Dosje elektronike për punonjësit e administratës

2 Nëntor 2015, 17:11Sociale TEMA

Të gjitha institucionet publike tashmë do të kenë dosjen elektronike të punonjësve dhe regjistrin qendror të personelit.

Në një aktivitet të organizuar sot nga Departamenti i Administratës Publike u prezantua puna e bërë për reformën në administratë, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito së bashku me Përfaqësuesin e delegacionit të BE në Shqipëri Yngve Engstrom, Bernard Fitoussi  Ambasadori francez, Raffaella Campanati, Sekretarja e parë e Ambasadës Italiane dhe Ramona Maldovan Drejtuesja e projektit të binjakëzimit.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito gjatë fjalës së saj shprehu rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar si një nga prioritetet për të hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

“Arsyeja se përse BE i kushton kaq vëmëndje kësaj reforme është fakti që është 1 nga 5 prioritet e hapjes së negociatave me BE. Që shteti shqiptar të funksionojë, duhet patjetër që administrata publike të qëndrojë mbi bazën e meritokracisë. Ishte shumë e vështirë që ç’rrënjosnim mentalitetin për mënyrën sesi punonjësit e administratës publike rekrutoheshin dhe pas kësaj, ngritën një sistem modern të shërbimit civil”.

Më tej, ajo shtoi se aktualisht në sistem janë futur dosjet e punonjësve të ministrisë dhe më pas do të lidhen me gjëndjen civile dhe më pas me sigurimet shoqërore, pastaj me tatimet.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit të BE në Shqipëri Yngve Engstrom tha se “menaxhimi është shumë i rëndësishëm për punën e përditshme ndaj administratës i duhet të zjedhin njerëzit më të mirë për të bërë punën. Reforma në administratë është elementi kyç për hapjen e negociatave, për zhvillimin ekonomik të vendit”. Sakaq, ai shtoi se nuk duhet të injorohet rëndësia e vlerësimit të punonjësve.

1 komente në “Dosje elektronike për punonjësit e administratës”

  1. nini says:

    Je ministria me mashtruese e qeverise Rama ,per vet faktin se nuk tregon te verteten ,se si po veprohet me rekrutimet ne administrate .Qe kur erdhi qeveria juaj ,bete lajmerim per aplikime per emerime ne administrate .Kemi bere disa here aplikime ON LINE ,dhe nuk kemi marre asnje pergjigje, qofte negative ,qofte pozitive .Kjo eshte nje nga konfliktet qe ju zonje keni me intelektualet shqiptar ne pergjithesi ,por dhe me elektoratin e majte ,qe kerkon te marre pjese ne konkurse dhe nuk kerkon lemoshe .Te pakten mos genjeni perfaqesuersit e BE ,se po beni me keq se ato qe u rrezuan nga pushteti ,duke futur miq dhe farefis te tarafit tuaj dhe LSI .Ju si qeveri nuk perfaqesoni socialistet ,se me veprimet tuaja ,jeni Out side me programin socialist dhe drejtesine ne formimin e administrates .Beni qef deri ne 2017 se me keto mend e keni jo qeveri sdo beni ,por do perfundoni me keq se PD ,duke vazhduar zakonin e vjeter te militantizmit ne administrate .Turp dhe mekat qe ju votuam si shprese per rilindje . Per ju ky sllogan eshte thjesht manipulim . Pritni se nuk keni pare gje akoma ,se kjo pune ka kosto ,dhe 300 mije vota me pak i moret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje