Pedagogu i UET, Gilman Bakalli, shprehet si ai nuk ka sulmuar Artan Fugën
Një një reagim ndaj Temës, Bakalli shprehet se nuk ka sulmuar Fugën por shkrimi i tij është për të përshkruar një fenoment social, ashtu siç edhe Fuga trajton fenomene të ndryshme të shoqërisë shqiptare në shkrimet e tij.
“I lutem gazetës Tema të mos ia tjetërsojë kuptimin artikullit tim, duke i dhënë atij konotacione të panevojshme luftarake. Unë nuk sulmoj profesorin Artan Fuga, por përshkruaj një fenomen të caktuar social, në të njëjtin stil siç edhe profesori Fuga trajton fenomene të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Punë të mbarë”, shkruan Bakalli.
Shkrimi i gazetës TemA:
Bakalli?
Bakall quhet shitësi i paprofilizuar, por që i shet të gjitha, që nga prezervativi e deri tek napat për gratë. Ka edhe një përcaktim tjetër me fjalën “bakall”, që është “letër bakalli”,pra “një shkresë për faqe të zezë”. Kësisoj, shkrim i Bakallit kundër Fugës është pikërisht një “shkrim Bakalli”.
Ket tipin e kane marre nga hici, ose me mire nga nje perpjekje e deshtuar politike, dhe e kane bere professor komunikimi ne UET. Eshte nder personat qe ju duket vetja shume te zgjuar por se ku e mbeshtet ate vetkenaqesine e tij nje zot e di. Une e kam takuar ne disa raste dhe ne rrethana pune dhe me kuti boshe se ky veshtire te gjesh dhe ne ato ambientet e varfra intellektuale ne Shqipeir.
Tan Fuga ka shkruar gjithe ato libra, disa nga te cilet jane reference e rendesishe e mendimit intellectual shqipetar, por ky shkruan vec ‘letra bakalli’, qe I boton tek gazeta e universitetit te tij. Prandaj krahasimi eshte zero me bisht. Se pse ka zgjat dhe aty tek universiteti I tij privat, eshte pyetje e hapur. Por pergjigjja gjithsesi nuk eshte puna e tij.