Këshilli i Punës miraton në parim draftin kundër dembelizmit, Klosi: Kush refuzon të punojë, i hiqet statusi i të papunit

27 Tetor 2015, 16:12Sociale TEMA

Këshilli Kombëtar i Punës ka miratuar sot në parim draft-ligjin e përgatitur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Për punëkërkuesit e papunë”, i cili synon të frenojë dembelizmin dhe të stimulojë të papunët që të pranojnë të punojnë në vendet e punës që ofron biznesi apo edhe institucionet shtetërore.

Nisur pikërisht nga paradoksi i situatës që haset sot në zyrat e Punës, ku nga njëra anë ekzistojnë 150 mijë kërkesa për punë dhe nga ana tjetër gjenden plot 26 800 vende pune që kërkojnë punëtorë, drafti i propozuar kërkon që të ofrojë mekanizma, të cilët do të nxisin të papunët që të pranojnë punën që u ofrohet.

Ka qenë ministri Klosi, ai që ka prezantuar këtë draft para anëtarëve të Këshillit të Punës, ku veç institucioneve shtetërore ishin prezentë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe ata të biznesit, të cilët në fakt u shprehën parimisht dakord me këtë projektligj.

Ne nuk mund të pranojmë që një sistem i tërë të sponsorizojë dembellëkun e qytetarëve shqiptarë, pra të shkojnë të kërkojnë punë dhe të mos pranojnë të punësohen në vendet e punës që biznesi ofron.

Projektligji është shprehur qartë për plotësimin e dy kushteve themelore që kanë të bëjnë me kushtet që monitorin Inspektorati i Punës, pra kushtet e punës, pagesa të jetë brenda kuadrit ligjor, por edhe kushtin e dytë, që punëmarrësit të kenë një mundësi për aftësim profesional.

Pra kombinimi i të tre faktorëve, mundësisë për punë, kushteve të punës dhe kualifikimi i punonjësve do të jenë baza e këtij projektligji”, – tha ministri.

Më tej, duke prezantuar risitë e këtij projektligji, ai ka theksuar se me miratimin e tij, një person që regjistrohet si i papunë në zyrat e Punës, do duhet të pranojë punën e përshtatshme që i ofrohet nga kjo zyrë.

Jo vetëm kaq, por ai duhet të pranojë edhe që të marrë pjesë në kurset e kualifikimit profesional, që do t’i ofrohen nga institucionet shtetërore falas. Në të kundërt, në rast refuzimi, atij do t’i hiqet statusi i të papunit dhe do humbasë përfitimet që rrjedhin prej tij.

Ne duhet të marrim një vendim të fortë, që ka të bëjë me moslejimin e refuzimit të herëpashershëm të punëmarrësit të ofertës për punë. Prandaj ne kërkojmë që, në bazë të ligjit të ri, punëmarrësit t’i hiqet apo t’i refuzohet statusi i punëmarrësit të papunë, nëse oferta e përshtatshme apo programet e tjera të përshtatshme kundërshtohen, refuzohen apo nuk pranohen gjatë intervistimit të tij të parë apo në takimet e tjera të radhës.

Pra, kur punëkërkuesi i papunë refuzon një vend të përshtatshëm, qoftë edhe një herë të vetme, kur kërkon punë dhe deklaron një gjë të tillë, kur punëkërkuesi i papunë refuzon pjesëmarrjen në programin e nxitjes së punësimit, apo në programet e tjera të punësimit, siç mund të jenë punët publike apo komunitare, kur punëkërkuesi i papunë refuzon pjesëmarrjen në formimin profesional falas, i cili vlerësohet se ndihmon integrimin e tij në tregun e punës, ndërmjetësohet në punë, ka gjetur vetë punë, nuk paraqitet në zyrën e punësimit 1 herë në muaj, aq herë sa kërkohet një gjë e tillë, kur konstaton se punëkërkuesi i papunë ka bërë një deklaratë të pavërtetë, atëherë kundërshtimi, mosmiratimi apo refuzimi i vendeve të punës dhe i programeve të punësimit të ofruara konfirmohen me nënshkrimin e tij dhe zyra e punësimit heq statusin e punëkërkuesit të papunë apo punësimit të tij dhe njofton menjëherë institucionet përgjegjëse për ndihmën ekonomike, për ta hequr atë nga skema”, – u shpreh Klosi.

13 komente në “Këshilli i Punës miraton në parim draftin kundër dembelizmit, Klosi: Kush refuzon të punojë, i hiqet statusi i të papunit”

  1. tfgs1 says:

    hahaha,dembelet sunite qe nuk pranojne te punojne te tridhen[synet] per se dyti dhe tu varet nga nje ”autochthonus” ne qafe………………………….

  2. albanezi lost says:

    Ti je i pari o Zoti minister. Ti vetem shprese dhe vullnet per pune qe nuk ndjell. Gjoja ky Rama ia thot marketingut, se ka pare njehere ate fytyren tende te personit qe fle ne kembe. Minister pune ti! Kuku me mire te na mbuloje muti.

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      prti prit se nuk keni pare gje akoma, ja dhe pak dhe nuk do terhiqni dot nga banka me shume se 5 mije leke ne dite.

      1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

        5 mije leke te vjetra e kam fjalen se mos i kujtoni per te reja

  3. kampaçurreta says:

    UNE KERKOJ PUNE PREJ DY VITESH,KAME KSPERIENCE PUNE 44 VJEçARE, ç?FARE PUNE ME SIGURON ZOTERIA,KAM EDHE TRE VITE PER PENSION.!!!!!!!. KJO ME DUKET PERRALLE NGA ATO ME NASTRADIN, OSE KY MINISTRI ESHTE I PA AFTE.

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      jane nja dy puseta muti qe xhevriu i ka lone pa pastru. me gjithe ate eksperience qe ke qeveria pasi te te testoje dhe trajnoje per pastrim pucetash mund edhe te te vere pergjegjes pas 1 viti. keshtu 2 vitet e ngelura i mbyll si bos.

      P.S.
      nuk kam gjo me ty shoku, thjesht pak ironi me lartegjatesine.

      1. edi las vegas says:

        juve atje jeni toca cari car pune do ju japin more gjithe horrat dhe zagarret e partise ne pushte jan bossaaaaa ty vetem me la halet do te coje me 5 dollare dita sa me ble nje akullore ose nje pic dhe iku dita punes juve duhet me vra veten me ate pag 5 dollare dita un ekam 30 ne ore
        me ardhe atje me bie te fiket me punu per qent qe quhen bossa injorant pa shkolle qe kan ardhe pas 90 duke vjedh

  4. demokrat cecen demokracija nga serbija italija malazija karapidhnija says:

    po ky,don me na kthy Partin e Punes prap a? enveristi i derrit!
    ne shyqyr qe e hoqem qafe Punen dhe Partin e Puns kurse komunistat bllokmena duan me na e rikthy.
    jo mor jo!
    populli shqiptar nuk don me Partin e Punes dhe Punen e saj.
    nuk dum parti pune na
    dum parti qefi
    parti droge
    parti kurvash
    parti paresh
    e kush ja pa hajrin punes?
    dit per dit, mngjes der n mromje..
    osht demokraci plako,osht partija demokratike,rroft demokracija. nuk esht kamunizem,nuk esht parti pune,posht partija e puns,posht puna…

  5. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    uahahahahahahhahahahahahhahaahahhaahhahahahahahaahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah.
    Nje pyetje kisha, sa eshte shuma mujore e ndihmes sociale? uahahahahhahahahhahaha. Ooo prit, edhe nje pyetje tjeter, si u be puna e shendetesise falas per shtresat ne nevoje, dmth per trecerekun e popullsise? uahahahahahahahhahahahahhahaha. Prit prit, ja dhe nje tjeter, Sa vende pune jane hapur per studentet qe kane mbaruar ne shqiperi dhe ata jashte? uahahahahahhahahahahahahaha. ueeeee prit ja dhe nje tjeter, sa jane rritur pagat dhe pensionet, po ilacet qe jane ne listen e rimbursimit sa efikase jane? uahahahahahahahahhahaha. ja dhe nje tjeter, familjet qe skane te ardhura, qe kane femije te vegjel, qe jetojne 5 vete ne nje shtepi ku 4 jane papune, qe jane te pastrehe etj etj sa ndihme marrin nga shteti dhe sa i ndihmon kjo ndihme te dalin bi nivelin minimal te varferise? ohhhh harrova, ne shqiperi nuk ka nje nivel zyrtar te varferise, askush nuk e di ku eshte tabani dhe tavani i varferise, se asnje qeverie nuk i intereson qe ti thuhet qe 2/3 e njerezve qe qeveris i ke ne skamje totale.
    uahahahahahha, do i heqin ndihmen sociale uahahahahahhahaaha.

  6. po pastaj? says:

    Shume e drejte; “ata qe s’duan” jane si njoh une disa , kane nje pune tjeter dhe qyl i kane ato qe marin nga asistenca.
    Rama nuk na bere gje edhe ti.

  7. I papuni says:

    Jam i papune dhe pa ndihme sociale. Kerkoj nga qeveria qe kusurin e dekoderit qe do me dhuroje te ma bleje lamborghini me buri treni qe te nigjohet deri te “kasollja papulit”. Targat i dua te personalizuara “Rlndje.t. Bfsh.mune”! Dash-cam qe do mi bleje tahiri i dua 360grade pamje dhe gps me lidhje satelitore direkte me facebookun e braces.

  8. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Hajde DU DUM hajde..

    Cdo turren te huajt tani ne Shqiperi se ka plas “” PUNA “” keq.

    Cfar monstre eshte ky , talluni talluni me ligjet tuaja me kete popull.

    Barku i njerezve eshte bosh kata DERRA vazhdojne me filozofira dhe retorika.

    Thone mire ne Itali: Fame, festa , forka…

  9. Lakja says:

    Po shume mire e ke mo minister, paguajme ne per te paguar ndihem ekonomime te atyre qe sduan te punojne. e vertete qe ka papunesi te madhe dhe me vjen keq per ata dhe qeveria duhet te bej me shume per te hapur vende te reja pune, por e vertete eshte po ashtu qe shume njerez e marin ndihmen kot se sua mban bytha me punu. jane mesu me honger qofte e pi raki gjithe diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje