Të varfërit e Beratit shtojnë radhët në mensën që shpërndan ushqim falas

10 Nëntor 2015, 09:48Sociale TEMA

Fatmira Tabaku, një pensioniste 65-vjeçare afrohet me drojë pranë sportelit të një shtëpie karakteristike në lagjen “Mangalem” të Beratit për të marrë ushqim falas për tre nipërit dhe të birin. Gruaja e bën këtë ritual çdo të martë dhe të enjte, ditë kur Metropolia e Beratit shpërndan ushqim falas për rreth 200 vetë;  të moshuar, të sëmurë dhe njerëz të papunë,  që mbijetojnë me paratë e pakëta të ndihmës ekonomike.

Këtë të martë, Fatmira mban në duar një tenxhere me supë, një tas me makarona dhe dy bukë të futura në trastë.

“Fëmijët kthehen nga shkolla të uritur dhe unë ua çoj drekën gati. Sot kishin përgatitur këto ushqime, por në raste festash na japin edhe ëmbëlsira, pulë apo fruta,” thotë gruaja e plakur më shumë nga hallet se sa nga mosha.

65-vjeçarja tregon për BIRN se familja me pesë anëtarë e siguron më vështirësi bukën e gojës. Pensioni i saj minimal nuk mjafton as për ilaçet, ndërkohë që i biri është më shumë pa punë, edhe pse kërkon ku të mundet.

Njësoj si Fatime Tabaku, dhjetra njerëz të tjerë presin të heshtur në radhë, marrin racionin e tyre dhe largohen drejt shtëpive për të shuar urinë. Historitë dhe problemet e tyre janë të ndryshme, por të gjithë i bashkon nevoja për një drekë të ngrohtë, të cilat institucionet shtetërore nuk e kanë ofruar kurrë.

At Kristaqi Subashi, administator i mensës së Mitropolisë qëndron vetë brenda saj dhe kujdeset që nga tenxheret e mëdha të shpërndahet edhe luga e fundit. Këtë mision e ka quajtur “Shërbimi i dashurisë” dhe në ndihmë i kanë ardhur 25 të rinj nga grupi rinor i Kishës Ortodokse, të cilët punojnë si vullnetarë në mbledhjen e të ardhurave dhe shërbimin e drekës për të varfrit.

At Kristaqi Subashi tregon se tradita e shpërndarjes së ndihmave për të varfrit ka qenë e hershme në qytetin e Beratit. Më parë, kisha shpërndante ushqime në ditë festash, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Me ushqimet ne nuk mund t’u jepnim ndihmën e gatshme të moshuarve apo të sëmurëve, ndaj vendosëm që ato ushqime t’i gatuanim dhe t’ua ofronim atyre dhe familjeve të tyre,” thotë kleriku.

Godina që sot shërben si mensë për të varfrit është ngulitur në kujtesën e banorëve të Beratit si dyqani i akulloreve më të mira në qytet, gjatë kohës së komunizmit. Më të vjetrit e kujtojnë atë si pronë të njërës prej kishave të Beratit. Pasi iu kthye Mitropolisë, dhoma e vogël prej druri është shndërruar në një shtëpi të dytë për të pamundurit e qytetit.

Pesë vite më parë, dreka falas ofrohej katër herë në javë për 50 apo 60 persona. Por sot, numri i njerëzve në nevojë ka arritur në 200 persona, të cilët marrin nga katër, pesë apo edhe më shumë racione ushqim.

At Kristaqi Subashi pohon se numri i personave që vuajnë për bukën e gojës po rritet dita-ditës dhe kjo ka sjellë vështirësi në menaxhimin e mensës. Grupi prej 25 vullnetarësh ka shtuar përpjekjet për mbledhjen e të ardhurave, në mënyrë që ky mision të vazhdojë.

Joan Qako, drejtuesi i grupit të të rinjve vullnetarë thotë për BIRN se ata po punojnë në disa drejtime për të mbledhur të ardhura për të varfrit e qytetit të Beratit. Kanë vendosur një arkë të posaçme për besimtarët pranë Katedrales së Shën Dhimitrit, kanë vendosur kontakte me bizneset në qytet si dhe përdorin rrjetet sociale për ndërgjegjësimin e njerëzve për të ndihmuar.

Megjithatë, nevojat në mensën e Mitropolisë janë të shumta. Përveç sasisë në rritje të ushqimeve, dy kuzhinieret e saj, Aklinia dhe Eleni kanë nevojë për pajisje kuzhine që gatuajnë deri në 500 racione. Joani ka kërkuar ndihmë tek bizneset dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Joan Qako apelon për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, në mënyrë që njerëzit e varfër të Beratit të mos vuajnë për bukën e gojës.

“Numri i familjeve që kërkojnë ndihmë po rritet nga dita në ditë dhe mundësitë tona për t’i përballuar janë të pakta,” përfundon ai.

17 komente në “Të varfërit e Beratit shtojnë radhët në mensën që shpërndan ushqim falas”

  1. Dorina says:

    o rama e shikon si i katandise njerezit?! Apo rendesi ka qe Rilindja po pasuron veten. Turp 100 here turp!Plehra

    1. lakja says:

      I katandisi saliu o truthare

      1. Vakefi says:

        Situata ekonomike ne Berat eshte shume tragjike,qyteti mbyllet brenda qe ne ora 6 mbasdite,fukarallek i madh!!!

      2. wau wau says:

        lake,ka dy vjet qe nuk eshte ne pushtet Saliu

    2. lakja says:

      I katandisi saliu o truthare

  2. Tironci says:

    O Zot pse??? ?

  3. Papa Jani pe Korçe says:

    Na katandiset me keq se greket vre malakas !

  4. valbona says:

    greket qe financojne keto vakte bamiresie e mira do ishte te shkonin ne vende qe ka ortodoksa,mos te shqetesohen shume per alinjte dhe muharemet e beratit se ata kane baba tomorin

    1. armand says:

      Ata qe dhurojne jane beratas ( shqiptare ) dhe jo helaqer prej helenie.
      Kujdes se babai i Jorgos, me te cilin ceplendisesh ne krevat , e ka emrin Dordomuz.

    2. Papa Jani pe Korçe says:

      Jane vete beratasit qe japin e jo ndonje “shoqate” greke re kolotrypida i omonia’s

  5. Hanxhiu says:

    Pse, je më mirë se grekët ti, o @Papa Jani i Korçës…???!!! Pika bithës, që thonë gjirokastritët…!

  6. Frank says:

    Si ka mundesi se keta jane me pordhet ne qiell ,o Baraba Jani o evgjit dergoju ndonje pjate me supe edhe ti se sunnitet e tu jane,hajde ne atdhe te shikosh mirqenie.te gjithe sunnitet qe komentojne per lufte me grekun dhe ti hapin lufte kusise me supe se po ngordhni me keq se ne vitet 90…shpresoj qe doganat greke te mos ngrihen me per qfirat bukeshkeles qe na shajne perdite.hanit nje kothere ne greqi dhe kujtuat se kapet qiellin,sunniter te dhier.

    1. Papa Jani pe Korçe says:

      Djali i kurves mos llap shume se gjynahet e tua i lan plaka jote pastaj….

      1. Frank says:

        Eh nuk ju shikoj te kaloni dot dimerin o sunnit i dhier.gjysma keni marre gjermanine per supe e buke me sallam,gjysma luftoni ne siri,qafepalaret e tjere jeni ne radhe per supe me te skaduara.ti ne cilin grup je?????do ju beje Edi me keq se ne fundin e viteve 80 qe nuk hanit dot as buke thate.nje kryminister kristian nuk ka meshire per sunnitet apo doni shkolle ta kuptoni.

  7. Spartaku says:

    Jan pasojat e kryekriminelit Sali Berisha, qe sa qe ne krye te qeverise per tete vjete, nuk mendoi kurre per te varferit, por e thelloi akoma me shume varferine.Ket varferi ai ja la peshqesh Edi Rames.

  8. valbona says:

    ti papa muhamedi i korces po ta dish une jam nje kucke laciane qe me pelqen ta ha vetem nga topuzi grek,mora njehere nje shqiptar dhe me tunde sa andej ketej ,ca ben i thashe akoma me u fut brena,brena jam me tha.brenda je duke me gudulisur i them dhe ja mar e ja fut mu ne byth ik me kete qe ke dhe gjej ndonje te qepur mbas dhe e kupton e shkreta i thashe

  9. Ajaxs says:

    Ne kohen e Saliut jetonit si pashallare, Votoni Rilindje e varferise qe te behen me te varfer. Historikisht Berati eshte çerdhe e se majtes , por e Djathta ne pushte i trajtoi si njeres.Megjithese keta fukrenje kane rene kaq poshte prape per te majten votojne. Popull qe vuan per mente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje