Korrupsioni, kryefjala e  raportit të progresit të këtij viti (infografik)

10 Nëntor 2015, 17:46Politika TEMA

Disa fjali në lidhje me korrupsionin nga raporti i progresit 2015

Vendi ka arritur disi nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Disi progres është bëë vitin e kaluar, veçanërisht përmes miratimit të një strategjie dhe një plani masash. Gjithsesi, korrupsioni është i gjithëpërhapur dhe masa më efektive nevojiten për të themeluar një rekord solid të hetimeve, përndjekjes dhe dënimit në të gjitha nivelet, në veçanti për rastet kur përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit. F. 15

Hetimet financiare nuk janë nisur ende në mënyrë sistematike në rastet e korrupsionit. Ka shumë pak raste të konfiskimit të aseteve në rastet e korrupsionit. Infiltrimi i sektorëve publikë dhe privatë nga krimi i organizuar – gjë që lehtësohet nga korrupsioni – vijon të mbetet një arsye madhore për shqetësim dhe duhet të trajtohet me urgjencë. Ndikimi politik në autoritetet ligjzbatuese është një çështje për shqetësim. Aktorët politikë në mënyrë frekuente kritikojnë hetimet për korrupsion dhe vendimet e gjykatave. F 16

Në lidhje me financimin e partive dhe fushatave elektorale, nuk ka ende të dhëna për kontrolle efikase, apo penalitete parandaluese për keqbërje. Arsimi, shëndetësia, drejtësia, prokurimet publike, ndërtimi dhe planifikimi urban si dhe qeverisja vendore vijojnë të jenë veçanërisht të prekshme nga korrupsioni. F 17

Duhet të përmirësohet ligji për t’i bërë hetimet më efikase dhe për të qartësuar përkufizimin e ‘zyrtarit të lartë të shtetit’ dhe ‘korrupsionit në shkallë të gjerë’. F 17

7 komente në “Korrupsioni, kryefjala e  raportit të progresit të këtij viti (infografik)”

  1. Azio says:

    Fjale kryesore ne raportin e europes per Shqiperine eshte drejtesia, reforma ne drejtesi, mbi bazen e se ciles do te luftohet korrupsioni dhe te gjitha te keqijat ne vendin tone.
    Ti z.Erebara mos na bej analize teorike se cfare kuptimi ,pozitiv apo negativ paskan fjalet e perdorura ne raport.
    Leri keto lojra por ke te drejte te thuash se ne me te shumten ne raport provohet se Shqiperia po ecen ne drejtim in e duhur.Kjo ka shume rendesi per popullin, pas nje erresiren prej 25 vjetesh qe Sali Berisha e kelyshet e tij ,ne te cilen ata e vrane,e vodhen e ropen deri ne palce.Dhe tani pas perfundimit te reformes ne drejtesi, vendi I ketyre maskarenjeve eshte I sigurt.Athere ti Zotri do te na thuash cfare eshte pozitive apo negative nga konkretizimi rekomandimeve te raportit per Shqiperine.

  2. elton says:

    Fjala kryesore ne raportin e europes duhet te ishte per zagaret fisqire bythlepires te qeverise qe po vazhdojne djegjen dhe shkrumbimin e asaj qe la pa bere Berisha.

  3. beni says:

    o popull te denohen zyrtare te nivelit te larte do te thote ministra. kryeministra. deputete. pra keta qe e kane ne dore votimin e kesaj reforme. a nuk ju duket se nuk do te behet ose do te ndryshojne njerezit qe ata qe kane pushtetin te mos.preken asnjehere? askush nuk voton per tedenuar veten e tij

  4. gagiu says:

    ne parlamentin shqipetar flitet vetem per ate qe eshte vjedhur .po per ta nxjerr para ligjit ate qe ka vjedhur nuk lejohet te flitet.po pse jo populli voten e ka shitur parlamentaret e kan bler 5000 lek voten .kur ne parlament do te shkojn njerz me vullnetin e popullit pa harxhuar para per ta bler voten .jam i bindur se hajduti do te dali para drejtesis qofte politikan qofte gjykates prandaj populli i sinqert parlament i sinqert.

  5. Pushka top says:

    Mosperdorimi i fjales korrupsion ne raportet e meparshem ndoshta, e perseris, ndoshta, vjen per shkak te perparesive qe ka pasur BE per Shqiperine ne stade te caktuar te zhvillimit. Nese disa perparesi te dikurshme jane adresuar me kalimin e kohes, tani i ka ardhur rradha korrupsionit ne kontekstin e pandeshkueshmerise. Megjithate, personalisht besoj qe korrupsioni eshte rritur ne dy vitet e fundit dhe nuk eshte aspak cudi te jete kjo arsyeja e thjeshte.

  6. lind says:

    te pakten shpresonim se nje dite korrupsioni do ishte pjese ejetes se perditshme por jo vete jeta zoti rama besoj se e zure ta luftosh korrupsionin nga qimet e bishtit e jo me nga koka qe jo e jo ne jemi ne pritje megjithate se dicka duhet te ndryshoje
    dhe duhet te ndryshoje per te miren e te gjitheve faleminderit

  7. LLOTARIA AMERIKANE says:

    NUK KEMI SHTET TE SE DREJTES,pra jemi nje vend nul ose burdello

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje