Drama e dy fëmijëve shqiptarë 7 dhe 9 vjeç, peng në Siri: ISIS nuk na lejon të kthehemi

11 Nëntor 2015, 09:13Kronika TEMA
Drama e dy fëmijëve shqiptarë 7 dhe 9 vjeç, peng në

Shkelzen Dumani

Dëshmitari në gjyqin kundër të akuzuarve për rekrutimin e luftëtarëve në shtetin islamik, Agim Ndregjoni tha se komunikon shpeshherë në Skype me mbesën dhe nipin e tij të mitur, 7 dhe 9 vjeç.

Fëmijët e motrës së tij mendohet të jenë në Siri, por kur i pyet se përse nuk kthehen, atëherë fëmijët i përgjigjen se këtë e kanë të ndaluar.

“Më fëmijët kemi komunikuar me Skype.

Mund të lidhemi me ta një herë në muaj, ose një herë në dy muaj, përmes nënës së Shkëlzenit.

Ajo nuk ndihet mirë kur e pyesim se ku janë. Fëmijët thonë: ‘Nuk e dimë se ku jemi’.

Kur i pyes pse nuk kthehen, Medi Dumani thotë se ‘nuk na lejon Shteti Islamik’.

Këtë më ka thënë edhe mbesa, që pa mbushur moshën madhore nuk i lejojnë të kthehen.

Fëmijët duken mirë, jo të shpërqendruar, apo ndonjë sjellje tjetër të çuditshme”, tha dëshmitari kur u pyet në lidhje me fëmijët e mitur të motrës së tij, raporton “GSH”.

Ndregjoni ishte thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në procesin gjyqësor në ngarkim të nëntë të akuzuarve për terrorizëm dhe rekrutim e dërgim në Siri të besimtarëve myslimanë.

Dëshmitari shpjegoi se si dy vjet më parë, bashkëshorti i motrës së tij, Shkëlzen Dumani, u largua nga Shqipëria duke marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur, pa dijeninë e së ëmës.

Dumani mendohet të jetë vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Nga ana tjetër, të pandehurit pretenduan se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Keni vetëm përralla. Ju po na luftoni vetëm për fenë tonë”, tha nga kafazi i pandehuri Gerti Pashja.

2 komente në “Drama e dy fëmijëve shqiptarë 7 dhe 9 vjeç, peng në Siri: ISIS nuk na lejon të kthehemi”

  1. I zhgenjyer nga censurimi says:

    nuk e kuptoj me te vertete se cfare me ndodhme Gazeta Tema..perse nuk me botoni asnje koment sa here qe une shkruaj. Me duhet te ndrroj emra dhe perseri nuk mi botoni..,vetem ndonjehere nese ju rreshket ndonje koment pa lidhje e botoni..>? Turp e faqja e zeze. megjithate po e shkruaj perseri qe me pelqeu shume fjala e cituar ne artikullin e mesiperm “kafaz” sepse keta kerma nuk meritojne ndryshe ,vecse te rrine te mbyllur ne “KAFAZ”

  2. Sharmuta says:

    Me shume po urrej kete gazetarin qe ka shkru artikullin,se sa kto talebanet qe kane shku per te luftu ne Siri.
    By qqq… te dy palet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje