Sot në mesditë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në MPB në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike arrestoi në flagrancë Ilir Jahon, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat.
Gjithashtu u shpallën në kërkim të afërmit e tij J.J. dhe K.J. banues në Lapardha, dhe po punohet për ndalimin e tyre.
Arrestimi i policit Ilir Jaho dhe shpallja në kërkim e 2 të afërmve të tij u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera.
Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
hee!
polici rrugor!
“desha te beja gjelbrimin e rrugve,zoti gjykats”!
tha polici i pandehur para gjyqit.
avokati:”klienti im duhet shperbly dhe nderu per punen vullnetare familjare ne sherbim te gjelbrimit te ambjentit publik,sidomos ne kto koh qe pyjet po masakrohen nga krminelat,kjo inisjaliv e klientit tim esht per tu lasvdru”
gjykatsi:” do shofim se sa do ta pastronin atmosferen pemet e mbjella nga polici,dhe do konkludojm qe ti jepet licens e gjelbrim pyllzimit”!
po pse mor poliic nuk pagove me lart?
Gjynah qe nuk ja ka selluar me pjeshka,,,se ato te Lapardhase I pelqejne shume laperdharit te Shqup-it.