Janë me mijëra të rinj, të cilët pasi përfundojnë studimet e larta, gjenden të papunë dhe e kanë të vështirë të ecin në profesionin e tyre. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 34.2% e të rinjve janë sot në kërkim të një pune.
Mbi 30 mijë të rinj rezultojnë se janë punësuar prane bizneseve të telemarketingut, ose ato që njihen si “call center”, të cilat ofrojnë paga të sigurta dhe të ardhura të mjaftueshme për një pjesë të tyre, por jo karrierë profesionale për ta.
“Studiova në fakultetin ekonomik, dega menaxhim biznesi. Punoj në call center prej 4 vitesh tashmë, është punë që kam nisur që kur vazhdoja fakultetin për arsye ekonomike, por që më pas ngeca. Për faktin se është e vështirë realisht të gjesh në profesionin tënd, sepse mbi të gjitha të kërkojnë për eksperiencë”, thotë një vajzë e re.
Papunësia e madhe e të rinjve, sipas ekspertëve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, ka ardhur në rritje, pasi për vite të tëra nuk ka patur përputhje të arsimimit të të rinjve me kërkesat e tregut të punës.
“Kryesisht është mospërputhja e arsimit të marë me kërkesat e tregut të punës, mungesa e eksperiencës që është normale për të rinjtë që hyjnë për herë të parë në tregun e punës. Ka disa lloj profesionesh që janë të kërkuara në tregun e punës, profesioni në teknologjinë e informacionit, fasonët ose teknologjia përpunuese, është një nga ofruesit më të mëdhenj të punës në Shqipëri”, thotë Genta Prodani, drejtore e politikave të punësimit.
Një ndër ekspertët e sociologjisë Gëzim Tushe, shpjegon se masivizimi i arsimit, ka sjellë këtë shkallë të madhe papunësie tek të rinjtë, të cilët nuk mund të punësohen në administratë shtetërore, por u duhet të përdorin të gjitha aftësitë e tyre për t’u përshtatur me tregun e punës.
“Sot jemi përballë një bumrangu ku kemi një numër të madh studentësh të diplomuar në universitete publike e private, në një diversitet, të larmishëm profesionesh dhe degësh, të cilët e ndjejnë veten keq përballë tregut të punës. Një pjesë e madhe e studentëve, sidomos ata që janë të shkolluar në nivele të larta akademike e mendojnë se zgjidjha e punësimit të tyre do të bëhet nëpërmjet administratës publike. Administrata publike nuk është një lopë, sa mund të milet nga të gjithë për të gjetur vende pune. Unë mendoj se dy janë rrugët, ose duke i riorientuar duke fituar shprehi e shkathtësi të reja në përputhje me labilitetin në tregun e punës, dhe një rruge tjetër që nuk është fort komode në kohët e sotshme është emigrimi, largimi nga vendi”, thotë sociologu Gëzim Tushe.
Qeveria po punon për zhvillimin e arsimit profesional,si dhe për nxitjen e programeve të punësimit, për të cilat këtë vit janë dhënë 270 milionë lekë./ TCH
Po e ca ka te keqe ??
GJITHE EUROPA VEMENDJEN ME TE MADHE E KA VENE TEK SHKOLLAT PROFESIONALE TE TE RINJVE ,DUKE U SPECIALIZUAR NE FUSHA TE NDRYSHME ,MUNDET TE PUNESOHEN JO VETEM NE SHQIPERI ,POR DHE JASHTE SAJ .
Thjesht hyzmeqare ,nuk prodhojme gje ne prodhimi te ben te pasur po ku?
Ky nuk eshte vetem problem i studenteve shqiptare, por i shume shteteve te unjonit europian. Kjo nuk eshte gje e mire per Europen se sjelle shume anomali ne zhvillimin e ekonomise.Ekonomia europiane po hecen koturrum. Industrialistet po kerkojne te shesin prodhim duke mos e respektuar me cilesine e mallit. Kjo po i çon ne vetevrasje. P.sh. Industria Italiane deri ne vitet 1990-1995 ishte industria e peste ne bote. Tani ka humbur dhe vendin e 25 ne Bote. Ku humbi gjithe ajo teknollogji qe zhvilloi gjithe boten. Tani le te mbahet me prodhimin e gjyslykeve te Luxottica.
Mendoj se pershtatja me kerkesat per punesim eshte rruga me e drejte sot per sot ne Shqiperi.Shkollimi ne universitetet tona,nuk eshte garanci punesimi.Perse e them kete?
Se pari,nuk jane “studime”,por jane blerje diplomash dhe per kete aresye jane bere te gjithe “juriste”,”ekonomiste”,”punonjes sociale” etj,por qe te gjithe kane nivelin e plepisteve.
Se dyti,ne rast emigrimi,t’a harrojne se do punesohen ne keto profesione,sepse edhe me diplomat e kohes te ENVERIT,TE CILAT ISHIN REALE DHE JO TE BLERA,NUK TI NJEH NJERI NE BOTE.Te duhet t’a fillosh nga e para.Po a e kane te sigurte se e kane kryer te mesmen apo e kane dhe ate te blere?Ky eshte problemi me i madh per keta.
Prandaj them,se studente do te mbarojne universitetet,kur prinderit apo ata vete nuk do paguajne per te blere diplomen…
sepse sja u mban bytha te bejne pun te tjera, u duket vetja sikur jane avokate, bejne selfie sikur jane ne zyre
Yes Taku
Shifra nuk eshte aspak e sakte. Call centro jane te gjitha te rregjistruara, munde te jepet raport statistikor zyrtar . Shifra eshte disa here me e vogel.
Hallall taku
Si shkollat e mesme te pergjithshme dhe profesionale, por edhe shkollat e larta (universitetet) duhet te japin me te miren e mundeshme ne arsim dhe kulture, pra deftesa e pjekurise dhe diploma te jete reale cilesore dhe jo te blera si kane qejf nje pjese e prinderve.
Me perpara mendojne a kemi ndonje mik ne shkolle se sa a meson femija.
Duhet edhe kritera te sakta, te qarta dhe rregulla loje korrekte qe femijet te shkojne atje ku japin me te vertete.
Propaganda e madhe e ketyre viteve ka qene te gjithe me univeristet, tani propaganda eshte o burra ne shkolla profesionale.
Kjo behet thjeshte qe te shtyhet koha e daljes per kerkese per pune, sepse keto 25-se vjet nuk eshte bere asgje ne menyre zyrtare dhe shteterore per punesimin e te rinjeve, gjithcka rrumpalle.
Si Partia Demokratike gjate fushatve elektorale thonin po te vime ne pushtet do te hapin 250’000 vende pune, vjen kjo tjetra ne pushtet duke thene se do te hap 300’000 vende pune. Te gjitha genjeshtra, mashtrime dhe demagogji e radhes.
Gjersa politika ne pergjithesi nuk ka nje strategji, nje platforme si do te behet punesimi i njerzve, do te kete vetem fjale ne ere dhe brockulla sa me shume. Eshte thene dhe thuhet pas zgjedhjeve sa vende pune do te hape privati, ore gjate zgjedhjeve nuk u permend kerkund privati por thate se keto do ti hape shteti.
Tjetra, na paraqiten Firmat Fason me meterial porositesi si fitore, kur paga mujore eshte rreth 100 Evro = 14000 lek te reja. Page skllevrish te koheve moderne.
Deri tani politika, pushteti, qeveria kane deshtuar ne te gjitha drejtimet sepse nuk e kane mendjen per pune, por e kane per shperdorime, vjedhje, grabitje, tendera, koncesione dhe me prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA shkohet vetem nga humbja ne humbje, nga mjerimi ne mjerim dhe nga varferi ne varferi. Perspektive, mireqenie, begati, kerkund!! Tung.
Me nivelin qe ka arsimi sot ne Shqiperi, edhe per call center jane dobet. Po ti pyesesh te gjithe shqiptaret jane te “diplomuar”. U dhjefsha diplomat se ne perendim nuk arrijne as ne nivelet e shkollave te mesme! Kane mbaruar ekonomikun ose per drejtesi, sa karagjozllek te duket ne nje vend ku nuk marrin vesh nga ekonomia dhe drejtesia nuk egziston!