Banorët te “Laguna Blu” i përgjigjen Aleksandër Frangajt pas “letrës sqaruese”

28 Tetor 2015, 21:06Sociale TEMA

Aleksandër Frangaj u ka dërguar një “letër sqaruese” banorëve të “Lagunës Blu” për ndërtimet që i po bën në fshatin turistik.

Pas letrës së tij kanë reaguar me një letër publike dy banorë të fshatit turistik në Golem, Përparim Kalo dhe Sotiraq Guga.

Letra1

Të guxosh të mendosh gjëra të pamendueshme

Përparim Kalo

Vjet me nje mikun tim te vjeter, N.H., qejeton e punon ne Washington D.C., po shkonim te luanim tenis ne nje kend sportiv, qe ndodhej prane shtepise se tij.

Ishin 3 ose 4 fusha tenisi, nese e mbaj mend mire por ajo qe me beri pershtypje ishte se fushat kishin shume hapesira te gjelbra perreth, sa une e pyeta N, me naivitetin prej shqiptari, si ka mundesi qe kane mbetur keshtu keto hapesira e nuk ka dale ndonjeri qe ti kerkonte ti merrte e ti shfrytezonte per te ndertuar objekte banimi apo objekt tjeter me natyre fitimprurese.

Nuk me vuri faj, se ai e di mire qe ne Shqiperine tone te dashur eshte kthyer ne hobi zaptimi i terreneve dhe kendeve sportive, pra sendeve qe ndikojne per te zgjatur jeten, e kthimi ityre ne ndertesa qe vec se ndikojne ne shkurtimin e jetes. N. kishte degjuar per aneksin e stadiumit “QemalStafa”, por edhe per fushen Ali Demi, si dhe per dhjetera raste te tjera.

Dh enuk me vuri faj. Por nga ana tjeter, ajo qe diskutuam ishte se ne Washington D.C., por edhe gjetke, ku kas htet, jo vetem qe nuk merr mundimin njeri te beje kerkese per leje se e di qe eshte levizje e deshtuar, por cka eshte me interesante, shteti eshte aq i forte sa nuk guxonte te shkoje mendja per te ndermarre nje aventure te atille.

Mu kujtua ky detaj dje kur mora vesh qe ishte rrafshuar e me pas po kafshohej dhe gerrmohej kendi sportiv tek nje nder komplekset e mireorganizuara rezidenciale – Laguna Blu ne Qerret, Kavaje, ku qindra familje kanembi 10 vjet qe jetojne dhe ku femijet u rriten duke u ushtruar ne ate kend sportiv. Dhe thashe me vete: Si ka mundesi qe guxojme te mendojme te bejme marifete ne kurriz te qindra bashkepronareve?

Si ka mundesi qe guxojne te na trajtojne si te ishim nje tufe njerezish kot, pa lidhje me mjedisin qe na rrethon, e na perket, ne masen qe na perket? Pergjigjen ma dha Andi Bushati me idene e tij racionale, kur thote se tek ne do te vazhdojne te guxojne te mendojne si te perfitojne ne kurriz te te tjereve, madje edhe te fqinjeve legale, me te cilet ndajnerrugen, pemet, pyllin, pishinen, reren, detin, ajrin, e ku ta di une c’tjeter, per sa kohe shteti eshte ne gjunje. Dikush do tethote: “Po kur e kane me letra si i behet?” Pikerisht ketu eshte ceshtja, te letrat.

Dmth tek guximi qe mendon te kerkosh letra ne nje situate kur tegjithe e dine qes’mund te kete letra. Perfshire ata qe i japin letrat. Eshte si puna e atyre qe mundoheshin te mashtronin shtetin, dhe qe shteti bente sikur s’kuptontedhe i la ta mashtronin duke paraqitur kioskat me leje provizore si ndertime te perhershme vetem sepse siper mbanin vule noteri.Mendoj se pasojat e kesaj dukurie qe po perjetojme jane me teper te natyres psikologjike dhe sociale se frenojne deshiren per tejetuar ne komunitet, duke stimuluar vetizolimin brenda murevetona, ne bunkerin e pashpreses.

Letra2

I nderuar Aleksander,

Faleminderit per perpjekjen per te sqaruar komunitetin me versionin tuaj te se vertetes.

Sipas kategorizimit qe juve beni, une nuk hyj nder ata qe xhelozhen “pse ju keni blere dhe po ndertoni ne pronen tuaj konform ligjit” (kjo sipas definicionit tuaj per te verteten dhe ligjin), por vertet jam pjese e atyre qe kur mesuan te verteten (tuaj) refuzojne ta “pelqejne” ate.

Nuk po i hyj intepretimeve ligjore se persona si Z. Kalo apo te tjere mund ti bejne ato ne menyre me profesionale, por edhe pa to, mendoj se nuk ka nevoje te njohesh shume nga ligji per te kuptuar manipulimin flagrant qe ju keni bere (qofte edhe duke perdorur ligjin) per te nderruar pronesine e terreneve sportive, e me keq per te ndryshuar destinationin e tyre ne menyre arbitrare.

Ne kete moment, NE, komuniteti i Laguna Blu ndjehemi; e para, te mashtruar nga Agim Shendjella dhe EPIDAM i cili na ka siguruar ne momentin e shitjes se aparatmenteve tona se ambientet e perbashketa jane te patjetersueshe (dhe kjo eshte e shkruar ne kontratat tona); e dyta, ndjehemi te dhunuar nga ju, qe pa konsensusin tone si komunitet (sipas ligjit bashkepronare te ambinetve te perbashketa) ju shqyeni dyert e kompleksit dhe brenda 24 oresh fadromat tuaja i kthejne ambinetet sportive ne gerrmadha; e treta, ndjehemi te pashprese e te pambrojtur  nga shteti i cili eshte i afte te luftoje informalitetin e fukarenjve, por jo te kufizoje njerez si ju qe dhunojne komunitetin, paturpersisht, me vete doren e shtetit.

Pa shtuar ketu zhgenjimin per apatine dhe paburrerine e sa e sa njerezve me pushtet apo exponent te mediave ne komunitetin e Laguna Blu, te cilet keto dite ju kane share juve neper dhembe e nen ze, me liber shtepie, por nuk guxojne te bejne asnje hap publik per te mbrojtur pronen e tyre (ne kete rast). Imagjino shpresen qe ne, njerezit e parendesishem, kemi besuar tek ata per te mbrojtur te miren publike te ketij vendi.

Ah po, me duhet te them, se duhet t`ju jemi faleminderit per lajmin e mire qe morem sot, qe juve do te ndertoni ambiente te reja sportive ne ambientet e Laguna Blu. Kjo eshte tallja e dyte, edhe me e keqe qe ju na beni si komunitet. Po kush jeni juve more zoteri qe duhet te vendosni se ku dhe kur duhet te luajne femijet e nje komuniteti prej 250 familjesh, te cilet sipas ligjit jane bashkepronare te ambineteve te perbashketa ne ate komplex ? Me cfare te drejte do te beni juve ndertime te tjera ne ambientet e perbashketa, qofshin keto edhe ambiente sportive ??

Te gjithe jemi munduar mesa kemi mundur ti japim atij grumbulli familjesh nje dimension “komuniteti”,  dhe shpesh edhe kemi arritur dicka, por ja qe midis nesh ka edhe njerez si ju, qe  vertetojne se akoma ka vlere ajo shprehja e George Orëell (nese e ke lexuar ate liber te famshem te shkruar ne 1939) tek

Ferma e Kafsheve” qe thoshte se “te gjitha kafshet ne ferme jane te barabarta..por disa prej tyre jane me te barabarta se te tjeret”.

E pra, une nuk kam ndermend t`ju bej moral qytetarie, por sinqerisht nuk e kuptoj se si mbas kesaj qe po ndodh, juve dhe familja juaj akoma mund te ndjeheni rehat ne vilen tuaj te re, e njekohesisht te jeni pjese e ketij komuniteti, i cili minimalisht ju perbuz, per te mos thene me shume, per cfare ju perfaqesoni ne ate territor.

Pa respekt, Sotiraq Guga

11 komente në “Banorët te “Laguna Blu” i përgjigjen Aleksandër Frangajt pas “letrës sqaruese””

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Lufta e Hajduteve mund te quhet. Popullit as i ngrihet e as i ulet niveli i skamjes nga cfare po ndodh ne qerret. E vetmja gje e mire qe doli nga kjo histori eshte qe u mor vesh nga te gjithe se cfare mban brenda laguna. jane bere gjithe hajdutet bashke ne nje komunitet por doli hajdut Sandriu qe donte t’ja u fuste hajduteve te tjere qe ka per gjitone. Po te kishte fare pak shtet prokuroria do kerkonte emrat e gjithe pronareve aty dhe tju kerkonte se me cfare te ardhurash u blene dhe u bene ato banesa luksoze, ku i gjeten ato para dhe a i kane paguar taksat per ato te ardhura. kuponin nuk po ja u kerkojme se gjynah. Por porkuroria nuk e ben dot sepse aty ka pronare edhe gjyqtare edhe prokurore edhe “biznesmene” edhe edhe edhe……. . Ne zgjedhjet lokale shpresoja ne nje bojkot te votuesve por mesa duket nuk ishte pjekur koha tamam. Ne 2017 uroj qe askush te mos shkoje te votoje. le ti votojne familjaret, bashkepunetoret dhe servilet kete klase politkanesh hajdute e kriminele. Eshte tragjike por edhe komike ne te njejten kohe hyrja e “kallabojsit” ne parlament, por ne fakt ai eshte permbledhja ne nje person e 140 plehrave qe jane mbledhur aty. ai eshte fytyr e vertete e parlamentit dhe poltiks 25 vjecare ne shqiperi, nje politike kallabojsish.

  2. Euro Maloku says:

    Tani na duhet te gjejme kafshet me te barabarta shqiptare sipas Oreell:
    Frangaj me cilin eshte i barabarte…
    Nuk e çan trapin per EDIN,SALIUN dhe ILIRIN…
    Edi nuk e çan trapin per Saliun,por jo per Ilirin..
    Po Iliri?Iliri ngre me shtytje gjer 120 kg..

    Mua me plasi per ai e per atyre…
    Ma gezofshi dhemokracine!

  3. Sokoli says:

    I nderuari Sotiraq Guga !
    Lexova me vemendje letrën që i kini drehtuar zaptuesit të fushës se lojnave, Aleksanër Frangajt. Lexova aty për fushat e tenisit në Amerikë. Edhe unë kam banuar disa vite në Amerikë e kam parë disa qytete e midis tyre Cikago ,Boston e Uashington Disi. Për ne ato fusha tenisi, ato fusha futbolli Europian e ato fusha futbolli amerikan jane parajse,kurse kamerikanet i persosin me tej e jo t’u shkojë mendja për t’i prishur. Po qellimi im nuk ështe të bëj propogandë për Amerikën ,pasi edhe nuk arrij dot t’a bëj,po qellimi im ështe se te ne në Shqipëri nuk ka shtet. Per zenien e shkatërrimin e terenit sportiv aty te ju me emrin “laguna blu” nuk ështe faji i Aleksandër Frangajt,po ështe i Shtetit duke filluar nga të gjitha instancat. Kryeministri ederi te ai i komunës. Aleksandër Frangaj u mesua ,u përkëdhel ,sigurisht duke përkëdhelur Aleksandrin e duke marr paratë. Në këtë rast zë vend thënia : “Një dorë në qafë e tjetra në xhepin e atij që përkëdhelet. Me sa di Aleksandri i “Madh” zaptoi të gjithë telajon e kinostudios ku ishin xhiruar sa e sa filma. Ndaj i nderuar Sotiraq, Aleksandri gjeti shesh e beri pershesh. Nuk ka zbatim ligji te ne. Te ne. Shiko partinë opozitare me emrin PD. Del kundra ligjeve që aprovohen . Përkrahet hajduti,krimineli. Mbyllni dyqanet therret ish -kryeministri. Mos jepni kupon -therret kryetri i opozites ,megjithese ështe një kryetar formal. Do zbatojme ligjet therret kryeministri e lejeon shkelejt e ligjit… Drejtesia po ka vdekur. Po pati para nuk ka ligj. E në Amerikë ligji është mbret. Ke parë në ndonjë dyqan sado i vogël të jete, ke par ndonjë kafene sa do e vogël të jetë pa dhen kupon për mallin që blen ? Sigurisht që jo. Hajdutet thërrasin për ligje,po për ligje që të mbrojë hajdutin. Respekte për JU e gjithë atë popull aty. Të rinjtë e fëmijët që luajtën aty t’a dinë se fushat e lojnave ua prishi shteti Aleksandri sa dha paratë.

  4. ADRENALIN says:

    Kur kaloja nga Kavaja per ne Durres para viteve 90, mundohesha te shikoja detin por ishte e pamundur pasi nje pyll me pisha ta zinte komplet pamjen dhe vetem kur afroheshe tek shkembi i kavajes e shikoje.
    Kurse sot kur kalon po tek ajo rruge te duket vetja se je tek 21 dhjetori i tiranes, dhe nuk behet fjale per detin.
    Po te ngjitesh lart ne kodrat e golemit dhe te shikosh krejt gjirin e durresit deri ne qerret dhe te paraperfytyrosh pamjen e paraviteve 90 , do te duhet te vendosesh doren para syve qe te mos shikosh ndertesat si koshere bletesh qe jane bere aty, dhe tere ai pyll me pisha qe dikur ka ekzistuar, eshte prere dhe zvendesuar me beton e tulla te ketyre pronareve te cilet mendoj se relaksohen dhe qetsohen po nuk bejne gje tjeter vec se degjojne pordhet e njeri tjetrit si dhe britmat e kurvave gjat procesit pasi aty ashtu eshte bere, mendoni se sa edukim u japin femijve keta trapa.
    Tek gjiri i lalzit nje krye trap me emrin sulltan Saliu i cili eshte ne moshen e pordhes pasi nuk i doli se shkateruari per 25 vjete vende si ai i lartepermenduri, tani ne moshen qe ka marre bileten ne dore per ne boten tjeter , donte nje vend te virgjer si ai i lalzit dhe ka bere nje ndertim me beton ne mes te pyllit me pisha dhe ky trap ka zaptuar nje pjese te pyllit mendoni tani sa trapa te sojit te tije do te vijne e zaptojne pjese nga ky vend dhe pas 25 vjetesh do ta shohim gjirin e lalzit sic po shohim sot gjirin e durresit , po shqiperia jone ku eshte , ku fillon e mbaron.

    Shpresoje qe betoni i ketyre legeneve te tretet shpejt.

  5. DR says:

    Pronaret e LAGJES me adrese te siperpermendur (e jo fshatit turistisik e terci e merci), te ndertuar MBI nje Prone me interes Publik e Kombetar ne Republiken e Shqiperise, jane te gjithe pa perjashtim ne shkelje ne mos te Ligjit atehere te vete rregullave me te thjeshta te bashkejeteses mes jo kafsheve! …Ne bashkepunim! …Edhe me Shtetin!

  6. Rako says:

    Ngrihuni o populle bjeruni bejlereve te sotem ne kurize te pasuris te te gjitheve ,vete nje revulucion nga populli duke I shporur te gjithe keta politikan me 140 deputetet , 150 me te rendesishmit nga PS. 200 me te rendesishmit nga PD. dhe nka 10 nga partite e tjera dhe te jithe gazetaret vipa te shqiperis dhe nja 200 gjygjtare gjithsejnja 1000 veta dhe te gjithe do clirohemi nga kthetrat eketyre njerezve qe nuk na len te ecim para…

  7. tani says:

    KY ESHTE NJE ZAGAR I POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR TE SHQIPERISE,,DHE VE NE PUNE PARATE E PISTA TE POLIYIKANEVE,,NJE BICIM BEDELI,KANCERI NE KOKE TU BIE TE SHPETOJE SHQIPERIA,,,

  8. qytetar i larguar nga shqiperia says:

    Populli nuk ka force te ngrej zerin kunder hajduteve me Emrin politikan.
    cdo qeveri qe vjen vetem mashtron ,duke filluar te bejne cfare duan dhe zbatojne ligjet vetem per popullin fukara .Cudia me e madhe eshte se megjithese kjo qeveri e tregoi fytyren e saj ,ky popull vazhdon te votoje perseri keta hajdute te skrupullt, qe nuk kane te ngopur te rrjepin gjithe vendin ,ndersa populli varferohet cdo dite e me shume .Zgjidhja qe kerkon ky popull I dobet , eshte vetem largimi nga atdheu i tyre nga shtepite e tyre .Kjo eshte e tmerrshme e padurueshme .

  9. mira says:

    nje shprehje popullore thote,u ulen malet ,u ngriten HALETTTTT.fatkeqesi e madhe per popullin tone.

  10. Tifozi says:

    Flitet per demokraci. Emore njerez demokraci e shtet ligjor ka aty ku ligji eshte i barabarte per te gjithe. Harrojeni se kete klase politike do te kemi shtet. Ju mund pyesni çfare te bejme?. Keni te drejte se tanime dhe Gjermania nuk na pret ma, na kthen:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje