Gilman Bakalli sulmon Artan Fugën: E bëri të famshëm Facebook-u dhe Arian Çani

10 Nëntor 2015, 10:06Sociale TEMA

Debati për reformën në arsim, ka shkaktuar veç të tjerash, edhe përplasje e akuza mes profesorëve që japin mësim tek universitetet publike dhe ato private.

Gilman Bakalli p.sh, sot ka sulmuar Artan Fugën, që është një nga kundërshtarët e mëdhenj publik të reformës në arsim.

Një një shkrim tek Mapo, Bakalli është përpjekur të telendisë Fugën, edhe pse nuk ia përmend emrin.

Profesori i Popullit përpiqet të shfaqet si Sokrat i vuajtur, por nuk i shkon ky model. Sokrati ishte tip sportiv, ecte në këmbë rrugëve të Athinës për t’i takuar vetë njerëzit, Profesori i Popullit nuk para e ka qejf lëvizjen në këmbë (në këtë rast thuhet se është i motorizuar) dhe njerëzit i pret ulur, në sallën e tij të pritjes në facebook. Sokrati i ngacmonte njerëzit me pyetje mbi gjërat thelbësore të jetës si drejtësia, bukuria, dashuria, vdekja etj., duke besuar se dija ishte brenda tyre dhe, me pyetjet e duhura, ajo mund të dilte jashtë, lindte. Profesori i Popullit i përmbyt njerëzit me një “numër” të pafundëm çështjesh, të cilat, më shumë se krijimin e mendimit synojnë mbytjen e tij. Sokrati dialogonte për të nxjerrë një mendim, Profesori i Popullit monologon dhe i “pëlqen” kur populli ia “pëlqen” mendimin. Sokrati e ngacmonte popullin për të krijuar mendim, Profesori i Popullit kërkon pëlqimin e popullit, për të konfirmuar mendimin e tij personal. Sokratin nuk do ta njihnim po të mos ishte Platoni, Profesorin e Popullit populli nuk do ta njihte po të mos ishte facebook-u ose Arian Çani.

Por ka një ngjashmëri të fortë midis filozofit endacak athinas dhe profesorit sedentar tiranas. Sokrati thoshte se ishte diçka thellësisht private, siç ishte gruaja e tij shumë e pasur Ksantipja, ajo që e detyronte të filozofonte rrugëve të qytetit. Ishte grindavece dhe lunatike kjo grua dhe, si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar, Sokrati kish gjetur eglendisjen filozofike rrugëve të Athinës. Në këtë pikë, Profesori ynë i Popullit nuk ndryshon aspak nga Sokrati. Edhe Profesorin tonë të Popullit duket se marrëdhënia e çrregulluar me Privaten e ka hedhur në krahët e Publikes. Thonë se ishte pasuria e Ksantipes që ia mundësoi Sokratit stilin endacak e filozofik të jetesës. Gojë të liga thonë se edhe Profesori i Popullit ka thithur mirë e mirë nga cica e shëndetshme e Privates, me qumështin e së cilës mundohet tani të ushqejë lopën e plakur të Publikes.

Jeta e Sokratit u mbyll si tragjedi. Vjeshta e Profesorit të Popullit po vjen si një lojë satirike. Në të cilën, regjisor dhe personazh kryesor është vetë profesori, Profesori i Popullit si një Sokrat i vetëkënaqur dhe me fat që i përket një populli që nuk mendon”, shkruan Bakalli.

19 komente në “Gilman Bakalli sulmon Artan Fugën: E bëri të famshëm Facebook-u dhe Arian Çani”

  1. Dashamir says:

    Më lejoni të futem në “mes”, të këtij Gilmanit, se mendoj se e njoh pak.
    Profesor Fuga ndoshta nuk është Sokrati, por Artan Fuga është dhe mendoj se është vetvetja, me të mirat e të këqijat e tij. Sa i përket Sokratit, profesor Gilmani duhet të jetë në dijeni për virtualitetin e kësaj jete që jetojmë. Më mirë se i mbledh opinionet në rrjetet sociale, nuk i mbledh në auditorët me para dhe servilizëm. Në Shkodër kemi nji shprehje “Zotnilleku nuk blehet, por ta japin njerëzit”, dhe kte zotnillek njerëzit ja kanë dhënë Artanit. Përsa i përket motorrizimit, dua të shtoj se sikur vespa të ishte krijuar në kohën e Sokratit, të jeni të bindur se dhe Sokrati do ta kishte një të tillë.

    1. oldman says:

      Juve z. Dashamir thoni se “njerezit i kane dhene zotnillekun”,
      ketij “profesori”. Per cilet njerez e keni fjalen? Per Canin
      e “Zones se lire”? Ai eshte nje nga sharlatanet e shumte te medias.
      Shpresoj qe ju te mos jeni pjese e kesaj pseudo elite ne Shqiperi.

      1. Dashamir says:

        Është fjala për zotin Fuga. – Oldman

  2. Lesheli says:

    Gilmani çilit nuk eshte se ja fut kot gjithmone, ka dy-tre te verteta per Fugen, por kur sulmet behen personale dhe vijne nga llogorja uetit te naimit detyrimisht do bejne efektin e kundert. Por kete Gilmani ben sikur nuk e kupton ashtu sikur ben sikur nuk e kupton qe Blushi nuk eshte Molieri.

  3. gegetoske says:

    “Profesori i popullit nje Sokrat i vetkenaqur dhe me fat qe i perket nje populli qe qe nuk e mendon !”
    Shume i bukur ky medim per “profesorucin”!!!!!!!

  4. hasan says:

    Bravo Gilman. Kjo prostitute intelektuale e meriton.

  5. Mimoza says:

    Lopa e plakur e publikes? Eshte vetem 60 vjec sistemi yne publik universitar. Si do i cilesonte ky zoteria i privates universitetet disashekullore europiane?
    Po nuk eshte faji i ketyre mercenareve. Fajin e ka qeveria qe i hodhi universitetet publike si mish per top ne kete beteje absurde. Ku universitaret tani duhet po perleshen si gladiatoret, e te tjeret kenaqen duke soditur.

  6. Goni says:

    Te lumte Gilmani i Naimit, e bere punen tende si troll, e justifikove pagen edhe kete muaj!

  7. 1 says:

    Profesori Artan Fuga eshte nje nga njerzit me te nderuar dhe nje nga profesoret e VETEM INTELEKTUAL qe ka kjo shqperi sot me gjithe funderrinat qe kane hyre ne sistemin arsimor e i thone vetes profesor… …andaj ta mbajme mire e ta respektojme. Di te them se ne 5 vite shkolle te larte nuk me ka qelluar kurre te shoh nje salle me 200 vete te cilet kane ndjekur me vemendjen maksimale profesorin e nderuar per 6-7 ore rresht duke harruar kur eshte edhe pushimi…Respektet maksimale !

  8. capia dhia says:

    Gilmani sulmon Fugen, ne pamundesi te sulmoje Qeverine qe e mben me buke nepermjet Cilit.
    E cfare te keqe ka, i vjen reformes ne aresim nga kritikat e Fuges!?.
    Nga heshtja diktatoriale, kemi zera kritik publik.
    Rrofte Liria e mendimit. Poshte diktatoret “demokrate”.

  9. Ambasadori says:

    Se pari, Bakalli te mesoje te mendoje njehere pasandaj te lecije neper cilera per nje sahan lepirje… Fuga eshte nje nga profesoret me konsistent dhe me i vertete. Ne kete vend ku eshte percudnuar gjithcka… i ka qendruar kohes dhe dallgeve dhe cunameve te tjetersimit te personalitetit…Kam shume repsekt per punen e tij dhe per ate qe ai perfaqson…
    Vazhdo keshtu profesor se ketu vlere etiketojne vetem sahanlepirjen dhe jo integriteti.

  10. ivani i madh says:

    Ky problemi i tarifes se universiteteve eshte futur ne nje hamulli qe asnje se mer vesh ke te besoje kete te hajvan Canit apo kete te gomar Cilit qe po mjel qeverite e partite si e ema lopen e shtepise.Mjere populli me dy pleq kujt tja fute e kuj tja heq.

  11. Robert says:

    Gilman ketu ja ke fut kot. Profesor Fuga eshte personalitet qe duhet respektuar. Qindra studente perfitojne prej tij menyren e pavarur te analizimit te gjerave dhe veshtrimnin realist mbi boten, sipas botekuptimit te tij. Une edh ty te du fort, por keq me vjen sot ske qellu mire.

  12. Arjan says:

    Lerjani ju lutem shqiperise disa njerez te ditur si profesor Fuga.
    Lerjani shqiperise ata pak njerez qe na motivojne per te ndenjur edhe pak kohe ne Shqiperi.
    Mos i ngisni pasurite kombetare se mjaf na jane vjedhur.
    Te lutem Z Gilman qe te njoh nga ekrani,mos luaj me asetet e ketij populli.
    profesor Fuga ju uroj jete te lumtur dhe te lutem i me shume prezent ne medjan e shkruar.

  13. esati says:

    mendoj se prof. Gilmani perdor te njejten “arme” si prof Fuga, i cili, pa permendur aspak emra po godet cdo dite universitetin europian te tiranes. mendoj se prof. Gilmani eshte prekur nga shkrimi i pardjeshem i Fuges ne facebook, ku Fuga satirizonte komplet universitetin me gjithe pedagoget e tij.

  14. gilman bakalli says:

    I lutem Gazetes Tema te mos ia tjetersoje kuptimin artikullit tim duke i dhene atij konotacione te panevojshme luftarake. Une nuk sulmoj profesorin Artan Fuga por pershkruaj nje fenomen te caktuar ne te njejtin stil sic edhe profesori Fuga trajton fenomene te ndryshme te shoqerise shqiptare. Pune te mbare!

    1. roko says:

      Ti Gilman me verrejtjet ndaj gazetes TEMA dhe ta “fut” dhe ta “heq” me “pa te keq”. Mbaj nje qendrim, ta haje dreqi, o ashtu o keshtu ndaj Fuges.

  15. BUJARI JU DEGJON says:

    Te kishe dhe nje mbiemer tjeter,hajde de,por “Bakalli”dhe te hapesh “lufte” me z.Artan?…
    Mos u merzit se ta jep vete ai pergjigjen…
    Une mezi po e pres reagimin …

  16. dulla says:

    pse nuk shtijne tek a cift ,sepse ne kte vend nuk eshte se ka disnivele te thella ,ku te gjithe jetojne ne nje batak,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje