HARTA/ Si u çmontua plani i Europës për refugjatët

13 Nëntor 2015, 18:50Bota TEMA
HARTA/ Si u çmontua plani i Europës për refugjatët

Plani i Europës për pritjen e refugjatëve nuk po ecën më së mir, madje mund të thuhet se është pranë një dështimi.

Por cilat ishin shtetet që i vunë shkopinj nën rrota Bashkimit Europian?

Suedia

Prej kohësh ka vonuar procedurat dhe ka kërkuar zgjidhje alternative, por në fund Suedia e shtypur nga fluksi i refugjatëve vendosi masën e jashtëzakonshme për të mbyllur kufijtë. Kishte 19 vjet që nuk ndodhte diçka e tillë. Masa e marrë nga qeveria suedeze natyrisht ka lënë të pakënaqur liderët e BE-së, Merkel në krye.

Britania e Madhe

Britania e Madhe ka bllokuar tunelin që e lidh me Francën dhe ka shtuar kontrollet në kufij. Të hysh në Britani është si të përpiqesh të kalosh litarin në vrimën e gjilpërës. Jo vetëm që ka bllokuar refugjatët dhe planin e BE-së, por Britania e Madhe po vë në rrezik edhe një ndër liritë e Bashkimit Europian: qarkullimin e lirë. Britanikët janë në pritje të referendumit për të dalë nga BE dhe nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e ardhura nga Bashkimi Europian.

Spanja

Spanja kishte vendosur krijimin e një muri që 20 vjet më parë. Muri që ndan qytetet e Ceutës me Melillan është një ndër shumë barrierat antirefugjatë në BE. Por jo vetëm kaq. Që prej fillimit të krizës Spanja përforcoi edhe muret që ndajnë dy qytete spanjolle me Marokun.

Austria

Ndërkohë që ministri i Brendshëm austriak studion barrierën për të ndalur refugjatët, qeveria ka ndryshuar regullat për azilkërkuesit. Prej 15 nëntorit të drejtën e azilit do të mund ta fitojnë vetëm në mënyrë të përkohshme, maksimumi tre vjet.

Gjermania

Gjermania ishte ndër të parat shtete që hapi kufijtë për emigrantët. Por pas presionit të partisë së saj Merkel bëri lëshime. Dje kancelarja deklaroi se do të forcohen masat për azilkërkuesit dhe sirianët do të kthehen pas. Ata mund të rrinë në Gjermani vetëm për një periudhë të shkurtër kohe.

Sllovenia 

Është vendi i parë në BE që ngre një mur. Kjo situatë mund të ndezë edhe një konflikt me fqinjët e Kroacisë. Megjithatë sllovenët janë të vendosur në ruajtjen e kufijve dhe ndalimin e dyndjes së refugjatëve.

Hungaria

Si shumë vende baltike edhe Hungaria është kundër kuotave të detyrueshme për refugjatët. Hungaria ka qenë vendi që ka bërë më shumë kundërshtime ndaj politkës së BE-së lidhur me çështjen e refugjatëve. Kryeministri Orban ishte i pari që ngriti një mur dhe bllokoi kufijtë për refugjatët.

Si përfundim duhet thënë se kjo situatë nuk bën gjë tjetër veçse vështirëson punën e BE-së në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

Donald Tusk deklaroi dje se kjo krizë mund të zgjasë disa dekada.

Ai tha se Europa është pranë kolapsit./Përgatiti Amarildo Lumani.

La Stampa

1 komente në “HARTA/ Si u çmontua plani i Europës për refugjatët”

  1. DIELLI mbi KORAB says:

    Breaking news
    info per gazeten Tema.

    18 te vrare sonte ne mbremje ne Paris sipas AFP

    Wie mehrere Medien übereinstimmend unter Berufung auf die Polizei berichten, hat es vor dem Stade de France Explosionen gegeben.

    Zudem sollen in einer Bar im Zentrum der Stadt Schüsse gefallen sein. Ein Polizeisprecher bestätigte der Deutschen Presse-Agentur am Freitagabend, im 10. Arrondissement der Hauptstadt seien Schüsse gefallen, er konnte zunächst aber keine Details nennen.

    Bei Angriffen in Paris sind nach ersten Angaben mindestens 18 Menschen getötet worden. Dies berichtete die französische Nachrichtenagentur AFP am Freitagabend unter Berufung auf die Polizeipräfektur.

    Unklar ist, ob es zwischen den Ereignissen ein Zusammenhang gibt. (far/dpa)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje