Skandali i kolaudimit në Laç, 4 mijë lekë për ta kaluar kontrollin

9 Nëntor 2015, 21:28Politika TEMA
Skandali i kolaudimit në Laç, 4 mijë lekë për ta

Katër mijë lekë në taketuken e makinës dhe e kalon kontrollin teknik, edhe po ke defekte.

Kjo është mënyra sesi e kalojnë automjetet kontrollin teknik në qendrën e kontrollit teknik të automjeteve në Laç .

Radhët e gjata të automjeteve për kolaudim, por edhe korrupsioni i punonjësve kanë detyruar një grup shoferësh të Laçit që t’i drejtohen emisionit Fiks Fare.

Sipas denoncimtit të qytetarëve nga Kurbini, në pikën e kontrollit të automjeteve në këtë rreth, nuk kalon asnjë automjet pa paguar lekë nën dorë punonjësve të kësaj pike, “ Fiks – Fare” nisi edhe investigimin.

Fillimishtë gazetarët e këti emisioni biseduan me drejtues të automjeteve të cilët ishin ishin në radhë për të kryer edhe kolaudimin e mjeteve të tyre, ku mësuan sasinë e lekëve që duhej të paguanin për punonjësit e kontrollit të automjeteve dhe vendin se ku duhej të linin lekët.

Sipas drejtuesve të mjeteve që ishin në radhë për t’u kolauduar, për kalimin e një autoveturë, duhej të “ linin në taketuken e duhanit ose në afërsi të leves së marshit të makinës, nga 3000 – 5000 lekë, kjo në vartësi të mjeteve që kishim për kolaudim.

Nëse nuk paguhej kjo shumë mjeti nuk kalonte në kolaudim. Sipas drejtuesve të automjeteve kjo pagesë është e pashmangëshme”. Për të vërtetuar një gjë të tillë gazetarët siguruan një autoveturë, e cila edhe pse nuk ishte në kushte teknike për të lëvizur gazetarët e dërguan automjetin në pikën e kontrollit të mjeteve në Kurbin.

Fillimisht bashkepuntoret e Fiks fare futen 4000 lekë në taketuken e cigareve në makinë dhe më pas e mbyllën atë, për të mos provokuar punonjësit e pikës së kontrollit.

Më të afruar mjetin pranë pikës së kontrollit, është përgjegjësi i pikës i cili merr mjetin. Me  të hyrë brënda në autoveturë, të parën punë që bën kryekontrollori  i Qendres Kontrollit te mjeteve Laç, hap kapakun e taketukes  së cigareve dhe pasi sigurohet që lekët ishte brënda, tregon edhe kontrollorit të pikës, duke i pohuar se gjithçka ishte në rregull.

Pasi del nga makina, punonjësi i dytë i pikës futet në makinë merr autoveturën hap kapakun e taketukës dhe merr 4000 lekëshin duke e future në xhep.Më pas mjeti futet në pikën e kontrollit dhe nuk i matet sasisa e ndotjes që çlirohet nga djegja e karburantit.

Po kështu mjeti nuk ngrihet në vinç për të parë pjesët xhenerike të tij nëse janë të rregullta apo jo. Ndërkohë që për të justifikuar gjendjen e mjetit, punonjësi i Qendres së kontrollit të automjeteve Laç e kthen mbrapsh drejtuesin e mjetit. Pra ne kontrollin e pare makina ngeli pe rmosfunksionimin e nje llampe. Pasi bashkepuntori i Fiks fare shkon ne arken e qendres se kolaudimit te automjeteve, paguan tarifen prej 780 lekesh takon perseri kryekontrollorin

Kryekontrollori I thote bashkepuntorit te Fiks fare se nuk do te hynte perseri per kontroll. Ai kthehet pas 30 minutash për të marrë letren kaluese, te kontrollit pa e futur sërisht për kontroll mjetin.

Kaq ka mjaftuar që mjeti të kolaudohej dhe gazetarët të merrnin fletën e kolaudimit për të lëvizur normalishtë me mjetin.

 

 

11 komente në “Skandali i kolaudimit në Laç, 4 mijë lekë për ta kaluar kontrollin”

  1. Kaci i zi says:

    Shume marrkan keta.ne vende te tjera si lushnje apo kucove 20000 leke kerkojne dhe ta kalojne pa problem fare.

  2. dhoro ne evro says:

    E njejta situate ne shkoder….rradhet e gjata te automjeteve,pritja 10-12-24 oreshe sipas rastit eshte me se ” normale ” ne Qendren e Kolaudimit te Automjeteve ne shkoder…..Tani njerezit zene radhen sot per te kolauduar te nesermen….do te kthehesh njehere,sigurisht,nqs nuk paguan…!!??
    Korrupsioni per vete,koncesionet per vete…
    Koncesionet po na marrin frymen !
    Keta te Rilindjes po na Rimbysin..!

  3. baba taku says:

    O shqiperi e mjera shqiperi…ju henger tenja o qeveri e ministri plehrash..sjeni ne gjendje tja beni gropen ketij koncesioni gjakpires

  4. Treviso says:

    Keshtu eshte kur nuk ka konkurence.

  5. akrepi says:

    Shkerdhata pse nuk e liberalizoni,dhenien e licences per kontrollin teknik te makinave,apo keta si duket fitimet e korrupsionit i ndaje me ju qe i kini ne dore per ti rregulluar keto gjera.

  6. juristi says:

    A mund te me thoni pse duhet me detyrim ligjor e kundrejte pageses kolaudimi makines, kur makinat jane prone private e ne sherbim vetiak? Me miljona lek hiqen nga qarkullimi . Me te mencur jemi ne se shume vende ne bote qe nuk e aplokojne kete lloji sherbimi? kete lloje mashtrimi,kete lloji vjedhje qe u behet qytetareve? Sejcili mjetin e tij e miremban per llogari te tij dhe kjo eshte e kuptueshme. Nje mjet sa del nga kolaudimi duke ecur bene aksident, e ku eshte ketu roli kolaudimit, apo si puna e notereve qe jane thjeshte per te rjepur qytetaret. Shteti me keto forma mafjoze nuk eshte aspak funksional e ne sherbim real te qytetareve, duke u munduar qe qytetaret te harxhojne sa me pak kohe e para me keto sherbime ,ne thelb aspak te nevojshme.Fiks fare do beje mire qe te reklamoje se si disa vende ne bote nk i njohin keto sherbime,ashtu sikurse edhe sherbimet e notereve jane sherbime publike dhe si te tilla jane falas.

  7. WEB says:

    Dhe pastaj qahen disa, kur qeveria i drejtohet privatit per ta kryer ate pune.50.000 mije leke per te rivene ne qarkullim nje vjetersire qe i ka ikur koha,dhe perfundimi dihet,,,,,!ne ndonje humnere ne kukes

  8. Antoni says:

    Keshtu ndodh kur ben drejtor ne kete ndermarrje Dede Ndrecen, ish-kryebashkiakun e Mamurrasit, nen siglen e PS-se, me 4 klase shkolle. Pse nuk e thote kete Fiks Fare, apo shkon ndesh me kulturen e atyre qe ka emeruar Edi Rama. Te gjitha keto para shkojne ne xhepin e Dedes, te fortit te Mamurrasit. Kjo eshte e verteta.

  9. Fieraku realist says:

    20 mij leke pagova une vete tek ata te fierit sepse nuk ma kaluan makinen..Arsyeja ishte qe makina ishte me benzin edhe ata benin matje sikur ishte me nafte,edhe se makina ime me benzin edhe motor 1.6 nxjerr shume djegje te demshme per shendetin,edhe pse modeli eshte i 2008.atyre do vene plumbi te gjitheve.tani thjesht u duhet kerkuar kupon tatimor.

  10. Unknown says:

    Ik se na e rruajtet rakun se kudo
    Ne bot ndodhin kta gjera hajde ktu England me 70 pound ta kalon lere me shqiperi 80% e makinave nuk ka shance Te kalojn kualidimin sipas rregullave normal qe do jen detyrueshem te paguaj tjetri 4 mij lek ose ti fus 500 mij lek ne makin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje