Ai është krimineli më i kërkuar në botë për momentin dhe natyrisht që çdo lëvizje e tij përbën lajm.
Një informator ka njoftuar policinë boliviane që “El Chapo” Guzman dëshiron të hyjë në vend dhe menjëherë është dhënë alarmi.
Policia e Bolivisë ka angazhuar qindra trupa për kapjen e tij, pasi prioriteti është të kapet i gjallë.
Vetëm para pak javësh “El Chapo” i shpëtoi një kurthi ku u plagos lehtë në këmbë dhe shpatull.
Por tanimë ai kërkon të largohet nga Kili në drejtim të Bolivisë.
Bolivia ka angazhuar forcat speciale, policinë dhe grupin për luftën ndaj narkotrafikut.
Joaguin “El Chapo” Guzman është ish bosi i kartelit Sinaloa, më të madhit në Meksikë.
Ai u arratis në 4 korrik nga një burg i sigurisë së lartë në sajë të ndihmës nga disa roje të cilët i pagoi.
Kjo ishte arratisja e tij e dytë nga një burg i sigurisë së lartë./a.l