Në Samitin Global për qeverisjen e hapur që u mbajt këtë javë në Meksikë, Tirana është vlerësuar si një nga katër kryeqytetet që muajt e fundit kanë shënuar progres në mirëqeverisje. Bashkë me bashkitë e Parisit, Pretorias dhe Mexico City, Bashkia e Tiranës u vlerësua për qeverisjen e hapur dhe nismat e ndërmarra në më pak se 100 ditë nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri, veçanërisht për pastrimin e qytetit, ditët pa makina dhe adoptimin e çerdheve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbajti edhe një fjalë mbi mirëqeverisjen, u shpreh pas Samitit të Meksikës se:
“Jam shumë krenar që Tirana jonë po merret si shembull i mirë në botë për mirëqeverisjen, por kemi ende shumë për të bërë. Së shpejti, një aplikacion i ri ku çdo qytetar mund të raportojë për ndotjen e qytetit dhe të marrë informacion mbi transportin, parqet e parkingjet. Ditët më të mira për qytetin i kemi përpara”.
Partneriteti për Qeverisje të Hapur është një nismë shumëpalëshe që prezantua për herë të parë në vitin 2011 si një platformë për ata që ndërmarrin reforma, në mënyrë që të sigurohet qeverisje e përgjegjshme, e hapur dhe transparente.
Ky samit zhvillohet çdo dy vjet dhe përfaqëson organizimin më të madh të praktikantëve të principeve të qeverisjes së hapur nga e gjithë bota. Forumi ofroi një mundësi për adresimin e sfidave që hasin vendet që zbatojnë principet e qeverisjes së hapur, për rritjen e përgjigjes institucionale në lidhje me ato problematika që mund të pengojnë arritjet e zhvillimit gjithëpërfshirë botëror.
kjo eshte fitore e madhe pas kualifikimit ne Evropian.Uroj qe kot te vleresohemi te paret per gjelberim.Lyeji pallatet me jeshil dhe hopa, u gjelberua Tirana tere vitin.