Sondazhi/ Të rinjtë shqiptarë pjesën kryesore të parave e shpenzojnë për veshje dhe...kafe

4 Nëntor 2015, 10:16Sociale TEMA

Të rinjtë shqiptar shpenzojnë më tepër për veshje.

Shuma mesatare që ata shpenzojnë në muaj për veshje apo këpucë është 4560 lekë.

Këtë konkluzion e ka dhënë raporti i fundit për Rininë Shqiptare nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Kategoria e dyte për të cilën të rinjtë shqiptarë shpenzojnë janë daljet jashtë në lokale, bare etj.

Shuma e shpenzuar për këtë arsye vlerësohen mesatarisht 3870 lekë në muaj, raporton Monitor.

Blerja e kartave për telefonat celularë ju kushton të rinjve mesatarisht 1000 në muaj.

Ndërkohë shifra më të vogla shpenzohen për blerjen e librave (540 lekë në muaj), DVD ose filmat në kinema (më pak se 300 lekë në muaj) si dhe shërbime të ndryshme si palestër apo estetikë (rreth 700 lekë në muaj).

Nëse marrim të mirëqenë një të ri që kryen të gjitha këto shpenzime, totali i buxheti për të cilin ai ka nevojë çdo muaj i kalon 10,000 lekët.

Në këtë drejtim vihen re dallime gjinore për sa i përket masës së shpenzimeve.

Meshkujt konsumojnë një buxhet më të lartë sesa femrat, pasi realizojnë shpenzime dyfish më të mëdha për frekuentimin e lokaleve dhe bareve. Nëse femrat shpenzojnë 2600 lekë në muaj për këtë qëllim të rinjtë meshkuj harxhojnë rreth 5000 lekë.

Gjithashtu meshkujt kryejnë shpenzime më të mëdha edhe për sa i përket blerjes së veshjeve e aksesorëve teksa ata harxhojnë 4900 lekë në muaj përkundër 4100 lekë të harxhuara nga femrat.

Dallimet mes të rinjve nga shtresa të ndryshme ekonomike pasqyrohen në mënyrë të dukshme në shpenzimet e tyre mujore.

Kështu të rinjtë nga shtresat më të pasura të shoqërisë harxhojnë mbi 6000 lekë në muaj qoftë për blerjet apo për frekuentimin e lokaleve, restoranteve si dhe mbi 1200 lekë për shërbime si palestër dhe estetikë.

Totali i shpenzimeve të të rinjve që vinë nga shtresat e pasura është 16,000 lekë në muaj.

3 komente në “Sondazhi/ Të rinjtë shqiptarë pjesën kryesore të parave e shpenzojnë për veshje dhe…kafe”

  1. Christopher Columbus says:

    Keta te rinjte tane te brezit pas viteve 90 u mesuan ta shtyjne kohen kafeneve dhe jane shume dembela.

    Duan Universitet falas dhe qe te hyjne pa konkurs.

    Diplomen e duan qyl dhe mundesisht tua cosh te Kafeneja.

    Dhe punen e duan ne ndonje zyre ku kafeneja te mos jete shume larg se shumica preferojne te punojne nga kafeneja.

    1. Flutura says:

      …dhe pastaj Colombus ia mbathin me azil ne Gjermani kur nuk qullosin gje…keshtu vazhdon historia?

  2. Julie says:

    I do trust all of the concepts you’ve persented in your post. They are very convincing and will definitely work. Still, the posts are too brief for beginners. Could you please extend them a little from subsequent time? Thanks for the post.Feel free to visit my weblog

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje