Robert Aliaj proteston në rrugë me një fletë-rrufe kundër korrupsionit

11 Nëntor 2015, 11:49Lifestyle TEMA

Me një gjuhë komuniste, duke dashur të ironizojë situatën aspak të mirë sipas tij, në të cilën gjendet arti dhe kultura në vend, artisti Robert Aliaj ka dalë përpara Pallatit të Kongreseve për të protestuar për fondet e mohuara ndaj festivalit 48-orëshi, që ai drejton.

Njësoj si në komunizëm ka zgjedhur një fletë-rrufe për të bërë autokritikë, për financimet që kërkoi për të stimuluar artistët e rinj shqiptar.

Ja çfarë shkruan Robert Aliaj në posterin që e shoqëron në protestën e tij në rrugë:

“FLETE-RRUFE

DREJTUAR VES TIME, SHOKUT ROBERT ALIAJ DRAGOT

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE

PO JA DREJTOJ KETE FLETERRUFE VETES SIME, ROBERT ALIAJ DRAGOT, SEPSE KOHET E FUNDIT UNE PO SHFAQ ME SHQETESIM SHKELJE PARIMESH TE PARTISE DHE TENDENCA REAKSIONARE PREJ MIKROBORGJEZI.

ME PATURPESINE ME TE MADHE UNE DOJA TE VIJA DORE NE PARATE E SHOKEVE TE DREJTORISE TE VENA ME DJERSE NGA FONDET E TAKSA-PAGUESVE SHQIPTARE.
SI GUXOVA UNE TI FYEJ SHOKET TANE TE SHTABIT ME 30 PERQINDSHA? NDERKOHE QE ATA DUHET TI MARRIN TE GJITHA PARATE PER VETE, SEPSE NUK U VJEN ME RASTI TE JENE ATY. EDHE BAR DUHEJ TE HAJA, VETEM TE MOS CENOJA XHEPAT E SHOKEVE,

POR PARTIA SI GJITHMONE I RUAN BIJTE E SAJ SKUTHA, TE HESHTUR DHE HAKMARRES,
PARTIA, POPULLIT I LE MORALIN E PASTER ME BESIMIN NE VETEVETE, NDERSA VESET DHE VUAJTJET UA LE ANTAREVE TE SAJ DHE MILITANTEVE.

SHOKE, KJO ESHTE POSHTERSI, UNE NUK JAM NE RREGULL.

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE KERKOJ FONDE NGA BRIGADIERI DHE ANETARET E TJERE TE BRIGADES PER TE REALIZUAR NJE FESTIVAL TE PERMASAVE BOTERORE TE LINENÇENSUAR NGA XHANDARET E BOTES DHE NGA NJE VEND ARMIK I BETUAR I POPULLIT SHQIPTAR ?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TI MARR KETO FONDE DHE TUA SHPERNDAJ ARTISTEVE TE RINJ SHQIPTARE JO MILITANTE, QE DUAN TE REALIZOJNE ENDERRAT E TYRE MIKROBORGJEZE?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE JEM I NDERSHEM DHE TI THEM MENDIMET E MIA KAQ HAPUR? NDERKOHE QE TE TJERET FLASIN VETEM PAS SHPINE? TE BEJ AGJITACION DHE PROPAGANDE NGA EKRANI I TELEVIZIONIT? TE MENDOJ QE QEVERIA I KAP DREJTORET NGA VESHI? A E DINI JU QE KJO NA ÇON NE RRUGE TE KEQE?

DHE KETO SJANE ASGJE PARA FAKTIT TE ME POSHTEM.

TE ME VIJE TURP MUA, QE KERKOJ PAGESEN E NJE BILETE AVIONI PER TE ARDHUR NE SHQIPERI. NDERKOHE QE SHOKET DHE SHOQET TONA NGA BRUKSELI VIJNE NE KEMBE.
KUSH JAM UNE QEKTHEHEM NE SHQIPERI NE NJE KOHE QE TE GJITHE E KANE KUPTUAR QE DUHET TE LARGOHEMI TE GJITHE SA ME PARA NGA KETU?

SHOKE E SHOQE, QEVERIA KA NEVOJE PER NE
NE DUHET TE TREGOJME QE NE SI GJITHNJE, DIME TE MBYLLIM GOJEN, TE ULIM KOKEN TE SERVILOSEMI. NESE VAZHDOHET KESHTU ATEHERE KY POPULL SDUHET TA KETE ME VENDIN KETU, AI DUHET INTERNUAR I TERI NE AMERIKE, GJERMANI ETJ

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE
KJO ESHTE E PAFALSHME, UNE NUK E NDJEJ VETEN TE DENJE PER KETE VEND.

UNE THONJE LYERI E BASTUN ZIU, I PREMTOJ PARTISE QE DO TI RIKTHEHEM INTERNIMIT TIM NE BRUKSEL, ASHTU SIÇ PO BEJNE QINDRA MIJRA BASHKEATDHETARE TE TJERE KETO KOHE. BETOHEM QE DO TE SHPERNDAJ ATJE, VESET TONA TE VYERA PER TE FITUAR PARA SA ME SHPEJT DHE ME CDO KUSHT TE MUNDUR, QE EDHE SHOKET TANE BELGE, TE THERRASIN: O SA MIRE ME KEN SHQIPTAR.

TE MBLIDHEMI SHOKE E TA BEJME BRUKSELIN SI TIRANA.

RROFTE HESHTJA, HAKMARRJA, MUNGESA E TRANSPARENCES DHE KORRUPSIONI.
RROFSHIN SHPENZIMET OKULTE NE ART DHE KULTURE.

ROBERT ALIAJ DRAGOT”

15 komente në “Robert Aliaj proteston në rrugë me një fletë-rrufe kundër korrupsionit”

  1. hahaha says:

    Shko ne youtube me mire se sa te merresh me hajdutet…

  2. pc says:

    ky eshte shume origjinal dhe ka me shume bole se artistet tane fatkeq e te shtypur..

  3. ivani i madh says:

    Po me nje idiot e te degjeneruar mereni a e keni pare valle se si flet e sillet ky trap i vete quajtur artist .Ky ka nje idiotesi te cfrenuar sa ne disa raste do qe te vere te tijen me shpreje brutale dhe ne pa mundesi me lajthitje e largim nga skena .Kjo koke e zveshur pa produkt brenda.Ike o Robert se pak te lene nga arti ,politika dhe ekonomia e te tjera kemi ketu ne po dhe nje mbetje europiane si puna jote na mungonte.

  4. spart says:

    Ne kete kohe per zotin BERTI tregon se ka humor dhe bo vaki ,qe po te konkuroje i len pa pune “aktoret’e humorit qe meren vec me politike.

  5. sos says:

    Bravo Robert ke bere nje flet rufe teper dinjitoze me behet shume qejfi qe ke kritikuar veten dhe ke sakrifikuar partine.Duhet te reflektosh sa me pare e te shkosh ne Belgjike, dhe duhet te kerkosh falje pse u ktheve nga Belgjika vetem e vetem per ti dhene Shqiperise artin tend, per te cilen ai vend ka shume nevoje.Une jam nje artust qe e kame ndjekur artin tend dinjitoz qe nga Shqiperia, Greqia, Belgjika e se fundi Shqiperia.Arti jot nuk I pergjigjet atij llumi qe ekziston atje.Ti je nje artist I vertete qe duhet ta besh artin atje ku behet e ku ta vleresojne te tjeret.E di qe eshte shume e vertete dhe e dhimbeshme ajo qe ndodh ne vendin tone te dashur po nuk ka zgjidhje tjeter veç largimit.Per ty nuk eshte e veshtire se internimin e ke provuar edhe me pare ashtu si shume artiste te tjere.Ik dhe te te mos te vije me keq per ate vend se vete ja lame vendin te pa afteve te behen bosat e vendit.Ne hoqem gravatat, I lame atje dhe veshem bluzat e punes dhe gravatat tona I vune ne qafe deputetet e sotem hajdute e kriminele.Je I vetem dhe nuk mund ta luftosh dot korupsionin.Me mire lufto me artin tend te vertete prej profesionisti se sa ta humbesh kohen me nje gje qe nuk e rregullon dot per tere jeten.

  6. dulla says:

    bjeri Bert se i bie bukur ky ven ka pjerdh me kohe e vakt, nuk ka perendi ta shpetoje, e jo me nje person i vetem se te tjeret i ka marre lumi

  7. sax says:

    kus e ftoi kete hemafrodit te na vije e “iluminoje” ne valle? Kerkon pare ky maskara i ndyre dhe ben ne formen me te pacipe te mundeshme duke luajtur rolin e viktimes qe do na demokratizoje dhe mesoj stile protestash, se ne fakt ky i mesoi heret se iku 49 vjec qe keteje. i vemi ndryshim i tij eshte se na shpalos veshjen dhe sjelljen si pi*ke e bigur. ky zagar plak dhe me seksualitet absurd eshte model i rrezikshem per femijet tane… dhe gjetke

    1. 11112015 says:

      ik more ti bibilush…, ku merr vesh ti

  8. Daja says:

    Eshte shume keq kur te iken mendja per lesh…

  9. kosta says:

    Mos mor Berti piktor e kengetar,se do na rrush kete kodosh palle.Po ti qenke komplet ai miku origjinali.Shko kurou nga petullat mor bole.

  10. mondi says:

    Robert eshte gjetje menyra si ti ankohesh ndoshta me te drejte per dicka te mohuar.Kur ti ike jasht per nje jete me te mire une qendrova ketu duke i provuar ne kurriz gjithe keto qe ti zbulove sot,kjo eshte arsyeja kryesore qe nuk me afeksionon gjetja juaj zoteri.Pa shume fjale me nje keqardhje te lehte konstatoj qe ju si shume te tjere jeni nje “refugjat i deshtuar”,ne se je artist shiti produktet tuaja rrugeve te Europes dhe bej para,qe te vijsh me biznes clas heren tjeter ne atdhe.

  11. Likja says:

    Të lumtë Berti!
    Po Shqipërisë ja kanë fut kryhet në hi këta horra politikan!
    Je shëmbull e shpresë për rinine që duhet të zgjohet!
    Respekte!

  12. F*** says:

    Une nje pyetje kam: Kete “Dragot” ne fund, ku e gjeti ky??

  13. Aleksander says:

    O Berti,
    i je kthyer zanatit te vjeter o lumemadh. Sa flete rrufe dhe tabela emulacioni ke shkruar me doren tende tek Kombinati Ushqimor. Ti ke shku per lesh o koqe. Edhe “humorin” qe pretendon se ke bere e ke “hedhur kripen me lopate bore” ti je injorant ore te ka fluturuar mendja. Mbete amator , pa shkolle injorant me lice nate. Ti do te besh “cudira” dhe hiqesh “artist elite” kur qindra artiste te tjere shqiptare u ka rene leshi i bythes duke bere art shume me cilesor se pacauret e tua. Ku e ku me vellain tend Rexhepin arist cilesor, moderrn dhe mbi te gjitha modest , i cili ka shume merita te tjera se ti.
    E ke demtuar veten me keto budallalleqe qe ben. Dikur na cudisje , sot je bere bezdi !
    Rrote !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje