte anulluar ky tender (jo per merite te OSHEE).

    Une do te pyesja drejtorin e pergjithshem:
    -A ka administrate dhe kuadro te kualifikuar ne OSHEE?
    -A jane te afte moralisht dhe profesionalisht per pergjegjesite e tyre?
    -A i kryejne detyrat e veta keta njerez qe marrin rrogen e shtetit?

    Nese po, pse nuk i organizojne vete ata trajnimet per administraten?
    Nese nevoiten specialiste per ceshtje specifike (stresi, etj.), perse
    nuk puneson OSHEE disa nga keto specialitete dhe ti zgjidhe me fonde
    minimale (duke punesuar ne shtet specialiste te afte dhe te papune)?
    Me kete rast zevendesohen militantat e paafte qe ngrohin karriket e
    shtetit, me njerez hallexhij dhe te specializuar qe presin punesimin.

    Fondi prej 720 milion (te vjetra) eshte krejtesisht i pajustifikuar!

  2. askushi says:

    O nuk ma mbush mendjen ti o Ad Cela.

    Ty te kan vend per te mbledhur parat e te tjereve.

    Po ku merr vesh nga elektriciteti. Ti je nje inxhinjer mekanik qe nuk e ke zbatuar asnjehere zanatin.

    Do vij dita qe do llocesh. Nuk jane kot librat e shenjte. Ne mos per 4 muaj per 4 vjet do ta hash mire ose e thene ndryshe vence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje