Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe propozimi i nënkryetarit të LSI-së Ylli Manjani për zëvendësimin e tij, janë komentuar nga deputetë të mazhorancës dhe të opozitës.
Deputeti socialist Bashkim Fino thotë se është kundër ndryshimeve në qeevri.
Ai e vlerësoi dorëheqjen e Naço si një akt qytetar, ashtu sikundër ndau vlerësim pozitiv për punën e tij në krye të këtij dikasteri.
“Unë jam kundër ndryshimeve në qeveri, është mendimi im personal. E vlerësoj zotin Naço për punën si dhe për dorëheqjen e tij.
Shpresoj që ministri i ri të jetë në lartësinë e Naços. Unë nuk jam nga ata që mendoj se kryetari i LSI i imponohet kryeministrit. Ata janë dy partnerë që kanë kontratë të përbashkët për të qeverisur“, tha Fino, raporton Report TV.
Ndërsa referuar zërave se ministri i dorëhequr Naço është ndjerë i përjashtuar nga reforma në drejtësi, Fino thotë:
“Nuk mendoj që ka qenë i anashkaluar në ligjet që ka sjellë”.
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi e sheh këtë ndryshim në qeveri si rritje të pozitës së Metës në aleancën e majtë, aq sa e quan atë kryeministër.
“Dje nuk u ndërrua ministri, por kryeministri”, tha Patozi.
Ai shtoi se kryeministër tashmë është Meta dhe jo Rama, duke nënkuptuar kështu se ndryshimi në qeveri është bërë me kërkesë të kryetarit të LSI-së.
Ndërkohë i një tjetër mendimi është deputeti socialist Alfred Peza.
Ai thotë se lëvizje do të ketë gjithmonë dhe se impulset e reja janë gjithmonë në lëvizje.
Argumenti më i saktë, i LAPSIT
Në fakt, burime pranë Ilir Metës thonë se përzgjedhja e Naços nuk ka qenë për këto arsye. Meta ka në qeveri edhe ministra shumë më tepër të papërfolur dhe të moderuar. Zgjedhja e Naços është bërë në radhë të parë për të treguar se reforma në drejtësi tani do të ketë një skifter në krahun e LSI (ministri i ri Manjani) dhe së dyti, sepse Nasip Naço, prej disa kohësh kishte krijuar një distancë nga rrethi i parë pranë kryetarit.
Kështu, thuhet se në dasëmn e vajzës së ish ministrit Naço, Metës nuk i ka pëlqyer aspak fakti që aty gjeti të ftuar edhe avokatin e Tom Doshit, me të cilin pati një odise të vështirë në prokurori. Po kështu, në dasëm kanë munguar figura të rëndësishme të LSI si Petrit Vasili, Edmond Panariti, Luan Rama, etj, gjë që për konceptin e familjes politike të Ilir Metës nuk shkon. Për Naçon gjithashtu prej kohësh flitej se nuk po bënte sa duhet për punësimin e njerëzve të LSI. Në korridoret e kësaj partie shprehej hapur pakënaqësia se në administratën e burgjeve përshembull, ai kishte punësuar njerëz të familjes së tij të ngushtë biologjike dhe jo militantë nga familja politike. Edhe për performancën e Nasip Naços me diplomatë të huaj kohëve të fundit, thuhej se linte shumë për të dëshiruar. Madje kolegu i tij në qeveri, Lefter Koka, kishte shprehur rezerva edhe për mangësitë në performancën mediatike të Nasip Naços.
Cdo gje lidhet me dasma, ftesa, thashetheme.
Nuk ja hedh dot njeri Edit.
Edi Rama gjithmone fiton nga keto levizje.
Vetem Rama mos largohet .kush do te na mbaje gazmor me shakara.
Te gjitha sa ndodhin jan qari Sandrit!
U haru Laguna Blu.Dhe banoret e saj e harun.
Sa bukur qe e ka then ky deputeti Peza ;”se impulset e reja jane gjithmon ne levizje ! ”
Nga i gjejm keto filozof,na nxoren mallin e brigadieve te kooperatives.
Me deputet te trash,nga frika se mos shprehen flasin budalliqe.
Mos harroni:
Marreveshja Rama-Meta, u be nen prezencern e personaliteteve me te larta te Socialisteve Europiane. Ndaj Meta po te leviz sipas qejfit, do te kete pasoja sh te renda tek strukturat Eurtopiane.
hahahahahah,
Humor islami