Keqmenaxhimi i UKT, Veliaj: Uji, mall që duhet paguar. Ndalojmë vjedhjet ne rrjet

2 Nëntor 2015, 10:58Sociale TEMA

Në javën kombëtare të ujit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë qytetarët të paguajnë faturat e ujit të pijshëm dhe të denoncojnë çdo abuzim për të ndaluar vjedhjet. Në fjalën e mbajtur në aktivitetin me sloganin “Ndalim vjedhjen e ujit të pijshëm që Tirana të ketë ujë 24/7”, kryebashkiaku Veliaj theksoi se 70% e ujit vidhet.

“Të gjithë kemi jetuar në Tiranë këto 4 vitet e fundit dhe se si janë hapur lavazhet që punojnë me ujë të pijshëm. Sot nuk besoj se ka ndërmarrje që është menaxhuar më keq se sa UKT. 2/3 e ujit që prodhohet humbet. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë me denoncime ku abuzohet me ujin”, deklaroi Veliaj.

Ai shprehu shqetësimin për keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeve që me ardhjen e tij në krye të bashkisë kishte 1.5 miliardë lekë minus në arkë dhe sot 1.5 miliard leke më shumë në arke vetem ne nje muaj. Për të shmangur abuzimet Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa për menaxhimin e ri të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. “Kemi organizuar disa grupe task forcë për të shmangur abuzimet. Kemi bllokuar 15 autobote uji. Kemi arrestuar 10 punonjës të UKT. Tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që vjedh. Kemi bllokuar 60 lavazhe që përdornin ujin e pijshëm”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka sot 65 milionë dollarë borxhe dhe detyrime. “Nga tani e tutje ne nuk kontraktojmë asnjë kompani, por këtë punë ta bëjnë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës. Ndërmarrjet tona do të bëjnë punë për Ujësjellësin për të shmangur abuzimet”, theksoi Veliaj, ndërsa njoftoi se kjo ndërmarrje është në proces binjakëzimi me UKT në Puglia.

Nga ana tjetër Veliaj shprehu angazhimin për të nxjerrë kompaninë me fitime. “Do të sigurohem që në datën 31 dhjetor të dalë qoftë me 1 lekë fitim dhe kur të dalë me fitim do të shpërndahet si divident të gjithë atyre që paguajnë. Do të sigurohemi që hapim një kapitull të ri se si bëhen punët publike”, njoftoi Veliaj.

2 komente në “Keqmenaxhimi i UKT, Veliaj: Uji, mall që duhet paguar. Ndalojmë vjedhjet ne rrjet”

  1. plaku dhe deti says:

    nuk ka thene gjekundi qe ujì eshte mall, se mall quhet c’ka nuk eshte vendimtare per njeriun.Kryetari i bashkise eshte i lutur te investoje per ta kthyer ujin ne produkt te pijshem.

  2. Agim Anastasi says:

    EDHE NE PERENDIM NUK TE GARANTON NJERI SE UJI NE ROBINET ESHTE I PISHEM , E MEGJITHATE AI ESHTE MALL. NE FAKTE UJI KA QENE MALL SHUME ME PEPARA DHE PO KESHTU ESHTE PAGUAR DHE NE KOHEN E DIKTATURES. PYETJA IME ESHTE ,NESE DIKUSH ME SQARON,PERSE SOT UJI NUK KONCEPTOHET SI MALL. FAJI I SHTETIT,I POLITIKES APO I SHOQERISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje