Totozani zgjidhet anëtar i Bordit Botëror të IOI

7 Nëntor 2015, 12:06Sociale TEMA

Avokati i Popullit Igli Totozani u zgjodh anëtar i Bordit Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI).

Ky bord është organi drejtues i organizates IOI në nivel boteror.

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit Botëror të IOI-së u bë gjatë një mbledhjeje të zhvilluar javën e kaluar në Romë.

Zgjedhja e Totozanit në këtë funksion u bë nga Bordi Rajonal Europian i IOI-së.

Instituti Ndërkombëtar i Ombudsmanëve (IOI) është krijuar në vitin 1978, si një organizatë globale bashkëpunimi për mbi 170 institucione të pavarura Ombudsmanësh në më shumë se 90 vende në mbarë botën. IOI-ja është e organizuar në gjashtë rajone të mëdha (Afrika, Azia, Australazia & Paqësori, Evropa, Ishujt Karaibe& Amerika Latine dhe Amerika e Veriut).

Funksioni kryesor i këtij instituti është mbështetja e institucioneve të Ombudsmanit në rolin e tyre kryesor të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave themelore të njeriut, mbrojtja e individëve nga abuzimi i pushtetit, vendimet e padrejta dhe keqdrejtimi nga ana e administratës publike, për t’i bërë veprimet e qeverisë, më transparente, dhe administratën, më të përgjegjshme ndaj publikut.

5 komente në “Totozani zgjidhet anëtar i Bordit Botëror të IOI”

  1. zekthi says:

    Shembull i gjalle; Sa me pak te punosh dhe sa me i korruptuar, aq me lart ngjitesh.

  2. Martini says:

    Dhe doni qe te besojme te Ombudsmanet e Evropit !?

  3. Erioni 2 Fiq + 1Banane says:

    … per merita te spikatura ne mbeshtetjen e levizjes BQ !

    Mos ta kane terezit edhe ty nga prapa o cun, para kameres dhe per efekt dokumenti ?
    Se kshu metodash rekrutimi perdor Lobi BQ

  4. Autogol says:

    Shpresojme te jete dhe ky nje yll ne ngritje me vule nga perendimi.

  5. Erioni 2 Fiq + 1Banane says:

    Ky eshte nje yll BQ-izmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje