“1200 lekshat kanë kapur edhe parlamentin, kam përmendur edhe pseudonimet e tyre”

11 Nëntor 2015, 10:45Politika TEMA

Namik Dokle ka sjellë një tjetër roman, me titullin “Vajzat e Mjegullës”.

Është një libër që flet për kujtimet e fëmijrëisë në kohën e komunizmit.

Dokle në një intervistë për “GSH”, flet edhe për spiunët e asaj kohe, ose ata që quheshin 1200 leksha.

Ai thotë se ata kanë arritur të bëhen edhe deputetë, pas rënies së komunizmit.

Situata e tyre është e njohur, aq sa kanë arritur në parlament.

Ju e dini debatin për ta, që kanë arritur të vijnë në parlament, e që ndoshta ka akoma.

Janë ata që quheshin 1200­-lekëshat, sepse kaq paguheshin.

Populli i njihte dhe i quante 1200­-a.

Unë kam njohur në parlament ndonjë nga këta, po jo në fshatin tim”, thotë Dokle.

Unë kam diskutuar në parlament për këtë çështje. Para vitit 2000 kam mbajtur një fjalë në parlament, ku kam përmendur disa pseudonime që i dija.

Nga ato pseudonime, si ‘Kali i Shalës’ apo ‘Qukapiku’, nuk ka më në parlament. Mund të ketë të tjerë që unë nuk i di, por ata që unë dija nuk janë më, e ky është fat për

parlamentin. Unë jam për transparencë. Edhe ata mund të kenë qenë viktima të kohës, por, gjithsesi gjërat duhet të dalin në dritë e të njohim njëri­tjetrin”, vijon ai.

Dokle ndërkohë flet edhe për situatën e vështirë dhe dëshpëruese në vend.

Më kanë folur për një njeri që jeton në pyll, në Pukë, i vetmuar, sepse fshati është zbrazur tërësisht. Kur e kam dëgjuar këtë ngjarje nga një miku im, m’u kujtua romani im, ku personazhit­fëmijë i dhimbset qeni i tij dhe ndërton një trake­truke, ku duke rrjedhur uji, godet në një llamarinë për të trembur me zhurmë, kafshët e egra në atë kohë, pra para 57 vitesh.

Kjo familje e Pukës, një burrë, një grua dhe një vajzë, që jetojnë vetëm në mes të pyllit, nga frika e ariut, kanë bërë një të tillë, që të trembin kafshët e egra. Ndërkohë që kemi familje në skamje të plotë, kemi edhe disa që janë pasuruar brenda natës, e janë bërë milionerë, me rrugë të paligjshme, banditizma”, thotë Dokle, sipas të cilit, për një copë bukë, njerëzit po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre.

28 komente në ““1200 lekshat kanë kapur edhe parlamentin, kam përmendur edhe pseudonimet e tyre””

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    N.Dokle,duke zbritur nga g….. !

    1. toska says:

      I neruar Dokle,sinqerishte qe kam nje respekt te veçante per personin Tuaj. Te quaj burre te zgjuar, te urte dhe te ditur. E kupton perse po te shkruaj? Jam nje person qe kam punuar 48 vjet ne organet e Sigurimit te Shtetit, kurre ne jeten time si une dhe shoket e mi nuk kemi patur b/punetor ashtu siç pretendoni ju se ne u jepnim nga 1200 leke ne muaj, kete harroje si Ju dhe te tjere qe kane krijuar nje ide te tille per 1200 leksh, nuk eshte aspak e vertet kjo gje, b/punetori mund te shperblehej vetem ne raste shume te veçanta dhe mbi bazen e informacionit te tij te verifikuar dhe qe kishte dhene rezultat, dhe kjo puna e shperblimit ishte nje angari me vete se duheshin nje mije e nje firma dhe shuma nuk shkonte me shume se 5000 leke dhe te miratuar nga vete ministri i brendshem. Kryesisht b/punetoret ishin mbi baza vullnetare e patriotike dhe shumùe rralle mbi baza shternguse kur ky person ishte brenda grupit ku zhvillohej veprimtaria armiqesore, kjo behej per te penetruar me thelle dhe me mire, keto kane qene raste te rralla. Ta sqarova kete se siç te thashe ne fillim je nje pertson i zgjuar,i ditur, i urte, i edukuar dhe me diapazon te thelle. Hiqe edhe Ti nga mendja se kishte te tille b/punetore qe merrnin kete shume parash. Une te uroje gjithe te mirat. Nga nje veteran i atij sherbimi prej 48 vjetesh, sot jam 74 vjeç. Qafime Dokle respektet e mia.

      1. joel shkodra says:

        Edhe kjo qenka e bukur: d.m.th. sa me shume informacione te jepte b/punetori, aq me shume para merrte; d.m.th. sa me shume njerez te spiunonte, aq me shume para merrte. Thoni se duhej te verifikoheshin, por derisa te verifikoheshin, viktimat e kishin pesuar. Me mire te kishin 1200 lekesh te caktuar, se sa te paguheshin ne baze te informatave.

      2. Sllovenia ka te Drejte says:

        @@ toska i Nderuar, flm per Shpjegimin..por kete Punen e 1200-lekeve e kame Degjuar edhe une , ne ate kohe…
        Fillimish sqaroj se kame qene femije ne kohen e Komunizmit..por per Baxhoxhiun qe kishim ne Fshat thoshin se Paguhej 1200-leke per Informacjone qe jepte me Degen e Brendshme…
        Per mua eshte e rendesishme qe ne Qeverite Shqipetare , apo POlitiken Shqipetare te mos kete Bashkepuntor ose Ish…te Agjenturave si UDB-ja..apo ai i Sherbimit Greke…1200-shat per mua jane “Legena” te Quajtur Shqip….lol

      3. i dashur Mero says:

        O “toska”, nuk te besoj dhe e di pse, se une njohe qe sot jane gjalle dhe me kane pohuar me gojen e tyre, une e dija, qe kane qene 1200-sha. Shembull: babai tij eksponent i ballit; djali mbaroi teknikumin dhe punon ne nafte pergjegjes; pastaj behet 1200-sh dhe spiunonte komunistet ne dege te brendeshme kur nxirrnin ndonje llaf te “keq” nga goja. Komunisti torturohej ne organizate dhe perjashtohej; ndersa ai pinte raki. Lere, tani qe ska pase

  2. lexues i TEMES says:

    po cpermendni gjithmone spiunat e komunizmit,kur bota ka hecur perpara vetem me spiuna,njerez e mjete,keshtu vazhdon e keshtu do te vazhdoje .

  3. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Edbe ky doli disidet tani?
    Turp.dikush beri detyren ashtu si edhe ky si gazetar.
    Ky bile i ka sherbyer edhe me shume sistemit se ata.
    Turp

    1. pooperativet dhe komunistet qe ushtryan per 50 vite qei rekrutuan me dhune ku i ke apo ata si dhe ti jeni te partise

  4. ? says:

    Po ku ishte ky kur Sali bilioneri solli ligjin e Lek Dukagjinit dhe i ka ngujuar femijet neper kulla?

    Problemet qe ka populli dhe sjqiperia nuk u krijuan sot.

  5. Bra,ho,ho says:

    Kan filluar dhe komunistet ta kuptojne qe duhen hapur dosjet.Imagjino se ne çfare pike eshte aritur. Vetem sigurimsat e PD nuk ndryshojne mendim.

  6. vera says:

    po ti si e ke pasur pseudonimin, se dhe ti spiun ke qene

    1. Fari Balliu says:

      Vera! Vete Dokle ka qene spiun me pseudonimin “SERBI”,por per 1200 lekeshat e anashkalon me hile,sepse keta 1200 lekeshat ishin, “AGBV’ bashkepunetor te policise,dhe diheshin nga te gjithe,se ne cdo eveniment i nxirrnin me shirita dhe ruanin rruget.Por nuk behet fjale per keta lloj bashkepunetor,por per te soit “Dokle” qe ishin bashkepunetor sekret te sigurimit te shjtetit,keta ishin me pseudonime.Keshtu kam qene edhe une Fariu me disa pseudonime,si “Besniku” “Ushtari” dhe ne fund “Rrjepsi”pseudonim ky qe mbaj akoma dhe po i sherbej betimit tim akoma.Edhe gazeten qe me mban Berisha si titull “55” numuri perfaqeson nenin 55 per agjitacion e prapagande.Keshtu qe thoni Dokles mos na ha mune!……

  7. Po ti kur ishe dikush cfar bere apo na the qe ne parlament ka qukapik Ju jeni te tere plehra

  8. maloku says:

    Dikle eshte i vetmi socialist qe dha doreheqjen nga kryesia e kuvendit,ndoshta edhe Mustafaraj ,jane shume te pakte njerezit me karakter.Dokle tregon mjaft mire situaten qe eshte ne ate hale qe e beri Sala ferr te vertete,Pershendetje z.Dokle.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    I vjen keq te shkretit, po zbret nga “kerri” ne foto..

  10. Kulaku says:

    Llafe llafe nga politikan ministra ndeshkim te krimeve nga kriminelet,kure do te degjojme,sigurisht nje dite kur do lind demokracia dhe do arijne te respektohen te Drejtat e Njeriut,akoma jemi ketu Rofte Enveri dhe bijte e tije te shtrenjte dhe Besnik Saliu me te tjere

  11. fredi guri says:

    po i joti si eshte

  12. gezim says:

    Kur ishte koha e atyre 1200-ve a jetonte njeri ne pyll si ky rasti qe na tregon ti’?! Une nuk do te pyes per fshatin tend por nga familja jote keni pasur ndonje 1200, pasi te dy vellezrit mbaruat shkollen e larte? Qe kur je bere deputet vetem moralizime ke bere, burreri nuk tregove kurre pa le fisnik jo e jo tani eshte vone per t’na treguar “dhemshurin” qe ndjen per njerzit me hadhe ndonse akoma ke karrige dhe PS-ja e jote me te rames kane pushtetin apsolut. Beni punen, e lerini fjalet , demagoxhin, moralizimet ose flake tutje mandantin e deputetit e jeto me 150 $ ne muaj si te gjithe pensionistet.

  13. LLOTARIA AMERIKANE says:

    Namik Dokle,mire i thua e bukur i shkruan disa gjera… Por ne parlament ka aq shume spiuna,aq sa jane edhe te pa afte per ate vend pellumbash.. Mjere ai vend!!!

  14. LLOTARIA AMERIKANE says:

    Namik Dokle,mire i thua e bukur i shkruan disa gjera… Por ne parlament ka aq shume spiuna,aq sa jane edhe te pa afte per ate vend pellumbash.. Mjere ai vend!!! Une,me bindje deklaroj se SPIUNA ME SHUME KA PeDe-ja ne parlament e deri poshte ofiqeve e zyrave… Saliu e Azemi ishin me kartele spiunash qysh ne vendlindjet e tyre.Kete nuk e luan topi,por mbani ata qyqaret qe u bejne fresk bythe rreth vetes e familjeve tuaja

  15. LLOTARIA AMERIKANE says:

    Namik Dokle,mire i thua e bukur i shkruan disa gjera… Por ne parlament ka aq shume spiuna,aq sa jane edhe te pa afte per ate vend pellumbash.. Mjere ai vend!!! Une,me bindje deklaroj se SPIUNA ME SHUME KA PeDe-ja ne parlament e deri poshte ofiqeve e zyrave… Saliu e Azemi ishin me kartele spiunash qysh ne vendlindjet e tyre.Kete nuk e luan topi,por mbani ata qyqaret qe u bejne fresk bythe rreth vetes e familjeve tuaja… Dime shume,por jemi larg Shqiperise,ky eshte fati juaj qe u pre qysh ne vitin 1990 nga malazezi i pa bese,Ramiz Alia(ortaku yt;hahaha)

  16. Beni says:

    O Dokle a mund te me thuash se cfare je ti Shqiptare,Serb apo Bullgare?sepse vellai yt eshte bullgare madje kryetare i nje shoqate bullgare dhe deri para disa viteve jetonte ne kryeqytetin bullgare duke ndihmuar shqipetare me dokumenta per tu bere nenshtetas Bullgare.

  17. korcari says:

    Nuk e di ne se Zoti Dokle kur shkruan e ka parasysh ate fabulen e zogut qe e kish mbuluar bajga dhe kur ngriti koke e hengri skifteri. Zoti Dokle mos dhe ti ke qene viktime e kohes ? Jo ti ke qene viktime e vullnetit tend per ti sherbyer atij sistemi me vetmohim .Kete e deshmon me mire se cdo gje tjeter vendi i punes qe ke pasur, jo cdo njeri mund te vihej ne ate vend pune qofte dhe me i afte, pa pasur karakteristikat tende. Prandaj mos ha ….

    1. LLOTARIA AMERIKANE says:

      Bukur e SAKTE komentatori “KORCA” dhe sakte e bukur komentatori “permetari”! Te gjithe plehrat me veset negative kane bere kariere qe nga Sali mal…u me hajnat,Fatos droga me kockalepiresit,Ilir muti kryehajduti me leshkaret e tij

  18. permetari says:

    Doklevici eshte nga ata qe ka ngrene e ha ne dy tre grazhde.Ne grazhdin e pare qe quhet Shqiperi ka perfituar sa me ska , para e pasurite tjera tetundeshme e te patundeshme por akoma kerkon.Eshte mire,ka boll, e don prape. i pafryre.
    Ne grazhdin e dyte e te trete per sherbimet e bera ka marre dinare, leva, dolllare e euro, pasaporta jugosllave,serbe e bullgare
    Doklevici kujton se te tjeret han bar dhe vetem ai ha buke.
    Doklevic te zente gryken buka e Shqiperise.

    1. LLOTARIA AMERIKANE says:

      sakte!…

  19. Fahri Dahri says:

    Të gjithë drejtuesit tanë, të majtë e të djathtë
    dine vetëm të ligështohen për varfërinë dhe papunësinë
    Çdo dite lexojme nëpër gazeta shqetesimet e disa politikaneve, ose me mire ligjevensave, te cilet po merakosen për hallet e këtij populli, duke thënë se njerëzit po na ikin nga vendi pasi nuk kanë me se të rrojnë, ose kemi papunesi, ka varferi dhe për këtë gjendje, krahas foltoreve na flasin edhe me libra, behen romane, shkruhen fjalime, rrihen gjokset qe do bejme kete dhe ate e shume te tjera.
    Pyetja e ime, per te mos thene e popullit eshte: More zoterinj ligjvenes, qeveritare, kujt i drejtoheni duke na treguar ligeshtimet qe ndjeni? A e kuptoni qe ju jeni pergjegjesit per keto qe na qani hallet apo qe na tregoni se si eshte gjendja ne vend??! Prandaj keni mirësinë që të ndryshoni kahjen e jetes se keti populli, duke bere reforma serioze dhe jo reforma qe i kundervihen mendimeve apo veprimeve qe kryehen nga te dyja palet, të djathte e të majte. Populli nuk kerkon që ju të ligeshtoheni, por kerkon pune, investime, lekët e “klasës së pasur”, të bisnesmeneve, të bankave të niveleve të dyta dhe asaj Qëndrore, të mos investohen jashte vendit, por të hidhen këtu, në vendin tuaj, në vendin e këtij populli. Nuk kuptoj ku jane profesionistet, profesoret, keshilltaret që nuk e ngrejnë zërin për të realizuar më të mirën për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Luftoni monopolet qe i kane mberthyer jeten dhe po i marrin frymen ketij populli nga disa “kokrra” të fuqishme, lironi hapesirat për prodhimet vendase, duke përdorur me efikacitet levat financiare, pa qenë nevoja të lozet me sistemin fiskal sa herë ndryshojnë parametrat ekonomikë, si rrjedhojë e paaftësive profesionale të administratorëve.
    Edukoni ata që kanë grumbulluar, apo thithur paratë, që ti hedhin në qarkullim brenda vendit, sidomos në turizëm, bujqësi, të rriten prodhimet bujqësore, të shtohen krerët në blegtori, të investohet per fabrikat e vajit, të ullirit, të zgjerimit dhe kultivimit të vreshtave, shfrytezimi i minierave të bëhet në dobi te punetoreve dhe familjeve shqiptare, pa qënë nevoje e ”gjuetive me tendera” në vendet e huaja, sepse i kemi ketu, në vendin tonë, inxhinjeret, profesionistet, punetoret dhe pasuritë minerare, nentokesore dhe mbi tokesore, pyjet, ujërat, ererat e shume e shume te tjera që ju i dini, por dhe nëse nuk i dini, kërkojuani këshilltarëve vendas tu a mesojnë, por edhe punëtorëve, fshatarëve, në se do të dilni për tu takuar me ‘ta.
    Dalja juaj për tu takuar me ata, që nga duart e tyre nxjerrin të mira materiale, luftojnë papunësine dhe nxisin rritjen ekonomike, nuk është nevoja të shkoni me televizione nga mbrapa, as me turma shoqëruesish militantesh që ju të ndjeheni mirë, se dashje pa dashje, syri juaj rreket nga turmat që ju brohorasin dhe nuk arrini të shikoni shkaktarin e varfërisë që edhe ju thoni se ka pllakosur vendin. Kam besim se do të mirëkuptohem.
    Ka shumë për të bërë e thënë.
    Fahri Dahri.- 12/1//2015.-

  20. Asnje deputet nuK hodhi ne kufi nje lek says:

    @ toska me gjithe ATO tmerre e tortura qe keni bere qenkeni menderisht mire .
    Vetem gaboni kur thoni se bashkepunetoret ishin vulletare.
    Meqe qenke i fushes e di mire
    Se ckeni bere deri ne ’90.
    Pressione e tortura qe ju keni bere njerezve
    Personalisht dua me shpirt te hapen dosjet,te dalin bashkepunetoret
    Germania hoqi edhe mesuesit
    Nga puna kurse tek ne ish hetuesit e prokuroret e asaj kohe
    Drejtoje dogana ministri Kane studio ligjore.ky vend nuk behet me.
    Jepni noj lek per Kristin e Vogel qe po vdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje