Drejtësia, porosia kryesore e Komisionit Europian për Shqipërinë

10 Nëntor 2015, 12:11Politika TEMA

Komisioni Europian ka publikuar progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, ku theksi vihet tek reforma në drejtësi.

Në raport thuhet se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 5 prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian.

Raporti veçon reformën në drejtësi, ku përveç se theksohet se hapat e ndërmarra deri më tani janë të pamjaftueshme, Shqipërisë i lihen disa porosi.

KE-ja kërkon që vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet “të miratojë strategji të re të reformës në gjyqësor dhe të vazhdojë përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimi”, “të plotësojë vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatat Administrative”, të “unifikohet sistemi elektronik i Gjykatave dhe të sigurohet se është efektiv”, si dhe “të publikohen të gjitha vendimet e Gjykatave me arsyetimet brenda një afati të arsyeshëm”.

Një pikë tjetër është reforma në administratën publiket, ku kërkohet transparencë në rekrutimet në punë mbi baza profesionale, informacion të saktë për shërbimet publike.

KE-ja kërkon edhe zbatimin e Kodit të ri të Procedurave Administrative.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është sërish temë kryesor.

Megjithëse vlerësohet përparimi i bërë, kërkohet që të rritet numri i “hetimeve penale kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe të rasteve të referuara në Prokuroria nga ILDKP”.

“Të ndryshojë legjislacioni përkatës në fushën e përgjimeve dhe mbikëqyrjes.

Të shtohen përpjekjet për të siguruar qasje të drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave për prokurorët dhe policinë”, thuhet në deklaratë.

Edhe lufta kundër krimit të organizuar mbetet kërkesë kryesore, duke kërkuar përparim të mëtejshëm në hetimet proaktive, dënimet dhe çmontimin e rrjeteve kriminale.

“Të ndryshojë legjislacioni për fushën e përgjimeve dhe mbikëqyrjes.

Të krijohet një politikë efektive e burimeve njerëzore për shpërndarjen e meritave në Policinë e Shtetit”, thuhet në raport.

7 komente në “Drejtësia, porosia kryesore e Komisionit Europian për Shqipërinë”

  1. flori says:

    ne shtetin tone gjithmone ka qene prolem drejtesia ! kemi kaq shume vite “demokraci” dhe as nje here drejtesia nuk ka funskionuar si duhet .. nuk eshte e nevojshme besoj te permendim rastet ku drejtesia ka bere “drejtesi”
    ndaj reforma qe po behet eshte kaq shume e rendesishme per te patur dhe ne nje shtet me baza te forta ligjore!!

    1. indriti says:

      reforma ne drejtesi eshte imediante dhe e lidhur ngushte me integrimin ne bashkimin europian, kjo ceshtje kaq e rendesishme eshte kthyer ne nje tematik prioritare per qeverine e cial do e coje perpara dhe drejt zgjidhjes njehere e pergjithmone kete sistem te kalbur

      1. ina says:

        reformimi i sistemi te drejtesise eshte i domosdoshem per te mos qene me ceshtje qe mban peng hapjen e negociatave per vendin, per ti dhene nje mesim te mire te gjithe pushtetareve, funksionareve te larte, gjyqtareve… qe kane njollosur me te zeze kete sistem per ti rikthyer besimin cdo qytetetari te madh dhe te vogel se ekziston mundesia per nje sistem drejtesie te barabarte dhe funksional

        1. alk says:

          Reforma ne drejtesi nje ore e me pare per te lare kete njolle te zeze te ndertuar nga disa politikane te pamoralshem, sot me shume se kurre Shqiperia ka mundesine ashtu si shume vende te Ballkanit Perendimor te ndertojne nje sistem te forte te pavaraur nga ndikimet e politikane-gjyqtareve mafioz, ku ti sherbeje forte interesave te njerezve dhe vendit.

  2. dona says:

    vetem me nje drejtesi realisht funksionale mund te hapim rrugen tone te sigurt drejt bashkimit europian, ndaj mendoj se reforma ne drejtesi eshte me e rendesishmja. reforma qe behet nje here ne 40 vjet. flasim per reforma si kjo qe po behet jo per ato qe bente saliu !
    Edhe pak durim duhet besoj.

  3. Geri says:

    Vetem me nje reforme si kjo qe po behet ne drejtesi do kemi realisht mundesine te shohim Saliun e me shoke pas hekurave te burgut !!
    te mos flasim pastaj per gjithe ato gjyqtare te korruptuar,mjafotn te permendim Gjin Gjonin per te kuptuar se csistem skandal kishim der tani , se ne dore te kujt kishte mbetur drejtesi !

  4. alba says:

    ne tashme e kemi nisur rrugen tone per ne BE por te gjithe e dime mir qe drejtesia eshte problemi me i madh qe na frenon ne afrimin tone drejt BE.
    Per mendimin tim reforma qe po behet ne drejtesi jo vetem qe eshte esenciale ne formimin tone si shtet por edhe do hedhe nje here e mire bazat e nje shteti realisht ligjor. nese ke nje drejtesi te forte dhe nje sistem ligjor jo te korruptuar te gjitha punet e tjera per nje shtet te zhvilluar jane me te lehta.. Sigurisht qe na duhet nje pune me e madhe por mund te themi me plot bindje se jemi ne rrugen e duhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje