Totozani: Të gjithë refugjatët që do të vijnë në Shqipëri, të trajtohen si të barabartë me qytetarët shqiptarë

30 Tetor 2015, 15:53Sociale TEMA

Avokati i Popullit, në rolin e tij si Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës, organizoi eventin dy ditor workshopin dhe Konferencën mbi: Standardet e Monitorimit të Përbashkët të trajtimit të Azilkërkuesve, Refugjatëve dhe Emigrantëve në Europën Juglindore”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve ndërkombëtare të fushës së të drejtave të njeriut, Rrjeti i Mekanizmave të Parandalimit të Torturës në Europën Juglinore, Komiteti për Parandalimin e Torturës, Nënkomiteti për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Europës, Prezenca e OSBE-së, UNHCR, autoritete nga qeveria shqiptare, si edhe Ombudsmanë nga vende të rajonit tonë.  Diskutimet u fokusuan mbi mënyrat e unifikuara të trajtimit të krizës emigratore në rajon.

Avokati i Popullit,  Igli Totozani, referuar situatës së pritshme të ardhjes në territorin shqiptar të refugjatëve, që largohen nga zonat e luftës, kryesisht sirianë, shprehu qëndrimin e institucionit dhe një seri me kërkesa drejtuar strukturave të posaçme të shtetit shqiptar.

Avokati i Popullit,  Igli Totozani, tha se Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Europian dhe si e tillë duhet të reagojë dhe të sillet si një shtet europian me të gjithë qytetarët në nevojë, të cilët do të hyjnë në territorin e saj për t’i shpëtuar luftës.  “Çdo qenie njerëzore që hyn në territorin e Shqipërisë duhet t’i jepet mbrojtje dhe duhet trajtuar sipas konventave ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi. Të drejtat e çdo njeriu janë pjesë e kompetencës së Avokatit të Popullit. Të gjithë refugjatët që do të vijnë në Shqipëri duhet të trajtohen si të barabartë me qytetarët shqiptarë. Atyre duhet t’u garantohen të drejtat e njeriut, si dhe dinjitet i pacenuar njerëzor”, tha Totozani.

Avokati i Popullit  bëri thirrje në mënyrë të veçantë për trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve e sidomos  atyre të pashoqëruar, që pritet të vijnë në Shqipëri me fluksin e refugjatëve nga Siria.

Avokati i Popullit ka gati një strukturë të posaçme monitorimi që do të funksionojë në terren për monitorimin e kushteve pritëse nga ana e shtetit shqiptar, për këta qytetarë, që tentojnë t’i shpëtojnë luftës, duke ikur nga vendi i tyre. Monitorimi i Avokatit të Popullit do të përfshijë edhe strukturat shtetërore, në mënyrë që ato t’u vënë në dispozicion të gjithë refugjatëve mundësitë dhe lehtësitë ligjore që u garantohen nga Konventat ndërkombëtare, ku shteti shqiptar ka aderuar.  Totozani theksoi gjithashtu se është mjaft i rëndësishëm edhe bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë në të gjithë Europën Juglindore, lidhur me këtë problem. Edhe për faktin se ky fluks emigrator është një situatë që kërkon koordinim dhe gjithëpërfshirje, për të garantuar mbrojtje të lirive dhe të drejtave për njerëzit në nevojë, por edhe evokim të vlerave të humanzimit në shoqërinë tonë.

Avokati i Popullit i ka nisur edhe disa rekomandime drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për të garantuar kapacitete pritëse dhe akomodim të denjë për refugjatët. Ndërsa vijon puna për monitorimin e rikthimit në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shtete të ndryshme të Europës Perëndimore.

7 komente në “Totozani: Të gjithë refugjatët që do të vijnë në Shqipëri, të trajtohen si të barabartë me qytetarët shqiptarë”

  1. po pastaj? says:

    Qenke gomar more beu yne !

  2. kevin says:

    Po i trajtuat si ne me siguri kan per te then: Ram nga shiu ne bresher.
    Me siguri do kthehen vet ne siri

  3. valbona says:

    po ca si qytetar te sillemi perderisa te gjith e dime se sirianet kane nje kulture shume here me te larte se ai i joni

  4. Iliria says:

    Totozan pordha, merri ne shtepine tende dhe trajtoji si te duash..

  5. Qenka tju ec mare rfugjateve. Shqiptaret trajtohen si kafshet ne çdo aspekt.

  6. Tarrasi says:

    DO ME THENE QE DUHEN VJEDHUR PRONAT QE KANE NGA POLITIKANET E PUSHTETARET DUHET PERDORUR PER VOTA PER TE PAGUAR PER SUPERVILAT E PUSHIMET E TYRE DHE TE FEMIJVE TE TYRE NE BAZE TE cez-AVE rapiscan-NEVE tv-klan-NERVE gerdece-VE rruga kombit ETJ

    MIRESEVINI SKLLEVER TE RINJ KETU ME TE VERTET SKA LUFTE POR KA VARFERI NE MES TE PASURISE.

  7. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Jam dakort O Toto
    S’jam kondra o Zani
    Që si shqipetarët
    Sirianët ti mbani.

    Po me një konditë
    Që ti mirë e di
    Njëlloj si trajtohen
    Shqipot në Greqi.

    Sa bukur workshopi
    Me zorr që e kapa
    Me kujdes te presjet
    Vuri dhe dy kllapa.

    Be për ty bën romi
    Be bën dhe siriani
    Avokat i Popujve
    Igli Totozani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje