Shqiptarët e refuzuar në Gjermani provojnë fatin në Holandë

5 Nëntor 2015, 14:40Sociale TEMA

Gjatë këtij viti, rreth 45,000 shqiptarë erdhën në Gjermani për të aplikuar për azil. Megjithëse 99 për qind e këtyre kërkesave për azil në Gjermani janë rezultuar, vetëm një pjesë janë kthyer në vendin e origjinës. Disa prej atyre që u është refuzuar azili në Gjermani po drejtohen për në Holandë.

Kërkesat e tyre marrin të paktën gjashtë muaj për t’u shqyrtuar, por ata kanë thuajse zero shanse për të dalë me sukses. kjo për shkak rregullimeve të BE, të ashtuquajtura të Dublinit, që thonë se vendi në të cilin bëhet kërkesa fillestare për azil është përgjegjës për të shqyrtuar kërkesën.

Në këtë rast, një kërkesë është e padobishme, pasi shumicave e azilkërkuesve shqiptarë kanë aplikuar në Gjermani përpara se të vinin në Holandë.

Agimi, 44 vjeç, një azilkërkues nga Lezha në Shqipëri, i tha BIRN se Holanda ishte vendi i tyrë në të cilin ai ka aplikuar për azil.

“Më parë aplikova në Gjermani. Ata më refuzuan mua dhe familjen time dhe na thanë të ktheheshim në Shqipëri,” tha ai.

“Por unë nuk doja të kthehesha në Shqipëri, ndaj vendosa të vij në Holandë për ta provuar sërish,” shtoi ai.

Në dy kampe të ndryshme azili në Holandë, BIRN dëgjoi të njëjtën histori nga të tjerë azilkërkues.

Arifi, një elbasanas i tha BIRN se pavarësisht se kërkesa e tij u refuzua në Gjermani, ai erdhi në Holandë për ta provuar sërish. Ai e mori gjithashtu familjen me vete, pa pasur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.

“Në Shqipëri, situata është shumë e keqe dhe unë nuk mund të qëndroj atje më gjatë, ndaj kërkova azil,” tha ai.

“Qeveria shqiptare e ka bërë jetën tonë shumë të vështirë. A duhet të paguaj më parë faturën e energjisë apo të ushqej fëmijët? Nuk mundem, ndaj u largova,” shtoi ai.

I pyetur nëse ishte në dijeni të Rregullimeve të Dublinit, që thonë se një vend është përgjegjës për ekzaminimin e një kërkese azili, Arifi tha se nuk ishte në dijeni.

Holanda po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve nga e gjithë bota, gjë që ka rritur kohën që duhet për të procesuar një kërkesë.

Numri nga Shqipëria është rritur gjithashtu. Rreth 431 shqiptarë kanë kërkuar azil në nëntë muajt e parë të 2015, krahasuar me 86 në 2014 dhe vetëm 32 në 2013.

Megjithatë, këto shifra llogarisin vetëm azilkërkuesit shqiptarë që kanë kërkuar zyrtarisht azil. Numri total i azilkërkuesve shqiptarë të strehuar përkohësisht në objektin e përballimit të krizës përkohësisht në Holandë është i panjohur.

Normalisht, një vendim për kërkesën do mbi gjashtë muaj sipas zyrës holandeze të imigracionit IND.

Të gjithë azilkërkuesit, edhe ata që kanë kërkuar azil në një vend tjetër së pari, duhet të kalojnë të njëjtat procedura.

Për shkak të mungesës së hapësirës në qendrat e rregullta të zilit, shumë azilkërkues po akomodohen përkohësisht në vende të tjera si holle dhe stadiume sportive, të projektuara për t’u përballë me situata të katastrofave.

Kushtet në këto objekte janë shumë bazike, që është arsyeja përse përdoren vetëm për të akomoduar njerëz derisa gjendet hapësirë në qendra të rregullta.

Për shkak se këto objekte nuk janë parashikuar fillimisht për azilkërkuesit por për situata emergjente, si përmbytjet, qendrat licensohen vetëm për 72orë nga komunat.

Kjo periudhë mund të zgjatet, por është arsyeja kryesore përse azilërkuesit lëvizen nëpër Holandë.

Allaman, një 59 vjeçar, shofer autobusi që e la Shqipërinë një muaj më parë dhe që po pret të aplikojë për azil, po qëndron në qendra sportive në qytetin Tilburg.

“Në Shqipëri, nuk ka punë, edukim apo të ardhme. Ka shumë korrupsion dhe qeveria nuk bën asgjë për ne,” thotë ai.

“Nuk mund të paguaja faturat dhe fëmijët e mi nuk mund të shkonin më në shkollë,” shtoi ai.

Allamani i tha BIRN se Tilburgu ishte vendi i shatë ku e kishin çuar dhe se ai nuk kishte as idenë më të vogël se kur autoritetet holandeze do të fillonin procesin gjashtë-mujor të aplikimit.

Ai tha se ishte i shqetësuar për fëmijët, që nuk janë në shkollë për shkak të kërkesës së lënë pezull për azil.

Në të njëjtën qendër, Toni, 30 vjeç, tha se ai ishte i lodhur duke u zhvendosur vazhdimisht nga një qendër azili në një tjetër.

“Jam i lodhur dhe po kështu fëmijët e mi të vegjël,” tha ai. “Dua një përgjigje nëse do të qëndroj apo jo, sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Askush nuk po na thotë asgjë, duam vetëm të dimë se çfarë do të ndodhë,” shtoi ai.

11 komente në “Shqiptarët e refuzuar në Gjermani provojnë fatin në Holandë”

  1. tfgs1 says:

    Allaman,Arif,Agim,Beqir e shejtan me te bir,nuk kane vend ne Holland,Germany etj……….vendi juaj eshte Azerbaijan!

    1. Iliria says:

      Agim, emer sunit? Qe kur keshtu o Mutofagos????

  2. greku i pabesë me garuzhde në brez says:

    Ikni more allvanosa se holandezet kane problemet e tyre ! Akoma ne negociata me hajdutet greke per tu kthyer miliardat qe ju dhane si borxh.
    Po holandezet, nord-europiane me rregulla. Ku njohin ata gabelet “europiane” greke me mentalitet orientali

  3. Nardi says:

    Nese ne Gjermani procedurat zgjasin gjashte muaj ne Hollande jane 20 dite jome shume. Shqiperia eshte shpallur me kohe vend origjine i sigurte.

  4. frank+uncle meat. says:

    Me kerkon qeveria te paguaj drita dhe uje,une nuk dua ti paguaj dhe dua azil.llogjike sunnite qe ne evrope nuk pi uje.evropianet nga do qe te kthejne koken paguajne fatura dhe taksa,sunnitet e rep se albananes duan te jetojne falas…kthehuni dhe shtrohuni punes ose shkoni te mblidhni portokallet ne greqi se late nam me keq se sirianet.dua te sqaroj qe 99% e azil kerkueseve jane kolone sunnite te ardhur ne shqiperi,dhe sot duan te behen kolone hollandez.shikoni emrat turq.

  5. valbona says:

    albanezet modern hidhen nga nje kamp ne kampin tjeter per 300 euro dhe pak sallam po evropa me sa shihet nuk i do prandaj pas hollandes do gjejne rehatesine e duhur ne azerbaxhan ku ka shume pasuri dhe tradita te njejta me vellezrit e tyre

    1. Iliria says:

      Zakonisht 300 eurshat jeni ju grekqirat. Fakti qe hani mut nate e dite kunder shqiptareve ketu te kjo gazete, verteton me se miri qe jeni plehra te felliqura grekqire minorikare, qe paguheni per ngrenien e mutit. Njese, pak rendesi ka, vazhdoni te na jepni motrat tuaja, ashti siç keni bere deri tani, kurse ju vete vazhdoni dhe shqyeni sumen tuaj te zeze me ndonje zezak andej.. Plehra aziatike..

      1. janis varikaris says:

        Iliria ca osht kjo valbona se mor vesh

    2. janis varikaris says:

      Valbona po ti ca je ….sulmon perhere shqiptaret…shprehu s kuptoj nga vjen kjo urrejtje

  6. fredi guri says:

    po si ti kene emrat jorgo apo varikaris dilni iher knej nga lapraka tu a hapim ulluqet se ne grqi u kenaqem me motrat dhe grate e juaja

  7. fredi guri says:

    po per ju eshte veshtire ta kuptoni emrin AGIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje