Nëna e Franc Konomit: Tim shoq e gjeta të gjakosur, dyshoj se e kanë vrarë

11 Nëntor 2015, 09:32Politika TEMA

Nëna e Franc Konomit ka dyshime se bashkëshorti i saj, Stefan Konomi, mund të jetë vrarë nga persona që kanë dashur të hakmerren, ose ta grabisin. 

Ajo madje tregon edhe arsyet që e shtyjnë drejt këtij dyshimi, duke thënë se i shoqi nuk kishte vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje.

Kristina Konomi tregon rrethanat se si e gjeti të vdekur bashkëshortin dhe dyshimet që e shtynë të kthehej nga Greqia, ku jeton prej disa muajsh me dy djemtë e saj. 

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, e moshuara shprehet se Stefanin mund ta kenë vrarë për ta grabitur, por nuk përjashton edhe historitë e vjetra që lidhen me djalin e saj, Francin. 

“Mua nuk më duket rastësi. Stefani ishte mirë me shëndet.

Flisja me të shpesh në telefon.

Ka drogaxhinj plot që të vrasin për pesë lekë. Kam frikë se janë futur për ta vjedhur dhe e kanë goditur duke e vrarë. Por edhe ato historitë e vjetra të Francit.

Gjithçka mund të ketë ndodhur. Por nuk besoj se ka vdekur rastësisht,” tha ajo, duke vijuar:

“E gjeta të gjakosur. Kokën e kishtë të çarë.

Edhe abazhuri ishte me gjak. Kjo më bën të dyshoj se e kanë goditur me abazhur dhe ai ka vdekur”.

Sipas saj, Stefani jetonte vetëm, pasi nuk preferonte të largohej nga Tirana për në Greqi, ku ka fëmijët.

“Këtu ka kujtimet e djalit, ka një jetë të tërë dhe nuk lëvizte asnjëherë”.

Ajo thotë se i shoqi mbante veshur bluzën që i kishte dhuruar i biri, Franci, në vitin 2010, kur ishte kthyer nga Gjermania.

“Stefani e donte shumë atë bluzë. E vishte çdo ditë, nuk e ndante nga trupi. Sa e laja, e thaja, e vishte direkt. I thosha që po të vjetërohet kështu, por ai nuk dëgjonte. Donte ta mbante në trup”.

Nga ana tjetër, fqinjët e familjes Konomi nuk kanë dyshime të tilla. Ata treguan dje se që nga dita e enjte nuk e kishin parë Stefanin nëpër lagje.

Madje, disa bashkëmoshatarë të tij, më të cilën ai rrinte shumë shpesh, tregojnë se dy ditë më parë i kanë trokitur në derë dhe ai nuk e ka hapur. 

Fqinjët thonë se nuk kanë parë dhe as nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë. Madje, kanë menduar se edhe Stefani kishte shkuar në Greqi, ku ndodheshin djemtë e tjerë dhe e shoqja.

Stefan Konomi u gjet një ditë më parë i vdekur në banesën e vet.

Policia tha se ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

Ai kishte 5 ditë i vdekur në shtëpi, por duke qenë se jetonte vetëm, vetëm dje është mundur të zbulohet.

3 komente në “Nëna e Franc Konomit: Tim shoq e gjeta të gjakosur, dyshoj se e kanë vrarë”

  1. shqiponja says:

    PO pati qen i gjakosur policia te gjej vrasesin,si do qe ti ket patur punet gjyna mosh e thyer njeri i pa mbrojtur.

    1. Pilo Lala says:

      Keto familje nuk do ju ndahen varrezave. Ate rruge nisen, ashtu do perfundojne.
      Ne Itali kjo quhet Mafie, ketu nuk ka emer akoma.

  2. Fatih says:

    Sorre.grekovllehoorthodhjakse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje