Pas tre apo pese vjetësh studentet e gjuhëve te huaja do te jene mësues, përkthyes dhe studiues.
Ne fakt është vështire ta mendosh pasi ata nuk kane asnjë njohuri mbi gjuhen qe kane nisur te studiojnë.
Jane ne vit te pare dhe këtë fakultet e kane zgjedhur pasi jane nxitur nga telenovelat, filmat apo thjesht e kane pare si nje mundësi per te mos mbetur pa universitet.
Per fat te keq, prej disa vitesh Fakulteti i Gjuhëve te Huaja është kthyer si qendër e mësimit te gjuhëve.
Per shkak te cilësisë se studenteve, departamentet jane detyruar te përshtatin programet duke e kthyer vitin e pare te shkollës se larte ne mësim gjuhe.
Per dekanen e fakultetit, Klodeta Dibra, kjo situate pritet te ndryshoje pas zbatimit te ligjit te ri te arsimit te larte, ku institucionet do t’i përcaktojnë vete kriteret e përzgjedhjes se studenteve.
Per pjesën me te madhe te studenteve te këtij fakulteti, gjuha e huaj ka qene nder preferencat e fundit.
Pasi nuk kane fituar degët e tjera ata kane përfunduar ketu.
Per këtë arsye, vetëm 30% e studenteve te Fakultetit te Gjuhëve te Huaja arrijnë te diplomohen pas tre vitesh studime bachelor.
Per pjesën dërrmuese, shkolla zgjat per 5 apo me shume vjet.
Te nxitur ose jo prej telenovelave, fatkeqësisht këta studente sot analfabete ne gjuhe te huaj, nesër do te jene mësues dhe përkthyes.
Pse nuk jane gazetaret???!
Politikanet nuk i kemi analfabete por nga keta po na vjen e keqja
Perse nuk seleksionohen keta studente mbi bazen e njohurive ve qe ata kane?
A merren keta stusente ne testimeve perpara se te hyjne ne fakultet?
Apo vazhdon historia qe pa mbaruar 8 vjecaren fiton te drejten per te vazhduar shkollen e larte.
Jo ne kete rruge nuk ka si te pretendojme te integrohemi ne shoqerine europjane.
Prandaj organet qeveritare te rregullojne sa me shpejt kete paradoks qe ndodh vetem ne vendin tone.
Pse te mesojme, prape kamarier do te jemi
edhe ata qe mesuan edhe ata vdiqen dhe vdesin
Kockat ne dhe shkojne
Studentet e gjuheve te huaja te mos merziten fare pasi nje pjese e mire jane bo drejtore ne institucione dhe organizata nderkombetare (BB, UNDP, etj.). Nje pjese tjeter punojne ne ambasadat e huaja ne Tirane, ose punojne ne Ministrine tone te Jashtme dhe ambasadat tona neper bote.
Te tjere jane perfaqesues kryesore te firmave te huaja ne Shqiperi, etj.
Bile disa perkthyes mund te behen edhe ministra siç jane sot p.sh. nja dy ne qeverine Rama (Haxhinasto, Kumbaro…)
Vetem me hallexhinjte e gjuheve te huaja merren me ndonje perkthim apo jane mesues shkolle…
Po keta duan te ikin dhe jashte shtetit, te jetojne e te punojne atje. Po si valle kur nuk jane te afte te mesojne tamam nje gjuhe te huaj?