PROFIL/ Adoleshenti i turpshëm që u shndërrua në njeriun më të urryer në botë

15 Nëntor 2015, 13:11Politika TEMA

Pas sulmeve të ndodhura në Paris, kreu i ISIS Al Bagdadi është padyshim njeriu më i urryer në botë.

Por kush ishte Al Bagdadi dhe si u shndërrua në njeriun më të urryer të momentit?

Ibrahim Awwad Ibrahim Al-Badri u lind në vitin 1971 në Samara, një qytet i lashtë irakian në skajin lindor të Trekëndëshit Sunit në veri të Bagdadit. I biri i një njeriu të devotshëm, që i mësoi leximin e Kur’anit në një xhami lokale, vetë Ibrahimi ishte tip i tërhequr dhe i heshtur, ndërsa edhe kur fliste, mezi dëgjohej. Fqinjët e mbajnë mend si një adoleshent të turpshëm.

Që në fëmijëri, nofka e Ibrahimit ishte “Besimtari”. Kur nuk ishte në shkollë, kalonte shumë kohë në xhaminë e lagjes, i zhytur në studimet e tij fetare; ndërsa kur kthehej në shtëpi në fund të ditës, sipas njërit prej vëllezërve të tij, Shemsiut, ai paralajmëronte të gjithë ata nuk respektonin kufizimet e ligjit islam

Tashmë Ibrahim Al-Badri njihet në mbarë botën si Abu Bakr Al-Baghdadi, sundimtari i Shtetit Islamik apo ISIS, dhe ai ka fuqinë jo vetëm të paralajmërojë, por ndëshkojë dhe madje ekzekutojë brenda territoreve të tij njerëz, besimi i të cilëve nuk është absolut.

Ndjekësit e tij e quajnë “komandanti i besimtarëve”, një titull i rezervuar për Kalifët, sundimtarët e mëdhenj shpirtërorë tokësorë të perandorisë së madhe myslimane të Mesjetës. Edhe pse mbretëria e tij është shumë më e vogël, ai sundon mbi miliona njerëz. Disa janë besnikë fanatikë ndaj tij; shumë të tjerë struken nga frika e pasojave të përgjakshme, që mund të ketë sfidimi i variantit të tij brutal të Islamit.

Origjina salafiste, studimet dhe militimi tek Vëllazëria Myslimane Familja e Bagdadit, është në shumë mënyra përfaqësuese e diversitetit të ndikimeve dhe aleancave në ndryshim të vazhdueshëm, të cilat ishin jetike për të mbijetuar në Irakun e Sadam Hyseinit. Jo vetëm që ajo kishte lidhje me qarqet bathiste, ndoshta vetëm për qëllime praktike, por ka dëshmi se disa prej anëtarëve të familjes Bagdadi, mbase edhe i ati i tij, ishin Salafistë – pasues të një formë ekstreme puritane të Islamit sunit, i praktikuar gjerësisht në Arabinë Saudite dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, ku ajo ka rrënjë të thella.

Muhamed ibn Abdul-Wehhab, themeluesi i degës arabe të Salafizmit, thuhet se ka studiuar në qytetin irakian të Mosulit në shekullin XVIII, dhe dishepujt e tij e përhapën këtë rrymë në të gjithë Irakun në shekullin XX. Shumica e Salafistëve, predikojnë bindjen ndaj sunduesve mislimanë, edhe ndaj atyre më të keqinj. Por Sadami i pa ata si një kërcënim, për shkak se e dënonin shekullarizmin dhe kërkonin të impononin ligjet islamike.

Prandaj, kur salafistët në Irak filluan të organizohen në punën e tyre misionare në fund të viteve ‘70, Sadami burgosi shumë prej tyre me akuzën e formimit të organizatave ilegale. Ai pezulloi përkohësisht terrorin gjatë viteve ’80, për shkak të luftës me Iranin shiit, pasi e pa të nevojshme ruajtjen e mbështetjen së pakicës sunite të Irakut, e cila përfshinte edhe Salafistët. Por në vitin 1990, dy vjet pas përfundimit të luftës me Iranin, Sadami ushtroi presion ndaj mijëra Salafistëve, që të nënshkruanin një zotim për të mos konvertuar irakianët e tjerë në kauzën e tyre.

Kur Bagdadi u diplomua në Universitetin e Bagdadit në vitin 1996, ai u regjistrua më pas në universitetin e themeluar nga vetë Sadami për Studime Islame, ku studoi për një master në recitimin kuranor, subjekti i tij i preferuar. Gjatë kësaj kohe, xhaxhai i tij, Ismail El-Badri, e bindi t’i bashkohej Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje transnacionale e përkushtuar ndaj krijimit të shteteve në bazë të ligjit islamik.

Në shumicën e vendeve, Vëllazëria, e cila ishte e ndarë në dy rryma liberale dhe konservatore, kishte adoptuar një qasje të kujdesshme ndaj ndryshimeve politike, përgjithësisht për të punuar brenda sistemit. Shumë prej vëllezërve në Bagdad, duke përfshirë edhe vetë Bagdadin ishin në fillim Salafistë paqësore, që dëshironin t’u impononin shteteve ligjin islamik, por nuk mbështesnin revoltën nëse këto të fundit refuzonin ta bënin këtë.

Por shumë shpejt, Bagdadi anoi më shumë drejt atyre pak salafistëve, besimi i rreptë i të cilëve i çoi në thirrje për përmbysjen e sunduesve, të cilët cilësoheshin si tradhëtarë të besimit. Ata e quanin veten safalistët xhihadistë. Nën tutelën edhe të vëllait më të madh Jum’a që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, Bagdadi u bë gjithnjë e më shumë i paduruar me lidershipin e Vëllazërisë, për të cilin ai ndjente se ishte i përbërë nga “njerëzit e fjalëve dhe jo veprimit”.

Në vitin 2000, Bagdadit i hanin duart për luftë. Ylli i futbollit Shumica e asaj që ne dimë për Bagdadin, ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, ka të bëjë me jetën e tij personale, madje me detaje të shumta. Ai duket se ka patur dy gra dhe gjashtë fëmijë. Xhamia ishte edhe vendi, që i lejonte të kënaqte pasionin e tij për ndeshjet e futbollit. Xhamia kishte një klub futbolli, dhe Bagdadi ishte ylli i ekipit, dhe mbahet mend si “Messi Ynë”, një referencë për futbollistin e madh argjentinas, Lionel Messi.

Shokët kujtojnë se ai e humbiste shpesh durimin, kur nuk arrinte të shënonte. Durimi i tij kishte filluar të bëhej i brishtë, për shkak të sjelljeve joislame që ai vërente. Sipas një fqinji, Bagdadi u mërzit pa masë një ditë, kur pa dy dasmorë që vallëzonin me njëri-tjetrin. “Si mundet që burrat dhe gratë të vallëzojnë së bashku?”- bërtiti ai. Bagdadi e detyroi çiftin të ndërpriste vallëzimin. I burgosuri Në fund të vitit 2003, pasi amerikanët kishin mundur dhe shpërbërë ushtrinë e Sadamit, Bagdadi ndihmoi në krijimin e Jaysh Ahl alSunna Wa-l-Jamaah (Ushtria e Popullit Sunit dhe Solidaritetit të Përbashkët), një grup kryengritës që luftoi trupat amerikane dhe aleatët e tyre lokalë në Irakun verior dhe qëndror. Bagdadi u arrestua gjatë një bastisjeje të trupave amerikane, dhe u dërgua në kampin e Bucca-s në Irak në shkurt të viti 2004. Gjatë 10 muajve në paraburgim, ai e fshehu militantizmin e tij, dhe iu përkushtua mësimit fetar.

“Bagdadi ishte një person i qetë”,- kujton ish-shoku i tij në burg, në kushte anonimiteti. “Ai kishte karizëm, dhe mund ta ndjeje se ishte dikush i rëndësishëm”. Shumica e 24 mijë burgosurve në kamp ishin arabë sunitë, që kishin shërbyer në ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Sadamit. Kur ky i fundit u rrëzua nga pushteti, ata u përzunë nga ushtria, për shkak të epërsisë së shumicës shiite të shtypur prej një kohë të gjatë.

Nëse kur ata kishin mbërritur në kamp pak prej tyre ishin xhihadistë, shumica prej tyre u bënë të tillë kur dolën prej aty. Manifeste radikale xhihadiste qarkulluan lirisht, nën sytë vigjilentë të amerikanëve. “Rekrutët e rinj u përgatitën në mënyrë që kur të liroheshin, të përgatisnin bomba”,- kujton ish i burgosuri. Shumë nga ish-baathistët në Bucca, disa prej të cilëve u miqësuan me Bagdadin, më vonë do të rritet në detyrë në radhët e Shtetit Islamik. “Nëse nuk do të kishte burgje amerikane në Irak, s’do të kishte as Shtet Islamik”,- shton ai.

Si u krijua ISIS-i

Vetëm dy muaj para lirimit të Bagdadit, AlKaida krijoi një degë të rrjetit të saj të terrorit në Irak, duke tërhequr edhe një celulë të milicisë xhihadiste që drejtohej nga Abu Musab al-Zarkavi nga Jordania, që donte të krijonte një Shtet Islamik. Ai mendoi të përdorte AlKaidën në Irak, për të provokuar një luftë civile sektare mes pakicës sunite dhe shumicës shiitëve. Me siguri, Bagdadi do të ketë takuar xhihadistët e rrethit të Zarkavit, gjatë kohës së qëndrimit në Bucca. Pas lirimit, Bagdadi shkoi në Damask për të kryer disa misione për llogari të Al-Kaidës. Asokohe, presidenti sirian, Bashar Al-Asad, kishte bërë një sy qorr ndaj tubimit të luftëtarëve të huaj në Irak, për të ndëshkuar Shtetet e Bashkuara për shkak të pushtimit të vendit; të njëjtat hordhi që do të kthehshin kundër tij në vitin 2011. Në vitin 2006, Al-Kaida në Irak, formoi një organizatë ombrellë për grupet xhihadiste që po i rezistonin pushtimin amerikan.

Grupi i Bagdadit, ishte një nga të parët që iu bashkua. Kur Zarkavi u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në qershor të atij viti, pasardhësi i tij, Ebu Ejub El-Masri, një xhihadist egjiptian shpalli themelimin e Shtetit Islamik në tetor dhe e shpërbëri Al-Kaedën në Irak, duke njoftuar se ushtarët e saj ishin tanimë pjesë e ISIS-it. Udhëheqësit e rinj të Shtetit Islamik, shpresonin se të huajt do të mendonin për organizimin e tyre, si një shtet i pavarur apo edhe fillimet e një kalifati të restauruar, si perandoria e madhe e islamit të hershëm. Për shkak të kredencialeve të tij shkencore, Bagdadi u caktua në krye të punëve fetare të Shtetit Islamik, në disa prej “krahinave” të saj saj irakene. Kurorëshkelësit që u kapën u ekzekutuan përmes gjuajtjes me gurë, ata që pinin alkool rriheshin në publik, hajdutëve u priteshin duart, dhe “mosbesuesit” apo cilido që sfidonte programin e Shtetit Islamik, u ekzekutuan. Në prill të vitit 2010, një komando amerikane rrethoi dhe vrau në rrethinat e Tikritit Ebu Umerin dhe Masrin.

Me vdekjen e tyre, Këshilli Konsultativ zgjodhi si drejtues të përkohshëm kreun e këshillit ushtarak të Shtetit Islamik, Haxhi Bekri. Ai vendosi që të zgjedhë si kreun e Kalifatit Bagdadin 39-vjeçar, me mendimin se ky mund të ishte më i përpunueshëm se konkurrentët e tjerë. Këshilli zgjodhi emirin e ri të Shtetit Islamik, me 9 vota pro dhe 2 kundër.

Bagdadi dhe Haxhi Bekri, ishin të vendosur të zgjeronin hartën e lutimeve dhe pushtuar territorin e nevojshëm për krijimin e një Kalifati. Shtimi i trazirave në Siri në vitin 2011, ishte në favor të tyre. Bagdadi dërgoi një nga operativët e tij sirianë, për të themeluar një degë sekrete të Shtetit Islamik brenda atij viti. Kjo degë, e njohur më vonë si Fronti Nusra, fillimisht sulmoi civilët, si pjesë e një fushateterrori klandestin për të mbjellë kaos. Shpresa ishte se Shteti Islamik do të qe në gjendje që të përfitonte nga ky kaos, për t’i hapur rrugën pushtimeve masive./ Bota.al

15 komente në “PROFIL/ Adoleshenti i turpshëm që u shndërrua në njeriun më të urryer në botë”

  1. Old SchoolChap says:

    Kujt i interson ca ishte , cfare eshte na duhet tani. Si puna e ketij ju dhe une njohim shoke qe iu be lavazh truri si ata qe ishin myslimane nga familja edhe nga ata qe vinin nga familje te krishtera . Nje rast shokues eshte ne qytetin tim ku nje djalosh me familje kristiane jo vetem qe u ktheye por dhe komplet djemte ne familje e fis perqafuan djallin.Edhe pse i thosha qe nuk eshte Islami qe lane Turqit dhe eshte karakteristik ne Shqiperi por import nga Arabia Saudite, ai kishte ikur per lesh, dhe shpresoj te mos jete ne Siri tani e te kete lene cunat pa babe ne emer te genjeshtres dhe absurditetit ne kohet qe jetojme.

  2. Manipulimi says:

    Ky krijes americano-israelit ..nje shpije shum e madhe asgje tjeter nuk eshte ..ashtu siq jane terroret ne paris !!

  3. kevin says:

    Te gjith sunitet vrases paskan qe te turpshem ?!!!

    Apo jan 007 te USA-ve end Co. Dhe profili i tyre maskohet si i turpeshem

  4. Iliria says:

    ..”kur ai i shte femije..babai… i mesoi leximin e kuranit ne nje xhami te lagjes”…

    Ja pra fillimi i te keqes, pregatitja e terroristeve te ardhshem. Perfytyroni te ishte lindur ne nje vend europian apo perendimor, ose ne nje vend demokratik dhe qe i vogel te lexonte libra shoqerore dhe shkencore, nuk do behej terrorist e te priste koka njerezish, por lexoi kuranin i cili meson si te presesh kokat e jo-myslimaneve.
    Islami eshte kanceri i njerezimit, ashtu siç ishte dikur krishterimi. Por Perendimi beri kthese, e ndau fene nga shteti dhe sot ka ligje demokratike, kurse ne vendet islamike mbreteron terrori, gjaku dhe prerjet e kokave.

  5. druni says:

    bin laden, el zahauri, kapapiri, napajiri, luksimiri, kur do mbaroj amerika duke rrejt boten

    1. iNona says:

      Po edhe serbet i bombardoi Amerika po asnje serb nuk u be terrorist. Perkundrazi ata qe ndihmoi Amerika, kosovaret po nxjerrin ca lule terroriste. E dim qe gjithe fajin a ka Amerika po mos e ka ndonjecike edhe feja e degjeneruar?

      1. xxxx says:

        Shurrtore Janulles serbet kane bere krimet me te medhaja pas Luftes se 2 Botrore ti me shkruan nuk u bene terrorrista ore bajge 300 shkojn terrorriatat e vene bomba ne Paris nuk vijn ketu e tu a vene tipave si puna jote ore kopil ferrah

  6. zz says:

    Si prift grek si Janulla MQ megjithese jane te te njejtit Gen pune jevgjitesh

    1. iNona says:

      Janulla eshte si eshte po asnje nga Janullat nuk ka bere ndonje akt terrorizmi. Perkundrazi, Hajrullat i kane qire robt qe ju qifte ajo far a e poshter

  7. Mersin says:

    Nuk ka qene i turpshem, por myks, themi ne tironsit

    1. tironsi says:

      Ti me ket emer qeke fiks “tirons” i bi i cik e shkurten po nuk ka gjo se i shto palen

  8. A says:

    Ky njeri u rrit me rregullat e xhamise dhe librin e Kuranit si dhe me urrejtje ndaj Sadamit ! Babai i tij sikurse edhe e gjithe shoqeria islame nuk e kuptuan qe , ky i ri e dashuronte leximin dhe librin , por nuk i afruan edhe libra te tjere per te lexuar edhe histori te tjera ne bote dhe jo vetem te Muhametit dhe keshtu ky mbeti vetem me nje dritare te vockel ne shpirtine tij si miliona te tjere qe nuk lexojne libra pasi kane lexuar te parin ;dhe ketu fillon fatkeqesija qe gjykimi ngelet sakat dhe vret kedo qe nuk te shkon sipas avazit tend !

  9. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    ISIS eshte SEBEPI dhe ISIS nuk eshte PROBLEMI.

    Veprimtaria e ISIS pervecse financohet dhe nga perendimi nuk eshte problemi i vertet por perdoret per te zbatuar ndarjet e planifikuara shum vite perpara dhe SUNDIMIN dhe PLACKITJET e PASURIVE te vendeve arabe dhe Afrikane dhe formimin e nje shteti Kurd.

    Prandaj dhe perendimi raste te tilla te sponsorizuara prej tyre i perdor per te goditur Islamin dhe per te MBULUAR SHKAKUN kryesor te konflikteve qe kan filluar dhe do te zmadhohen ne te arthmen dhe me aktor te rinj, Kinen dhe vendet e tjera aziatike.

    Protesta per nje akt terrorist te vecant eshte HIPOKRIZI, GENJESHTER dhe QESHARAKE ne krahasim me MASAKRAT qe Perendimi, Amerika, Izraeli dhe Rusia kane bere dhe vazhdojne te bejne ne boten arabe.

    Franca ka shkaktuar jo mijra por miljona civil te vrar te pafajshem ne Afrik dhe Algjeri.

    Amerika ka shkaktuar jo mijra por miljona civil te vrare te pafajshem ne Avganistan dhe Irak.

    Dhe sot vazhdojne masakrat e mbi 300.000 te vrareve civil te pafajshem ne Siri, etj. etj…

    Kushi i hapi keto KONFLIKTE dhe PERSE ??

    Kush manipulon POPUJT dhe i shpelan trurin ne marreveshje me MEDIAT qe jane vartese te OLIGARKIS FINANCIARE BOTERORE ??

    Kush percan dhe nxit popujt ne armiqesi me njeri tjetrin duke i hedhur benzin zjarrit te hapur vet prej tyre ??

    A thua se PROBLEMET do te ZGJIDHEN pa u analizuar SHKAKU i KONFLIKTEVE dhe pastaj PASOJAT qe rrjedhin prej tyre ??

    Dhe me KRYESORJA : A DESHIROJN VERTET SUPERFUQIT, SHKAKTARET e FILLIMIT dhe PERHAPJES se KONFLIKTEVE, per interesat e tyre EKONOMIKE, qe te MBYLLIN KONFLIKTET e hapura vete prej tyre ??

    Pse nuk behen tubime per vrasjet ne Siri, kur mbi 100 civil te pafajshem vriten cdo dite ??

    Dhe te gjithe per Francen ngrihen ne kembe , biles dhe Netanjahu dhe Asadi…

    Cfar HIPOKRIZIE.

    Per gjith keto u gjet armiku: ISIS.

    Nuk dua te mbroj ISIS passi nuk kam ndonje simpati per te dhe jam kundershtar i tij.

    Por problemi eshte se HIPOKRIZIA dhe GENJESHTRA po kalon cdo kufi dhe problemet nuk zgjidhen por FSHIHEN dhe ZMADHOHEN kur ato manipulohen dhe kur nuk flitet per SHKAKUN e vertet , por vetem per PASOJAT dhe keto te diferencuara dhe te manipuluara..

    Problemi i ISIS do te kaloj, POR PROBLEMI i NJE LUFTE TE TRET BOTERORE qe eshte afruar shume dhe ajo nga te gjitha ARGUMENTET e thene per mijra vjet perpara dhe qe po vertetohen ne horizont nuk do te filloje nga KONFLIKTET me Islamin , POR nga KONFLIKTET me SUPRFUQITE per shkak te rindarjes se botes , per shkak te pakesimit dhe mungese se burimeve dhe rezervave materiale nen trysnin e ngrohjes globale dhe globalizimit te ekonomise.

    Pra ne marrveshje me MEDIAT qe sponsorizohen nga OLIGARKIA FINANCIARE boterore po ju GENJEJNE dhe MANIPULOJNE dhe shum shpejt do tju TRADHETOJNE.

    1 – https://www.youtube.com/watch?v=9RC1Mepk_Sw#t=38

    2 – http://ilirida.net/gjenerali-wesley-clark-lufterat-jane-planifikuar-shtat-shtete-brenda-pese-viteve-video/

    3 – https://www.youtube.com/watch?v=8H3_7V0uHhU

    4 – https://www.youtube.com/watch?v=vu4H9MjoaI0

    5 – http://www.gazetatema.net/web/2015/10/18/skandali-bush-dhe-blair-firmosen-per-nisjen-e-luftes-ne-irak-1-vit-para-pushtimit/

    6 – https://www.youtube.com/watch?v=MAi4Be3VNTI

    7 – https://www.youtube.com/watch?v=db8OZ41v9i8

    8 – http://www.tetovasot.com/2015/01/djali-im-ka-vrare-255-njerez-dhe-une-jam-babai-me-krenar-ne-bote-video/

    9 – https://www.youtube.com/watch?v=L25edwcNh9U

    1 – https://www.youtube.com/watch?v=HeFv3zhEviU

    2 – https://www.youtube.com/watch?v=BvDmZsAhrog

    3 – https://www.youtube.com/watch?v=F3mI-bpHwII

    4 – https://www.youtube.com/watch?v=JSoeLiEjxV0

    5 – http://www.telegrafi.com/lajme/ministri-i-jashtem-i-izraelit-iu-duhen-prere-kokat-e-arabeve-qe-jane-kundershtare-te-izraelit-4-24135.html

    6 – http://www.gazetatema.net/web/2015/05/06/ne-kemi-leje-per-te-vrare-kedo-edhe-nese-ngre-flamurin-e-bardhe/

    7 – https://www.youtube.com/watch?v=VkisshK7eeQ

    8 – https://www.youtube.com/watch?v=RMW6fVZO8fw

    9 – https://www.youtube.com/watch?v=9Hc6nL7ROCU

    1 – https://www.youtube.com/watch?v=0eCyCyalbBI

    2 – https://www.youtube.com/watch?v=f4-YtqFxUPk

    3 – https://www.youtube.com/watch?v=BfMVjb3KMhM

    4 – https://www.youtube.com/watch?v=A99Sl99pQqI

    5 – https://www.youtube.com/watch?v=3adrWwvFxPg

    6 – https://www.youtube.com/watch?v=jQ80d54VrsY

    7 – https://www.youtube.com/watch?v=aOPrdAeEZds

    8 – https://www.youtube.com/watch?v=6csnHsWBHNA

    9 – TE TJERET PER ISLAMIN.

    Jürgen Todenhöfer, ish-politikan dhe jurist gjerman thotë:

    ”Janë afro 45 shtete muslimane, asnjëra nga ato në 200 vitet e fundit nuk ka sulmuar një shtet perëndimor.

    Gjithmonë kemi qenë ne ata të cilët kemi sulmuar ushtarakisht.

    Në kryqëzatat e përgjakshme, gjatë kolonizmit, në luftën e parë dhe dytë botërore, kemi marrë pjesë në shkatërrimin masiv nën komunizmin kinez dhe atë sovjetik, në holokaust po ashtu. Pra në gjitha këto ngjarje Muslimanët NUK kanë marr pjesë, por NE. Dhe kur e lexoj se në Gjermani 83% e njerzëve i quajnë Muslimanët fanatik, atëherë shihet qartë se bota perëndimore nuk ka aspak njohuri mbi botën islame dhe muslimanët.

    Kur është puna tek fanatikët ata janë në Perëndim, dhe në parlamentet perëndimore. Unë personalisht askund nuk kam gjetur dashuri dhe mikëpritje më të mirë sesa në botën islame”.

  10. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    NJE GAZETAR , PREZENT NE MASAKREN E FRANCES KA DEKLARUAR SE MASAKRA ISHTE NDESHKIM I RREGJIMIT TE ASADIT PER POLITIKAT FRANCEZE NDAJ TIJ.

    KETE E KA DESHMUAR NJERI PREJ SULMUSVE NE GJUHEN FRENGJISHT.

    PSE NUK PO KAPEN SULMUSIT TERRORIST ??

    FQ: Amerika mbuluar përfshirja e luanit sulmon Paris

    E diel 02 Sefer 1437 H – 15 nëntor 2015 20:08 PM Siria
    FQ: Amerika mbuluar përfshirja e luanit sulmon Paris
    Lexim
    Perlat Levantine:
    Mediat siriane akuzoi FQ, të dielën, Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar ndaj regjimit të Assad mbuluar përfshirjen e tij në sulmet dhe Paris mbajnë përgjegjësinë e rregullimit shtetëror në vend të tij.

    Faqja FQ personale në “Facebook”, “e citoi dje Agence France-Presse fjalë për fjalë nga buzët e një gazetari ishte i pranishëm në teatrin, që ka qenë një akt terrorist në Paris se një nga sulmuesit fjalë për fjalë ka thënë: Ata erdhën për të ndëshkuar frëngjisht për ndërhyrjen e shefit të tyre Holandë në Siri kundër regjimit sirian “.

    Kasim ka thënë me sarkazëm: “.?. Por qesharake që presidenti francez më vonë doli të akuzojë Daash Pse sepse SHBA dhe ndërkombëtarisht dëshiruar ngarkesës ndonjë vepër të Daash edhe nëse inteligjencës Bashar al-Assad pas terrorizmit”

    Kasim ka thënë se politika e Uashingtonit në fazën e tanishme të mos për të synuar regjimin e Asadit tani, dhe duhet të mbahen përgjegjës për ndonjë akt të terrorizmit të rregullimit shtetëror, edhe nëse atë prapa Assad personalisht.

    Mediat siriane tha se “komanda na pengon të gjithë, duke përfshirë edhe Francën e ushtrisë në shënjestër regjimin sirian në këtë kohë deri Bashar përfundon i kryerjes së detyrës besuar atij në Siri. Pas kësaj shtohet kaluara e tij kriminale do të jetë dënimi.”

    Në këtë kontekst, transferimi emëruesi për një zyrtar amerikan të ketë thënë se politika e Uashingtonit të durimit strategjik që i jep Assad dhe ilk e tij kohën më të madhe të shkatërrimit dhe vandalizmit, pastaj vjen pas ndërhyrjes, e cila është zgjatur shpesh. Por ajo vjen në fund.

    Kasim theksoi se rregullimi shtetëror është gjithmonë i gatshëm për të nxjerrë rrëfimet e akteve terroriste, edhe në qoftë se ajo ka ndodhur në sipërfaqen e Marsit, dhe madje edhe të jenë të lumtur për këtë, tha ai.

    Numri i sulmeve në kryeqytetin francez Paris, të premten e kaluar, dhe në shënjestër gjashtë vende të ndryshme, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz.

  11. nendetesja 104 says:

    Simon Elliot …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje