Bujar Nishani dekreton Ylli Manjanin si ministër Drejtësie

10 Nëntor 2015, 17:31Politika TEMA

Presidenti i Republikës, përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme ka pranuar dy kërkesat e mbërritura nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e Nasip Naços, i dorëhequr një ditë më parë dhe përmes një dekreti të dytë emërimin në vend të tij si ministër i Drejtëisë të Ylli Manjanit.

Nasip Naço paraqiti papritur dorëheqjen paraditen e së hënës dhe në letrën e bërë publike ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi, thuhej se këto arsye ishin personale.

Po të hënën, kryeministri Edi Rama pranoi emrin e Ylli Manjanit të mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim si pasues të Naços.

Kjo lëvizje në kabinetin qeveritar të kryeministri Rama është interpretuar në media si presion i Ilir Metës ndaj Edi Ramës për rikompozim të qeverisë.

1 komente në “Bujar Nishani dekreton Ylli Manjanin si ministër Drejtësie”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po si kështu, tak fap
    Pa asnjë rezistencë
    Firmosi Jar ushtari
    Direkt në presidencë?!!

    ♤♡♧♢

    Po si kështu,tak fap
    Pa asnjë rezistencë
    Firmosi Jar zavalli
    Të jetë koincidencë?

    ♤♡♧♢
    Edi ?
    ♤♡♧♢

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje