Ja versioni i plotë i prokurorisë për vrasjen në Linzë

15 Nëntor 2015, 18:11Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga gjykata, për shtetasin Marsid Kuçana, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe muncionet” parashikuar nga neni 78-25 dhe 278/5  i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet  si një ndër personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në lokal “M….”, në Linzë, Tiranë, në dt.13.11.2015, nga e cila mbeti i vdekur shtetasi Enton Nikaj.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të siguruar deri në këtë fazë të hetimit, ka paraqitur disa të dhëna hetimore mbi ngjarjen.

Nga hetimet rezulton se shtetasit e dëmtuar, konkretisht viktima Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, kanë hyrë në parkimin e lokal “M….”, në Linzë, mesditën e së premtes. Sapo kanë parkuar makinën, me të cilin kishin udhëtuar nga Tirana në drejtim të Linzës, janë drejtuar për në hyrjen e brendshme të restorantit. Pak para hyrjes, para këmbëve të tyre ka ndaluar automjeti tip Mercedez, nga i cili kanë zbritur katër persona. Nga ana e autoriteteve gjyqësore janë krijuar dyshime të arsyeshme se cilët janë këta persona që kanë zbritur nga mjeti.

Menjëherë, ndërmjet personave të dëmtuar nga ky konflikt dhe personave që kanë zbritur nga mjeti Mercedez ka pasur një shkëmbim bisede, e cila duket se ka qenë e tensionuar. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, njëri prej personave që ka zbritur nga mjeti ka nisur të godasë me grushta shtetasin Enton Nikaj. Në këtë moment, dy prej shoqëruesve të agresorit kanë mbajtur në duar mjete, të cilat krijojnë dyshimin se janë objekte luftarake, tip pistoletë.

Në këtë moment, ka ndërhyrë me qëllim për t’i ndarë shtetasi Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën e mëvonshme, E ntonNikaj. Menjëherë, personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës, shtetasin Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur. Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj. Brenda pak çasteve, agresorët kanë hipur në mjet, ndërkohë që shtetasi Nikaj ka qenë i shtrirë në tokë, i qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, i cili kishte pësuar vdekje të menjëhershme.

Në vijim të dinamikës, disa persona që gjendeshin në atë moment në vendin e ngjarjes kanë tentuar të afrohen për të shuar konfliktin, si edhe për t’i dhënë ndihmën personit të shtrirë në tokë, por njëri prej personave agresorë, i ka bllokuar, duke i frikësuar me armë. Ky person, pasi ka hipur në mjetin me të cilin kishin ardhur, ka dalë sërish, në kërkim të një objekti në tokë (ka dyshime se po kërkonte gëzhojën e plumbit me të cilin ishte qëlluar viktima Nikaj).

Në pak çaste ka kërkuar për këtë objekt dhe, pasi nuk e ka gjetur, ka hipur sërish në mjet, ku gjendeshin edhe tre personat e tjerë që kishin zbritur fillimisht me të, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.

Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje

3 komente në “Ja versioni i plotë i prokurorisë për vrasjen në Linzë”

  1. papi says:

    ikni ne burg tabi e te mesojme ku ke shpine mos ke nonje grua ose moter te mire

  2. adri says:

    Burg te perjeteshem per te gjithe keta qelbesira dhe bashkepunetoret e tyre te bandes por dhe per gjyqtaret e dhe prokuroret qe i kane favorizuar keta kriminele dhe llumera te shoqerise. Keta jane kercenim per sigurine dhe lirine e cdo shtetasi ne Republiken e Shqiperise. Por dhe gjyqtaret dhe prokuroret qe i kane favorizuar dhe favorizojne keta plehra nuk jane me pak te rrezikshem per qyetetaret e Shqiperise.

  3. Led says:

    Keta persona nuk duhet te dalin me nga burgu, edhe pse kostoja per te ushqyer keta keqberes eshte e larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje