Dy ditë pas atentateve të përgjakshme në Paris është gjetur një veturë e zezë e markës Seat. Këtë veturë atentatorët mendohet se e kanë përdorur në sulmet e tyre ndaj kafeneve dhe restoranteve. Automjeti u gjet në periferinë lindore të Parisit, Montreuil dhe në të ndodheshin disa kalashnikovë. Armë si këto i patën përdorur atentatorët në Paris.
Prokurori i Parisit, François Molins bëri të ditur se sipas dëshmitarëve sulmuesit patën përdorur një Seat të zi, kur hapën zjarr të premten në orën 21:32 në një bar në Rue de Fontaine au Roi dhe në orën 21:36 në një restorant në Rue de Charonne
Sipas vlerësimit të policisë, gjetja e veturës do të thotë se njëra nga të tri komandat terroriste ka arritur të largohet, siç bëri të ditur televizioni Europe 1. E paqartë mbetet nëse dorasit vazhdojnë të jenë në arrati apo nëse janë ata që u arrestuan të shtunën në Belgjikë. Atje, në një bastisje të policisë në lagjen e migrantëve të Brukselit Molenbeek u arrestuan disa vetë. Njëri prej tyre besohet se të premten në darkë ka qenë në Paris.
I pari që u identifikua nga atentatorët ishte 29 vjeçari Omar Ismail Mostefai. I riu i lindur në jug të Parisit ka qenë disa herë i dënuar për vepra të ndryshme penale dhe kishte rënë në sy për shkak të radikalizimit të tij, deklaroi prokuroria. Babai dhe vëllai i tij u morën në arrest të shtunën në mbrëmje. Veç babait dhe një vëllai u arrestua edhe gruaja e tij. Veç kësaj u bastisën banesat e tyre. Hetuesit bënë të ditur se është e zakonshme në rastë të tilla, që të afërmit të kalojnë në paraburgim, për t’u marrë në pyetje. Vëllai 34 vjeçar tha se nuk ka pasur prej kohësh kontakt me Mostafein.
filloj sistemi komunist edhe ne france,se komunizmi te denonte ne menyre koperative te gjithe fisin,faktet dhe akuzat i pergatiste vet ai sistem,edhe tani ne france marrin familjen e terroristit per paraburgim,akuza eshte e njejte mekomunizmin,duam tju pyesim,por qelia qeli aman,te drejtat e njeriut ne kapitalizem sic na thojne,eshte te denohet vetem autori i ngjarjes,jo i gjithe fisi kur nuk kan asnje pune me ngjarjen sic thote artikulli qe fakte nuk ka qe familja e ketij terroristi te ket gisht ne ngjarjen e premte,por paraburgimi eshte kusht per ligjet e frances,kapitalizmit kur i djeg bytha nuk njohin te drejtate njeriut,thjesht i kane si ligje formale,te keqen e komunizmit se te pakten me kallash ne dore nuk e mendonte kush dhe jo me te qellonte ne njerez te pafajshem.
O Loni prej Betoni….. Franca EU dhe usa duhet te keshillohen, te pyesin Izraelin si u bene ball terroristeve. E di cili Sistem ka rezultuar edikas…… Sistemi i Interrnimit i E.Hoxhes. Cilido qofte Kamikazi, Izraeli i rrenon Shtepine atij dhe te Afermëve dhe i debon ne ekzil. Çuditrisht qe kur ka vepruar keshtu Nr i kamikazve i terroristeve ra ndieshem. Keshtu duhet te veproj edhe gjith EU, dhe do shohesh terroristet si do te mendohen 2 here para se te nderrmarin aksione te tilla. Ok Loni, do me per sistemin komunist…..