Qeveria: Ja si është e vërteta e dekoderave dixhitalë për të varfrit

30 Tetor 2015, 15:25Sociale TEMA

Prej ditësh qarkullon në media një vendim i qeverisë për të blerë dekodera dixhital për familjet në nevojë.

Dekodera të tillë zakonisht kanë kosto ekstra për familjet, pasi duhet të paguash çdo muaj për të parë programet televizive.

Ende nuk dihet se si do ta përballojnë familjet në nevojë.

Për vendimin, reagoi dje në Parlament edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se janë akorduar 3 milionë euro për kompaninë “Digitalb” të Top Channel që shet dekodera të tillë.

Por, qeveria tha sqarime nëpërmjet portalit të saj të transparencës, duke theksuar se fondi në fjalë për familjet në nevojë jepet për shkak të hyrjes së transmetimeve dixhitale.

“Strategjia për kalimin nga transmetime analoge në transmetime numerike kërkon të parashikohet subvencionimi për një pjesë të popullsisë, duke dhënë vlera orientuese të shpenzimeve të nevojshme për disa skema subvencioni. Rreth 84 mijë familje në nevojë, përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, do të pajisen me dekodera (konvertues të sinjaleve analogë në sinjale numerikë) për të pasur akses të plotë në transmetimin e informacionit nga media audiovizive”, sqaron qeveria.

Sipas Qeverisë, dekoderat do të jenë të tipit bazë dhe në asnjë mënyrë nuk do të jenë të pajisur me pajisje përshtatëse për dekodera me pagesë.

“Ndërkohë, shuma e vënë në dispozicion nga buxheti për të bërë të mundur pajisjen me dekodera të 84 mijë familjeve në nevojë është 350 milionë lekë, pra 2.5 milionë euro në total. Pajisja tërësore e familjeve ne nevojë ekonomike me dekodera do të realizohet ne periudhën nëntor-dhjetor 2015 si dhe gjatë vitit 2016”, thuhet më tej.

25 komente në “Qeveria: Ja si është e vërteta e dekoderave dixhitalë për të varfrit”

  1. Mark says:

    Dekoderet per te varferit do jepen:

    1. Per te vjedhur 2.5 Milion Euro me Digitalbin e Rames,

    2. Per te dezinformuar shtresen e varfer qe po rritet cdo dite,

    3. Per te bere propagande pro Rilindjes nga media e saj,

    4. Per te garantuar fitimin e zgjedhjeve ne 2017 nepermjet pikave 2 dhe 3 me siper…

    PLEHRA!

    1. albi says:

      keshtu u be dhe ne Itali kur u kalua ne transmetim te plote dixhital, dhe u hoq komplet analogu. mos derdellisni per cdo gje kot ne ajer…

      1. Td says:

        Keta edhe Jaguaret i meritojne ti kene, madje Jaguare nga ata te vertetet, mundesisht te paushqyer per nje jave, qe ti kete zene mire uria, dhe t’ua leshosh nje dyzine brenda ne Parlament ti shqyejne me Sale me Ed e me soj e sorrollop…
        Derrat e pangopur ptuuuuuuu…

  2. gimi says:

    shkurt dhe sakte…….sdime per ca me i sha e per ca me i lavderu kta nacut e qeferise…..PD duhet ta perqendroje pak goditjen se eshte hap shume dhe spo morim vesh gjo ne poplli injorant

  3. po pastaj? says:

    Rama paske rrjedhur nga mendja.
    Ashtu si Enveri qe i beri parate tona beton,nga frika;ky po i ben qejf nga deliri=Jaguaret e qeverise deri tek dekoderat “per te varfrit”.
    Pse per dekoder kam nevoj une?
    Me ngre dot pensionin? Ate bej ,jo budallalleqe –dekoder.
    T’u shofte boja !

  4. real says:

    Jeni cmendur totalisht…

  5. Pelasgian says:

    500.000 euro paska shtu sala , su bo nami !

    Per te tjerat ka te drejte !

    Nese vertet doni ti ndihmoni jepini fonde per kompjutera .

    Ne tv sheh vetem PROPAGANDEN tuaj , ne net hapin syte , madje nese jan te zotet gjejne edhe pune !

    Kjo eshte dhurata e rradhesh per Vjollca Hoxhen dhe Vellezerit Duka!

    1. Ai burri says:

      Po kur fondi eshte 2.5 milion si do marre ai qe do fitohe tenderin 3 milion euro se nuk me del llogaria fare?!!
      2.5 milion pjesetuar per 85 mije dekodera i bie 29.4 Euro per dekoder, me tvsh e taksa brenda… VK.
      Po qeveritaret a do morin gjo aty?!
      Po ku i ngelka gjo atij qe do marre kete tender?

      1. Pelasgian says:

        Asigjo si ngel , ne fakt futet ne gare vec me humb pare !

        A se ke pa sa filanTRAPIKE i kemi “biznesmenat” dhe politikuajt ?

  6. gerd says:

    po cfare dekoderash o hajdute.
    Po familjet e varfera nuk kane buke te hane, lere pastaj te kene nje televizor qe ti pershtaten dekoderat tuaj te hajnise.
    Cfare paskeni qene. Te frikshem.

  7. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    “Dekoderat do te jene te tipit baze…”
    Ha Ha Ha
    Po keta dekodera ne treg nja 20 dollare kushtojne , keta e kane llogaritur koston me 100 dollare????

    A mund te me informoje dikush ku duhet te aplikosh per keto dekodera ?

    Po ky Dixhitalb-i si ka mundesi qe nuk e ve doren ne zemer e ti jape falas ?
    Po ate pronarin e ndjere te Digitalbit , ne e beme hero kombetar saqe I vume edhe nje rruge emrin e tij. ( Ketij heroi qe dha jeten me breke neper kembe hipur mbi nje Ferrari ). Tani e shoqja e tij per nder te te shoqit duhet ti jape falas edhe dekoderat edhe abonimin perjete per familjet ne nevoje. Keshtu qe edhe qeveria do ti kurseje leket.

    1. Ai burri says:

      Po ca thoni o kara, jep njeri dekodera e telefona falas?!!
      Pastaj ku te dolen 100 USD ty mer palle, apo aq tha Saliu mbreme eeee?!!!

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ate pallen perdore per fundshpinen tende.
        As me plas se cfare tha Saliu e as Rama. Une kam mendimin tim.

    2. Cufja says:

      Liku, ti po te kishe ferrari do e haje lopthi mbase, te fliska bytha jo goja. Shpirtmut me brek ne koke qe merr neper goje cte te dale para…

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ato fjalet e pista qe te nxjerr goja mblidhi dhe futi ne pjesen e pasme ne fund te shpines.

        Une s’kam Ferrari sepse nuk kam biznes mielli.

        Une kam te drejte te marr neper goje nje kompani si digitalb qe e rropi kete popull. Si edhe qeverite shqiptare ( te majta a te djathta ) te cilat e kthyen Dritan Hoxhen , nje biznesmen si gjithe te tjeret , si hero kombetar. Turp I madh qe s’ka ndodhur ne asnje vend te botes qe nje rruge I vihet emri I nje biznesmeni !!. Nuk di qe Italia te kete ndonje rruge me emrin e pronarit te Sky Italia , nje kompani qe e shtyp si mize Digitalb-in me madheshtine qe ka.

        Po nejse , ajo qe thashe une eshte : Meqe kombi shqiptar I beri kaq nder te madh nje biznesmeni si Dritan Hoxha , e shoqja e tij duhet t’ia ktheje miresine dhe ky eshte momenti. Jepini dekoderat falas per familjet ne nevoje ne nder te burrit tuaj , “heroit” kombetar.

  8. Arroganca says:

    Pafytyrsia ne kete rast po kap majat.
    Krijohet nje tender per dekodera dixhital per familjet ne nevoje nderkohe qe nje nder kushtet qe te perfshihesh ne kategorine e familjeve ne nevoje dhe te marresh ndihme sociale eshte ajo e mos patjes se nje televizori ne shtepi.
    Ne vend qe keto lek te kalojne si subvencione per energjine elektrike per kete shtrese te shoqerise shteti jone me nje manover spektakolare korruptive dhe arrogante hap tender per dekodera dixhital.

    Asnjehere nuk kisha menduar se mund te kishte me keq se ne kohen kur shteti udhehiqej nga PD por ja qe paska edhe me keq edhe me hapur.
    Rilindje te kohes se korrupsionit pa dorashka.

  9. Qani Myderizi says:

    Me falni po kjo qe shkruani eshte krejt e pavertete. Pajisja ne fjale eshte “kanocja” moderne dhe ju deshirokeni njesoj si enveristet e atehereshem qe masa ose ata qe skane buke te hane demek, te mos kene mundesi te shohin ne transmetime dixhitale tokesore falas nese nuk disponojne nje televizor qe e ka kete kanocen te inkorporuar.
    Qeveria kete kanocen moderne eshte e detyruar ta japi , jo per te pare Top Channal se nuk e sheh dot pa pagese, por per te pare kanalet e TVSH ne HD te cilat thuhet se do jene me rreth 30 kanale.
    Ti heqesh mundesine e informimit nje populli eshte me keq se fukaralleku…dhe ne kete e dime me mire se kushdo popull tjeter…
    Ne Shqiperi koha e bukes se gojes ka perenduar me kohe e me vakt…

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Koha e bukes se gojes ka perenduar per ty me kohe e me vakt se mund te jesh I pasur dhe s’do te shikosh perreth.
      Ka njerez qe 1 here ne 2 dite hane buke.
      Dhe ai dekoderi u vlen vetem per ne banje ose si vazo lulesh , se nuk kane as te paguajne korrent.

      1. Cufja says:

        Kjo behet sepse eshte e drejta per informim qe duhet ta garantoje shteti per te gjithe, han apo buke duhet informuar.
        Te ishte Saliu do e bente me Samir Manen pa tender e do i qinte robt ai kuqi minister sic ja qiu tenderit me gjermanet… qe per fat te keq, e qiu me pas dhe rilindja.

    2. Cufja says:

      O qani, po ku kane te varfrit LCD me dekoder te inkorporuar a te qivja…
      Kjo kanocja eshte konvertues i transmetime digjitale ne analoge me SCART qe kane TV e te atyre ne nevoje.
      Ai qe e ka te inkorporuar, nuk eshte fha kaq i varfer.

  10. cimi says:

    Kjo gje eshte bere pothuajse ne te gjitha shtetet qe kane kaluar nga trasmetimi Analog ne dixhital.Kjo eshte nje ndime modeste per shtresat ne nevoje……..

  11. 30102015 says:

    llogaria eshte e thjeshte, shiko aliexpress i gjen me 18-25 USD decoderat baze, kurse keta llogarisin 29 euro per cope ( 2.5 milion per 84 mije familje). pra me nje fitim ( me cmim pakice ) prej 10-12 euro , qe po ta shumezosh per 84.0000 i thone 840.000 euro, me shume se cmimi i pakices. tani me thoni ka apo ska vjedhje ketu…

    1. Cufja says:

      O dator, nuk eshta kaq e thjeshte se ka vene specifika teknike qeveria, nuk eshte aq baze ai.
      Ali expresi te sjell dhe kanoce vk.
      Sipas digitalizimit te TV duhet qe tranmsetimet te jene MPEG-4, DvB-T2 dhe per rrjedhoje do jete dhe HD se nuk ka me SD ne qarkullim. Do jete ne shqip etj.
      Nese merr nje te tille kushton 20 USD, e te vjen ketu per 25-26 USD, po gati sa Euro ka shku dhe Dollari. Po ndonje lek do nxjerri ai qe do e beje se nuk e ben per qejf, apo meqe eshte ndihme te jete pa fitim dhe nga fabrika?!!!

  12. Qani Myderizi says:

    nuk eshte me detyrim …kush deshiron ta bleje te aliexpres…
    tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje