Rudina Xhunga i përgjigjet vajzës që punon në “call center”: Nuk të gjykoj, por më vjen keq se ky nuk është investim

2 Nëntor 2015, 18:44Sociale TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga shkruante sot për dëshpërimin që i shkaktonte fakti se mijëra të rinj, si “shpëtim” kanë gjetur të punojnë në “call center”.

Por, asaj i është përgjigjur një vajzë që punon në “call center”, në faqen e saj.

Me fal moj Zonja Rudina ti me mire se kushdo duhet te njofesh realitetin e vendit ku jetojme..Une jam nje nder ato vajza qe punojne ne call center dhe e bej kete pune per me shume se 4 vjet dhe nuk shof asgje kaq tragjike ne kete pune qe shume si une e bejne,ti je nje gazetare e nderuar dhe jam e sigurt qe per te marre ate page qe merr te duhet te rrish jo 12 ore ne pune por 24 ore dhe jam e sigurt qe nuk keni kohe ju ne kete rast per te bere gjera te tjera.

Ju gjukoni sipas menyres tuaj nje operator call centeri qe shet nje produkt nepermjet tel me kufje ne vesh,dhe nuk gjykoni nje shitese butiku qe ben te njejten pune dhe ne kushte me te keqija.ce dini ju nje rroge prej 600€ loje fjalesh”, shkruan vajza.

Asaj i është përgjigjur vetë Xhunga, e cila thotë se nuk e paragjykon.

Por, sipas saj, puna në “call center” nuk është një investim as për jetën e këtyre të rinjve dhe as për vendin.

Nuk po te gjykoj Anjeza.

Puna ime e pare ka qene 6 mije leke.

Ne gazete, sa mbarova studimet. Une te them bravo qe punon.

Nuk te gjykoj asnje cast.

Me vjen keq qe puna jote dhe mijera vajzave si ti nuk prodhon asgje per te ardhmen e vendit tim dhe tendit. Eshte hic per Shqiperine. Eshte lodhje, shperblim por jo investim.

Ky eshte meraku im, per neser. Per sot ti je nje hall me pak per veten, shtetin, se punon e paguhesh.

Por une duhet te mendoj per neser.

Se jetoj ketu, kam nje femije dhe mendoj jo vetem te paguaj kopshtin e saj, por te hedh nje dore, te hap nje dere per te ardhmen e saj dhe femijes tend.

 Pavaresisht se kemi pune te ndryshme e paga te ndryshme, une ti dhe femijet tane, ndajne te njejten Shqiperi”, i shkruan gazetarja e njohur vajzës në fjalë.

41 komente në “Rudina Xhunga i përgjigjet vajzës që punon në “call center”: Nuk të gjykoj, por më vjen keq se ky nuk është investim”

  1. Iliria says:

    Mire e ke ti Rudina, por shqypot jane popull qe mendojne sot per neser, nuk e kane idene e fjales “vizion”, “perspektive”. Eshte e vertete ajo qe thote Rudina, eshte pune pa prodhim, eshte thjesht sherbim, nuk prodhohet gje, nuk investohet, nuk ka te ardhme me pak fjale.
    Per shembull, perfytyroni, investimi i pare qe ben nje shqypo kur i bie nje shume ne dore, eshte lokali, ku pihet raki dhe kafe dhe kalon gjithe diten duke vrare kohen.
    T’i thuash shqypos te hape nje ferme derrash apo pulari ne fshat, te shikon sikur te jesh i çmendur, sikur je alien, biles gati sa nuk ofendohet nga keshilla jote. Sepse per shqypon jeta eshte ha pi rri dhe merru me thashetheme gjithe diten, nuk e kane idene çfare eshte puna prodhuese. Pune shqyposh me pak fjale.

    1. Argita_B says:

      @ Iliria,
      Rudina Xhunga tregon me te vertete injorance ne fushen e ekonomise kur shprehet se sherbet nuk kane te ardhme!! Nje gazetare e nivelit te saj qe jo vetem se nuk jeton me periudhen ne te cilen jemi po as mer mundimin te informohet!!
      http://data.lesechos.fr/pays-indicateur/france/part-des-services-dans-le-pib.html Ne kete links mund te shohim se ne vende si Amerika, Danimarka, Franca sherbimet perbejne 75-78% te PiB se, ne nje kohe qe ne Shqiperi sherbimet perbejne vetem 62% te PIB. Rudina do te ishte me mire qe ne tema te cilat nuk ke kopetenca te mos shpalosesh injorancen tende neper medie! Nuk te detyron kush te japesh mendim per çdo teme, keshtu qe ne kete rast, kishe okazionin me te mire per te heshtur.
      Nuk jetojme me ne periudhat e kapitalizmit industrial po atij financiar, pra te sherbimeve. Bankieri, mesuesit, kamarieret, policia, ushtria, gazetaria..e keshtu me rradhe nuk prodhojne gje tjeter veçse sherbim, pra te njeten gje si Call Center.
      Pra Rudina hapi syte dhe meso pakez ekonomi se je shume mbrapa.

      1. Tironci says:

        Rudina tamom e ka ,,,
        Po pse more goca edhe çuna ça mendoni ju pse kanë ardh firmat fasone edhe
        Call Center në Shqipëri ???
        Po të ishin këto profesinoe dhe punë të hajrit i mbanin në vend të vet, nuk vinin në shqipëri të investonin gjasme ? kjo eshte skllavëri moderne , hiç më shumë ,
        Kto të gjitha janë firma që shfrytëzojn krahun e lirë të punës në shqipëri sepse shumica e popullit shqiptar janë pa punë edhe prandaj kënaqen me atë punë skllavërore se sa pa gjo fare..
        Rinia shqiptare për momentin vetëm jashte shtetit mund të përparoj ( për fat të keq )
        Do zoti ju rujt zoti edhe na rujt zoti se me këta qeveritarë gjithe kto vite ska shpresë ….

        1. Studenti says:

          O zoti Tironci qe kjo eshte skllaveria moderne kete e dine te gjithe , fasonet paguajne 150 € rroge mujore .Gjjithsesi i flm firmat qe kane zgjedhe shqiperine. Nuk eshte normale por me mire te qendrojne ketu se te zgjedhin nje vend tjeter .Ti ke ndonje zgjidhje apo ben muhabet kot ,le te jemi pak realiste.

      2. Argita says:

        Argita paske lexuar librat e ekonomise per se mbrapshti .
        Ti je shembulli tipik i atyre qe themi: Me mire te ha sot se per neser nuk ka problem!
        çeshtja e call center nxjerr ne drite mungesen e nje sistemi ekonomik dhe social ne Shqiperi.
        Ato qe e kane patur per detyren ( dhe qe jane paguarn nga çdo shqiptar ) kane menduar me mire qe te vjedhin sesa te krijojne ligje per ngritjen e nje strukture ekonomiko-sociale.
        Puna shteterore eshte bere shume me keq sesa puna private.

        Tek privati punon kur ke zotesi ndersa tek shteterorja punon po pagove. (Ne jemi njerez te çmendur!!! te paguajme qe te punojme !!! atehere ishte me mire komunizmi !!! )

        Nuk ke asnje mut ligji per nenpunesin civil. Pra nuk ke asnje te ardhur si infrastrukture publike.

        Me lart permende 3 shtete qe jemi me vite drite larg si nga kultura ashtu nga ana ekonomike.
        Perpara se te vendosesh nje shifer ketu dhe te mburresh se paske lexuar 2 libra duhet te tregosh edhe cilat jane pjeset perberese te ketyre sherbimeve !
        Asnje nga keta shtete nuk ka arritur dhe kurre nuk do te arrije tek 75% me call centerat.
        Call center duhet te jte nje pune per nje periudhe te caktuar dhe kurren e kurres nuk mund ta imagjinosh si nje pune qe ti do te punosh gjithe jeten.

      3. plaku dhe deti says:

        Argita, shkrimi i Rudines fliste per gjeneraten e te diplomuarve,qe ne vend te instituteve kerkimore nuk kane shans vecse call centerat, te cilat jane te perkohshme si biznes ngaqe interaktiviteti i smartphoneve do i nxjerre jashte loje.Por nuk eshte faji i tyre, eshte papunesia qe dikton ligjin.Ne fakt kjo eshte nje teme qe komentues ketu mund ta pershkruanin shume me mire se Xhunga, por Baze eshte akoma i terhequr nga ambalazhi sesa nga cilesia e produktit.Gabimi i Xhunges ne shkrim ishte cilesimi jo me emra, qofte edhe fiktive, por me numra etikete,”vajza 600 euro”,”vajza 300 euro”, per mendimin tim e pagjetur mire, duke i vleresuar siperfaqesisht si etiketa supermarketi. Bej kujdes zonje, se kush lexon gazeta online eshte tip i vemendshem ndaj fjales se shkruar. Sidoqofte, me pak permiresim ky ishte nje shkrim dhe konstatim i goditur.

    2. Eri says:

      Kur s’ke cte hash, normal qe do mendosh sot per sot. Kur e ke barkun plot po, atehere mund te mendosh per neser a pasneser. Ndryshimi ketu eshte se shumica e popullit nuk jane ne nivelin ekonomik te znj. Xhunga, ndaj dhe skane si te kene te njejten pike pamjeje me te.

    3. edi says:

      pse cfar esht investim sipas teje o Xhung??? vetem te futesh skutave te tv dhe mediave??? Ske turp qe te rinjve dhe te rejave ju thua mos punoni por beni investim??? Edhe kruvlliku investim esht, madje i fuqishem.

  2. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Uau, Rudina ca duhet te beje goca sipas teje, te presi te plaket e papune me asistence nga shteti deri sa ti dali mundesia qe te gjeje pune ne zanatin e saj qe ti tia konsiderosh investim. e ke idene sa shpejt kalon mosha rudina, sa shpejt plaket robi dhe del nga tregu i punes. kush te merr ne pune po shkove mbi 45 po 50 vjec? pa folur qe cdo vit mbarojne shkollen plot te rinj e te reja qe i shtohen konkurences se tregut te punes i cili ne shqiperi shtuar dhe ato 300 mije vendet qe “hapi” rama ngelet nje treg pune inekzistent. Po mos punonte ne call center goca tani do ishte duke kerkuar azil ne europe apo duke punuar pa letra ne perendimin e afert apo dhe ate te larget. me ate pune ajo siguron jetesen e saj dhe qenien afer te dashurve te saj, familjes se saj per ti ndihmuar materialisht dhe moralisht pasi shteti ne shqiperi qameti mund te te japi nje thes miell cdo 2 vjet kur ka zgjedhje.

  3. ??? says:

    Me vjen keq Rudina por call center eshte e ardhmja, ketu ne UK shumica ne call center punojne. Shumica e kompanive serioze me call center bejne biznes dhe jo vetem shitje blerje por costumer advise, bookings dhe shume pune te tjera. Ja ke fut kot ketu.

  4. ehh says:

    Investim per veten dhe te ardhmen e vendit?? Pse te gjithe duhet te bejne kala’, qe t’u njifet puna?? Pse te mos trajtohet me shume respekt qe keto te rinj e te reja punojne pa patur rendesi se ku?! Cdo kush fillon nga diku, merr eksperiencen perkatese dhe evolon. Zonja Xhunga perpara se te shikoje “investimin” dhe te “ardhmen”, ndoshta duhet t’i meshoje me shume faktit te pazgjidhur te papunesise. Ku do te punojne gjithe ato te rinj e te reja qe mbarojne studimet, cfare kushtesh u krijohen, a ka internship-e ku ata te marrin eksperiencat e duhura sipas profilit ku studiojne?? Apo thjesht flit e paragjyko (sic e kemi zakon ne), na ben te ndjehemi me mire nen lekuren tone se gjoja paskemi nje pune me te mire? Per tu bere me literal, edukata e komunikimit me njerez le shume per te deshiruar ne Shqiperi dhe call center, ndoshta do te mesoje/edukoje me shume te rinj se si te menaxhojne marredheniet njerezore. Une kete e shoh investim shume te madh qe patjeter do te ndikoje ne te ardhmen..

  5. s.h. says:

    Hej…kush e mban mend nje tregim shume te hershem per Elcen e mencur , qe sapo ishte martuar dhe vriste mendjen se cdo behej me femijen e saj, pasi te ngjizej, rritej , martohej etj….Kesaj i thote gazetari dhe shqetesim ultrasocial…!

  6. Mimi says:

    A moj RUdina po flet si Liza ne boten e cudirave, mjafton te besh nje shkrim dhe kujton se njerzit jane budallej.Behet fjale per buken e gojes o shoqèeeeeeeeeee

  7. roni says:

    Vazhdojme te leme nam duke kritikuar dhe gjykuar ate qe mundohet te thote nje te verete te dhimbshme, qe edhe une e kam thene dhe sterthene prej vitesh. Dhe sigurisht as Rudina e as une se kam pasur te lehte ta themi, por se na dhemb prandja e themi. Une njehere ne nje vend te larget nu desh te beja dicka te ngjashme,,,per te lidhur kontrata te nje kompanie qe donte te hynte ne treg,,me fjale te tjera te shkoja door to door (pak a shume si te besdisesh njerezit duke i rene telefonit ne cdo ore per ti shitur dicka a nje sherbim) dhe qe ku e lashe heheh hehehe,,, dhe nisa te shkoja dere me dere ,,ca ta hapnin,, ca ta perplasnin ne fytyre, ne ca vila te tjera lehte ceni sa nje ari mbrapa kangjellave per te thene sinjalin… ZHDUKU TI!!!! Dhe mbas nje jave pune te tille makabre,,, qe sigurisht i dihej rezultati se ata qytetare e kishin tashme nje kontrate … ata qe na e kishin bere kete pune si nje parajse ku behej para pa fund… me thane,, Si…spaske kapur kontrata akoma,,,,epo ska asnje lek!!! Lere qe mora ate thesin e parave qe ata na premntonin por as leket qe harxhova poshte e larte nuk me dhane,,,,Prandja Rudina thote ate qe thote,, nuk mund te ndertosh asgje me call centers,, vecse ti japesh vetes pamjen dhe formen e nje skallvje te kapitalit qe mos sot neser do te flakin ne rruge se call centers sjane dicka reale for fantazma , dhe ti sheh qe sje me per asgje tjeter,,, dhe kurre smundesh te ecesh me kembet e tua.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rudina i takon grupimit te femrave qe e kane kaluar fazen e varferise,kane marre rolin e “psikolloges” per keshilla parimore.

  9. anonim says:

    Të vjen keq zonja Xhunga por nuk i rekomandon asnjë zgjidhje. Nqs nuk do afroheshe në asnjë TV pas largimit nga Topi çfarë do bëje ?

  10. gregory.uk says:

    Rudin pak me teper respekt per keto vajza qe kane zgjedhur te bejne nje pune te ndershme qe u sjell te ardhura atyre dhe vendit. Mos harro se kur fillove ti gazetarine vajzat shqiptare mbushnin semaforet e europes me dashje apo nga halli. E vetmja gje qe mund te besh, eshte ti falenderosh per punen e ndershme qe bejne se jo kushdo mund ta bej kete pune. Shqetesimi yt duhet te jete per ata shqiptare qe e kalojne gjithe diten kafeneve, ndersa detyra juaj eshte te demaskosh ata miqe e tu qeveritare qe e kane vjedhur dhe vjedhin kete vend dhe po e kthejne kete brez ne brezin e humbur, pa prespektive por mbi te gjitha pa shprese.

  11. toni toni says:

    Cila eshte zgjidhja Rudina?

  12. Qemal says:

    Po ti Rudi, cfare prodhon per te ardhmen e vendit tim dhe tendit? Ku eshte investimi yt? Realitet i hidhur….

    1. Kinezi mao says:

      Pordh me rigon prodhon rudina.
      Detyrimisht qe njeriu perpiqet te beje me te miren per te ardhmen e vetes dhe sigurisht per femijes,po me para te ardhmes eshte e tashmja,dhe sjo nuk mbyshet ne endra.
      Asnje vrejtje per vajzen vetem falenderime meriton.
      Epo te gjithe nuk do behen me shkolle te larte,dikush do behet edhe murator po dhe idraulik ,te gjithe nuk mund te behen si rudina dhe burri i saj,,, dmth te shesin pordhe….

  13. Lani says:

    Nuk e kuptoj cfare eshte sipas Jush Rudina, puna “e duhur” qe vajzat e djemte duhet te synojne. Nqs mendon se duhet te jene mjeke, inxhinjere, avokate e gjyqtare por jo pastruese, bujkesha, punetore fabrike apo operatore ne call center, nuk mendon drejt. Cdo pune eshte e nderuar e super e respektuar kur kryhet brenda normave qe ka percaktuar shteti e shoqeria. Call center eshte njeri prej shume investimeve qe behen ne vend dhe eshte shume mire qe behen. Ku do punonin qindra studentet qe mbarojne mes te tjerash per gjuhe te huaj? Studentet qe punojne per te perballuar jetesen?…
    Une nuk besoj kurre se eshte pune me e fisme te punosh me mikrofon ne cante duke bredhur pas kameramaneve per te politikanet per tu bere pastaj pyetjet qe te thote shefi e rrogen ta marresh me te pritur. Jane te nderuar dhe meritojne respektin me te madh te gjitha ato vajza qe punojne ne ato call center sepse jane jo vetem te formuara, me gjuhe te huaj por dhe punetore e shume te sjellshme me njerezit, ndryshe dhe nuk do ti punesonte njeri. Shembullin e tyre duhet tia ofrojme gjithe atyre djemve dhe vajzave qe zhgryhen kafeneve duke u ankuar se s’ka pune sepse me pune mendojne cdo gje pervec se punes qe shpesh e kane para sy e e nuk e shohin.

  14. ANTIKORUPSIONI says:

    Sa modeste moj rudina!
    Ti qe prodhon me shume se kushdo fjale.
    Fjale qe ne shumicen e rasteve jane boshe.
    Ne te kundert ato te rinj,neser mundet ti shfrytezojne shume mire eksperiencat e fituara gjate punes.
    Por ti me shkrimin tend ja arrite qellimit. Perseri nepermjet fjaleve hape nje debat qe nuk prodhon asgje pervec fjaleve. Bravo rudina vogel.

  15. Edi says:

    Hahaha puna ne call center nk prodhon asgje,kurse si gazetare prodhon:po cfare moj Rudina ?ju jeni shtresa me e felliqur e shoqerise,ju lajmet i merrni ne internet ,keni bere nga nje studio gjasme moderne beni bla bla bla dhepastaj dilni per kafe.lajmet ose temat qe diskutoni ju jane jo me larg se 1 km nga kryeminstria ne parlament dhe prej atje ne ne sdudio.me plot kuptim ju jeni parazite.

  16. eg says:

    Puna eshte nder e dashur.
    Cdo pune eshte eksperience me vete, biles edhe te punosh ne call centre kerkon disa aftesi.
    Ne njefare menyre personi duhet te kete nje fjalor te pasur dhe ta njohe mallin apo sherbimin qe marketon.
    Ne disa raste kerkon edhe njohjen e gjuhes se huaj, qe do me thene duke e vene ne perdorim me klientin ne njefare menyre keta njerez qe punojne ne call centre praktikojne dhe testojne njohurite qe kane.

    Ve bast qe ti e dashur me ate fjalor te kufizuar qe ke, qe kur flet duket sikur ti nxjerrin fjalet me pinca, nuk do mundje ta beje dot kete pune.
    Fakti qe ti konsiderohesh si nje gazetare e mire ne shqiperi, tregon edhe njehere sa te ulta jane standartet e gazetarise.

    Nuk eshte se te kam vlersuar ndonjehere, po me kete koment qe ke bere kuptova sa e ceket je.

    Disa punojne edhe per te mbijetuar e dashur.

  17. Rroku says:

    E paska lene cdo lloj llogjike rudinen, ua cfare niveli paska.

  18. droni says:

    Rudina, e shikon Shqiperine nga maja e plepit. Shqiperia nuk ka as traditen, as potencialin per te qene nje vend qe te afron mundesi per tu investuar. Shqiperia ka qene eshte dhe do jete per shume kohe si republikat e bananeve. Jemi ne ekonomine e tregut dhe kjo ekonomi afron keto lloj punesh. Pastaj cfare ben facebuku me teper se sa nje call center globale.

    Rudina ke zene dhjame prandaj flet keshtu.

  19. komentues says:

    Rudina ketu e ke gabim. Call center eshte nje pune e ndershme qe edhe pse mbase nuk paguhet mire ne fund te fundit mbetet pune qe nese pershtatesh disi te shpeton nga parazitizmi monetar pasi jetesen normale e siguron. Jetese normale quaj ushqimin, veshjet, qerane e shtepise, kafet e kaq. Nuk po flas per jete luksi. Ska perspektive? Ne fakt edhe ketu e ke gabim sepse eshte nje eksperience qe ndihmon ne mesimin e perfeksionimin e gjuheve te huaja, zhvillon aftesite shprehese e komunikuese, I ben te rinjte me sociale se kjo pune eshte e gjitha aktivitet social me klientet, koleget , eproret etj, zhvillon aftesite e te berit biznes per punonjesit etj. Nuk eshte e thene qe nje person ta mbylle karrieren e tij ne call center pasi cdo njeri ka te drejte edhe mundesi qe ne jete te zgjedhi edhe perspektiva te tjera por nje bravo te madhe per gjithe ata te rinj e te rritur qe punojne ne call center, nje pune modeste por shume here me e mire se 5mije lekshi mamit per kafe, cigare, skedina, e fara!

  20. Angela says:

    Rudina ka folur realitetin ajo nuk ka ofenduar askend por ne shqiperi te rinjet nuk kan as nje prospetiv per te ardhmen e tyre

  21. arjana says:

    eg ke thene te drejten

  22. Shahisti says:

    Ky vend do te kishte shkuar shume me perpara sikur te kishte me pak njerez si Rudina Xhunga qe prodhojne lume fjalesh pa fund dhe pa asnje dobi dhe me shume vajza si ato qe punojne ne call centers, qe urte e bute e pa ndonje “shkelqim” alla Rudina mbajne barren e familjeve shqiptare. Rudina shut up e mos caj derrasa!

  23. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    I thone nje fjale te urte :
    Eshte e lehte te japesh mend , kur e ke kemben larg gremines

    Shpresoj te mos te ndodhe ndonjehere te jesh e varfer ne jete moj Rudina, por jetes nuk I dihet si mer dhe nese do te bjere rasti ta provosh varferine do te kujtohet se c’ke thene.

    Ka ca njerez qe jetojne te kufizuar ne boten e tyre perrallore, dhe duke mos pare se c’ndodh perreth kujtojne se jeta shkon vaj per te gjithe.

  24. enter''" says:

    Pune sherbim apo pa sherbim, I thone 600 eurp ne muaj. Mendoni pak ju lutem per ata qe 600 euro ne muaj e kane vetem ne enderr.

  25. genti says:

    1 000 000 vende vende pune premtoi lladro!shkoi ne hongkong me u hap bythesh per coston eulet te krahut te punes sikur te ishte merite e qeverise!?

    Hapi vetem Call centre!

    I pa afte

  26. altin15 says:

    Nuk e paragjykon ???
    se do ta nxjerri buken e gojes me pune ?
    Eshte dhe gazetare .
    Cili eshte ideali i Punes tuaj zonje ?nqse ke nje te tille.

    Cfare kerkon ndaj vetes, ndaj te tjereve?
    te arrijne dicka pa punuar,te hidhen me Trampoline nga 1 te 10?
    qellimi te justifikoje mjetet mbase,?
    Hajde gazetare hajde.
    Je Person publik ke pergjegjesi ndaj shume e shume njerezve.
    tu japesh shembull ,
    Per te ardhur keq.
    Gjynah

  27. artani says:

    Rudina jeton duke bere emisine mbi ftekeqsit e shqiptareve sa me shum te vriten me njeri tjetri kaq meshum argumenta ka rudina per emisionet e saja te ishte kaq zgjuar rudina ne emisionet sa saja argomenti i par do te ishte puna ligji spitale drjtesia .por rudina eshte nje gazetare e telekomanduar jo e lire .emisionet e saj jan dikatur e proletariatit asgje ndertuse injoranc.

  28. gjergji thana says:

    Zsikonja Rudina me duket sikur dialogu qe keni nisur me vajzen qe punon ne call center ,ehte I gabuar .Ju zonje e nderuar ,dhe si juve ashtu edhe ghjithe gazetareve qe punojne neper gazetat dhe televizionet enjohura te vendit u eeshte dhene dhe ujepet mundesia e komunikimit me njerzit qe kane ne duar fatet e mejera veteve ne ate vend kaq te lodhur.Do ishte shume me vende n.q.s kete debat ta benit me keta NJEREZ TE MBEDHENJ TE VENDIT.

  29. Niku says:

    Nje pyetje Rudin:Femijen e ke ne kopesht privat apo shteteror?????Mos me thuaj ne shtet.Epra prepare se te gjykosh keta djem e vajza qe nxjerrin buken e gojes,hidhu njehere e shiko kopshtet e crdhet e bashkise…dhe bej nje emission per to,qe te rregullohen se jane ne pike te hallit…andaj mbeshtes komentuesin e mesiperm,se ju gazetaret doni vetem te hapni debate qe sot jane pa vlere,qe te mbushni faqet e gazetave…se fundja per kete paguheni…ke pune te mire Rudina ,apo jo…..!

  30. VforVendetta says:

    Pyetja eshte: Po puna e Rudina Xhunges c’te mire i sjell te ardhmes se vendit??

  31. macoku me cizme says:

    Ku eshte ky call center qe fitohet 600 euro ne muaj?

  32. Flutura says:

    Me mire ne call center se me azil ne Europe.

  33. Dan says:

    Nese paguan taksa dhe kontrubuon per pension eshte investim qe cke me te.
    Ka njerez qe e kane karriere kete lloj pune moj Rudina dhe mos i paragjyko njerezit se pune eshte edhe kjo. Keto jane koherat moderrne qe cdokush mendon dhe perpiqet sipas mundesise dhe kohes.

    Menyra si shkruan dhe i pergjigjesh vajzez eshte paragjykuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje