Veliaj: “Pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje në Tiranë, nisim me adoptimin e kopshteve”
Fëmijët e njësisë administrative nr. 5 në Tiranë kanë një kopësht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi. I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se sot kopshti nr. 42 është një nga më të mirët në Tiranë.
“Fatkeqësisht, nuk i kemi pasur mundësitë në bashki, por më vjen mirë që pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje, tani kemi nisur adoptimin e kopshteve dhe më në fund bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e biznesit na ka mundësuar një nga kopshtet më të mira”, tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi të gjitha bizneset që iu janë përgjigjur nismave të bashkisë për të ndihmuar në plotësimin e kushteve të duhura për fëmijët në godinat arsimore ku ata shkojnë çdo ditë. “Dua të falenderoj shumë të gjithë ata që janë përkushtuar, komunitetin e biznesit, të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, komunitetin e prindërve, dhe që dashamirësisht kanë rikonstruktuar një kopsht, të cilin komuniteti e kërkonte prej vitesh”, tha Veliaj.
eri po për kopshtin 24 çfar ke menduar?
kur do ta bësh përurimin e rinovimit të rinovimit të adoptimit??
po për 65ën kur e ke lënë??
eri një pyetje kam.
nuk ke punë tjetër po shko e prit shirita si puna e saliut??
or lali gjithnjë e kopje më të shëmtuara të diktatorëve po bëheni!!
enveri e mbante lart or ti!
inauguronte ndonjë hidrocentral e kombinat metalurgjik!!
kurse ju keni përfunduar në inaugurime kopshtesh e çerdhesh!!
e keni ulur vlerën tmerrësisht mor ti!!
apo e kundërta!?
me këto inaugurime kërkoni të ngrini vlerën tuaj që barazohet me temperaturat dimërore të antraktidës??