Fluksi i madh i pacientëve që shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duket se është i papërballueshëm për këtë spital pasi së fundmi pacientët po trajtohen në korridoret e reanimacionit.
Report TV ka publikuar një video ku tregohet pikërisht situata në të cilat kurohen pacientët
Bëhet fjalë për repartin e kardiologjisë ku nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale duken shtretërit e vendosur në korridore.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga vetë mjekët e këtij spitali në rrjetin social ”Facebook”.
Petrit Vargu ka postuar në faqen e tij një foto ku duken pacientët në koridorin e reanimacionit të shoqëruar me tekstin:
“Meqenëse duhen fotografi nga spitali ,për të parë si është situata, shokët e mi kishin këtë fotografi ku shihet se 12 vetë flenë në sallonin e reanimacionit të kardiologjisë.
Të lirë për të gjykuar……..
Foto ishte bere sot me date 26.10.2015 ora 10:00.”
Kjo qe thoni ju ketu s’eshte asgje …
Kriminalja vjen me pas :
Si u behet per te liruar vendin ne boxin e reanimacionit ?
Epo, pacientet jane ne buze te varrit … nje te shtyre … dhe hopa, vendi u lirua.
o Mero mos na shqeteso me QSUT ,…se kemi ndermend me ble 44 jaguar
plus kemi takime ne Londer,Honkong,Bruksel,Gjermani,USA…jemi te zen me takime
do zgjidhim hallet e Botes
populli ,…mos semuret ,…te semuret me pak
dhe po i shpenzuam ter leket ne QSUT ,…si do fitojne 22 milion Euro ish kompanit e Beqaj
pushtet i popullit ,…detyrat e qeveris Rama,….
ai bunkeri tek ministria a eshte ndertuar se e kam pik te dobet,…mbas bunk artit
kurohen falas besoj. ishalla ju dalin krevatet se bie fjala semuren burre e grua dhe nuk ka krevat spitali i bie te sjellin nga shtepia krevatin dopio.