Ben Blushi: Koha për të ndihmuar Islamin

14 Nëntor 2015, 18:19Politika TEMA

Nga Ben Blushi

Kur je duke u djegur është e pamundur të mendosh se çfarë do të bësh kur të mbarojë zjarri. Jam i sigurt se në këtë gjendje janë sot gjithë qytetarët e Francës pas ngjarjeve të djeshme në Paris.

Eshtë shpejt për  ta, për  të vendosur çfarë duhet bërë që terrori të mos përsëritet më. Ata e dinë se pas disa kohësh do të ketë sërish vrasje, masakra, bomba dhe kamikaze që hedhin në erë dyqane, restorante, ura dhe salla plot me njerëz të pafajshëm. Ashtu siç ndodhi edhe pas Charlie Hebdosë, francezët dhe gjithë evropianët e tjerë do t’i kthehen sërish mënyrës së tyre të jetesës. Shkollat do hapen, rrugët do pastrohen, koncertet do vazhdojnë dhe stadiumet do mbushen.

E megjithatë pyetja torturuse i rëndon sot ndërgjegjes sonë.

Çfarë duhet bërë që mos përsëritet më terrori që pamë në Paris?

Si duhet të sillemi? Duhet të lëshojmë bomba, tanke, avione dhe zjarr mbi celulat e ISIS në Siri? Duhet të mbyllim dyert ndaj emigrantëve dhe ta kthejmë Evropën në një ishull të mbyllur ndaj botës? Duhet të zbojmë ata që kanë ardhur në ishull dhe që ndoshta nuk kanë asnjë faj, përveçse janë myslimanë, pra kanë të njëjtën fe me ata që vrasin në emër të fesë?

Ndoshta shumica e këtyre do të ndodhin. Franca bashkë me Perëndimin do të mobilizohet më fort në luftën e vonuar ndaj ISIS, partitë politike radikale do të forcohen, emigrantëve do t’u izolohen shtigjet për  të ardhur në Evropë, policia do të marrë më shumë fonde për  të parandaluar terroristët, fëmijët do të mësohen të mos bashkëjetojnë me njerez të feve të tjera, paniku do të kthehet në mënyrë jetese.

Për pak kohë e gjitha kjo mund të funksionojë.Evropa do ketë nevojë të bindet së ka fuqi të ndëshkojë ata që vrasin pa shkak.

Po pastaj?

Pastaj do ketë sërish një Charlie Hebdo, një Bataclan dhe ndoshta diku tjetër në Evropë do të shpërthejnë sallat ku njerëzit mblidhen pas pune, me dëshpërimin fatalist së kjo betejë nuk ka fund. Eshtë njëlloj si të kesh në trup një çip, të cilin e kontrollon dikush tjetër, që nuk je ti. Ti jeton me të, duke pritur shpërthimin.

Shumë shpejt Evropa do të jetë sërish përballë pyetjes, çfarë duhet të bëjmë. Si ta ndalim?

Unë mendoj se Evropa nuk e zgjidh dot e vetme. Nuk them se Evropa është e pafuqishme, nuk them se nuk ka dijen, forcën, vullnetin dhe armët e duhura për  ta shfarosur tërbimin, por çështja është se çdo fitore mbi terrorizmin e frymëzuar nga feja nuk është e plotë, nuk është e mjaftueshme. Eshtë vetëm e përkohshme. Dhe si e tillë shërben vetëm për të shuar zjarrin e hakmarrjes së drejtë mbi padrejtësinë dhe barbarinë.

Atëherë kush mund ta zgjidhë?

Si do të binden miliona djem dhe vajza evropianë të besimit islam se nuk duhet të vrasin më komshinjtë e tyre, se nuk duhet të pushtojnë rrugët ku janë rritur, se nuk duhet të hedhin në erë qytetet ku kanë jetuar?

Nëse Evropa nuk e ka këtë fuqi, kush mund t’i ndalë ata? A ka forcë tjetër në botë përveç ligjit, moralit dhe forcës që e bind një fëmijë të mos kthehet në kamikaz?

Unë besoj se ka. Eshtë vetë Islami.

Prej shekujsh pjesa tjetër e botës, që nuk është islam, jeton me shpresën se Islami do të zbutet. Se ky burim influence tokësore do të gjejë mënyrën dhe arësyen të bashkëjetojë me pjesën tjetër pa e kërcënuar, pa kërkuar ta dominojë, pa dashur ta pushtojë.

Kush mendon se Islami nuk do, ndoshta ka të drejtë. Por kush mendon se Islami nuk mundet, e ka gabim.

Unë besoj se Islami mundet, nëse bindet.

Islami si fe ka detyrimin t’i japë paqe botës. T’i mësojë besimtarët e vet se dhuna e dobëson botën, por jo në masën që dobëson vetë Islamin. Paragjykimi që vetë Islami tërheq në këto raste është vetëndëshkues. Eshtë i panevojshëm dhe izolues. Fëmijët që vrasin duke besuar se i shërbejnë Islamit, janë sot armiqtë e tij më të egër. Ata e ndëshkojnë, e përdhosin, e deformojnë dhe e kthejnë fenë e tyre në një egërsi me të cilën nuk bashkëjeton dot.

E di që duket e pavend t’ia kërkosh këtë detyrim Islamit. Ai në çdo rast mund të shfajësohet. Në fund të fundit, ai nuk është një pushtet i kontrolluar, nuk jep urdhëra, nuk ka një fytyrë, nuk ka një ushtri të rreshtuar në front, nuk ka qeveri, nuk ka diplomatë, nuk ka komandant. Me kë duhet të negociosh? Me një frymë? Eshtë e pamundur.

Por pikërisht se është e pamundur duhet të jetë e mundur. Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për  të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për  t’u ngjarë atyre që vranë. Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për  të jetuar?

Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit.

Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar.

Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.

Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për  ta ndihmuar. Eshtë dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë.

Të kthehet nga emocion në arsye.

A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam. Besoj në një Islam të ri. Me ndihmën tonë.

Lapsi.al

77 komente në “Ben Blushi: Koha për të ndihmuar Islamin”

    1. Ben blushi me tru sa nje fare rrushi! says:

      Si gjithnje, ky delirant e mishmash politiko-mediatiko-letrar, i shtyre nga mania per te qene i pari ne konkluzione e zgjidhje problemesh, i nxitur nga psikoza qe i thote se eshte “lider” e “mendimtar” i koheve moderne, ne ato qe thote tregon qarte se ka mungese te thelle njohurish dhe logjike fare te ceket! Pa asnje element bindes, ky pretendon se duhet ndihmuar te ndryshoje nje ideologji, nje tradite, nje menyre jetese, nje bindje, e cila prej 2000 vitesh i predikon ndjekesit te saj prerjen e kokes dhe zhdukjen nga faqja e dheut te cdo infideli, pra gjithkujt qe nuk i perket asaj! Te jesh i qarte ti ben blushi dhe te gjithe pseudomendimtaret, se njerezimi, me te lehte do ta kete te coje faren e tij ne mars, sesa te civilizoje ideologjine e xhihadit!

      1. Taulant/Tirane says:

        Njerezit me inteligjente jane ateist.

    2. Tarrasi says:

      Blushi ben nje gabim feminor duke perziere terrorizmin me islamizmin.
      Vecse ne qofte se Blushi e ben kete gjë qellimisht per te stigmatizuar me dashje fene isleme.
      Terroristet nuk asgje te perbashket me fene islame.
      Ata nuk jane veçse TERRORISTE.

      1. tfgs1 says:

        athere si spiegohet mor beqir sunit qe gjithe terroristet jane vec muslims………!!??

        1. Tarrasi says:

          Sepse gjen me bollek budallenj si puna jote, qe mund ti varesh ne qafë çfardo medalioni fetar ose ideologjik.

        2. Taulant/Tirane says:

          TFg do pak shkolle kjo pune.Po te kesh fare pak idene e matematikes do kuptosh qe pergjigja eshte raporti pjese-e tere.Dmth nese te gjithe terroristet jane myslimane nuk do te thote qe te gjithe myslimanet jane terrorista.Ti ke problem me raportin pjese-e tere.Prandaj je kondrapedal.Une nuk them qe te gjithe ortodkset jane greker sepse ti je I tille.
          Ishin mijera flamuj shqiptar ne mes te Prishtines ne foto dhe ti nxirrje nje video te nje kosovari(ndoshta me origjine turke) qe kendonte ku e di une cfare me flamur turk ne sfond.Dhe kete merrje per shembull.
          Dhe nuk merrje per shembull mijera flamure shqiptare ne mes te sheshit.

          Ti ben mire qe nuk e thua emrin se do urrehesh nga gjitonet,te njohurit etj

      2. Cubi says:

        Koha te ndihmojme dhe Bushin.

      3. Cubi says:

        Koha te ndihmojme dhe Blushin.

    3. Jo ..ky eshte profeti i druve..Kete Blushin bibilushin do e kandidojme per lider boteror.hahahaaaa te kripsha trute o Blush leshi. Po si do ta ndihmosh islamin ,,apo duke share PS te dy bashk me Kac Islamin

  1. ERA says:

    NGELI KOQE KY BLUSHI!
    GJYNAF SE NE RINI DUKEJ SIKUR KISHTE SHPRESA..

  2. Old SchoolChap says:

    ku ke kan mpare o shpetimtar i botes…kontributi juj ma teper se duet n’kohe t’veshtine…Lum na per tyna…se e ndroqe Shqipnine tani ke fillu me botn…Fantazist i Nanos, e mik i muslimanve tash…

  3. Dani says:

    Eshte koha per Te nxjerre are lloj feje jashte Nga shqiperia.

    1. tfgs1 says:

      ti more plehre turkoshake nuk shkruaje disa muaj me pare: ”……therini krsianet me thika,me arme me c’te mundni……!!
      ptuuuuuuuuuu pjelle SKETERRE………

  4. tfgs1 says:

    jane pikerisht keta te tredhur si Blushi qe ne emer te nje islami te ”ri” jo ”gjaxor”,te ”moderuar” e pordhe me rigone………..!!
    ISLAMI ka vetem nje fytyre ate gjaxore: BUUUUUUUMMMMMMMMMMM!!!

  5. Islamit i vihet ne ndihme vetem duke e zhdukur fene Islame nga
    hapsirat e ktij Planeti dhe dizifektoshe trute e mbetjeve islamike me
    noj marke fliboli .
    Islamit afroj cfar te duash ti ,ai ka ne gjak krimin terrorin urrejtjen vs Botes civilizuar kunder Krishtit .

  6. ben says:

    Nese islami nuk ndryshon?????

    Nese islami behet akoma me shume radikal?????

    Cila eshte rruga blush? ?????

    Po sikur ti cosh te gjithe nga kane ardhur? ??????

    Europen ketu ku eshte sot e kane sjelle europianet dhe vetem europianet per te pakten 5000 vjet pa pasur nevojen e islamit.

    Blush ky arsyetim eshte I nje homoje frikacak.
    Holland e tha cope Jemi ne lufte dhe do jemi te pameshirshem.

    Cdo diskutimin tjeter eshte justifikim homosh frikacake per te mos u perballur sa me pare me kete fakt te pamohushem.

  7. kohapakohe shqip says:

    Mendimi i Blushit per zgjidjhen eshte gjysmk. Nje islam i ri do te thote “nje zoti ri” per muslimanet. Kaq radikale, kaq e pa pranueshme e deri ne blasfemi e qe perfundon ne lufte mes tyre vramendja perendimore per islam te moderuar, islam “evolucionist”, aq me teper kjo e fundit qe po degjojme nga Blushi- “islam i ri”.

  8. Klimax says:

    Mos do behesh “autor” i Kuranit te “Ri” more Ben Blushi??!! Atehere si mund te ndryshoi Islami????!!!!
    Leri utopizmat dhe behu realist Ben Blushi!

  9. altin says:

    Ka ardhur koha qe europa dhe shba te flasin te verteten dhe te veprojne shpejt.Perdite e me teper po me forcohet bindja se pranvera arabe dhe para saj lufta ne irak ishin thjesht luftera tregtare dhe jo luftera per demokraci.Eshte e habitshme qe per uljen e cmimit te naftes te vuajne njerez te pafajshem ne europe dhe lindjen e mesme.Nuk duhet harruar se nen rregjimin e diktatoreve si sadami ,gedafi kishte stabilitet ,bashkeegzistence dhe jete mese normale per shume grupe popullsie te krishtere.Sot atje eshte ferri ,por nuk besoj se ky eshte p[roblem i nje feje apo i nje feje tjeter.Nuk mund te mohoet se klientet me te rregullt per kumar apo prostituta e pije ne las vegas jane princat e arabise saudite ,ashtu si edhe kardinalet katolike ose prifterinjte ortodokse nuk ngelen prapa per kurva ose bixhoz.Feja ,cilado qofte eshte vetem mjet ,qellimi eshte pushteti dhe paraja dhe jeta lluksoze.Per mendimin tim enveri e kishte gjetur ilacin per keto semundje ,Spaci.

  10. Azio says:

    Ben Blushi!
    Ti nuk e paske haberin se per cfare luftohet sot.
    A e kupton se terroristat, mbi bazen e fondamantalizmit islamik,po bejne masakrat me te tmerrshme qe njeh historia?
    Cfare ndihme dashke ti ti japesh ketij besimi makaber?
    Ti I dashur nuk duhesh te jeshe ne metro.
    Filozofia jote ne kete ceshtje,eshte nje lajthitje e cmendur,qe te takon vetem ty.

  11. heretiku says:

    Eh mor Blush, ngele gjithe jeten aguridhe. Cfare jane gjithe keto broçkulla qe shkruan ?
    Nje proverb thote : -“Derri don plumb”. Ne te kunderten, ai te çan 50 copash.
    Kthjellohu pak, hajde me kembet ne toke, mos fluturo me pras ne b….
    Po ta perseris edhe nje here, DERRI don PLUMB.

  12. titi says:

    po na behesh sikur je specialist te japesh mendim kudo ti or Blush ,,,rri mire aty ne PS DHE MOS I CAJ TRAPIN NJEREZVE PERDITE SE JE BERE LEGEN

  13. studiuesi says:

    Blush, ose merr kurajon dhe thuaj te verteten mbi islamin, ose mos na merr kohen, duke lexuar shkarravinat e tua. Nese ke dyshime mbi te verteten e islamit lexo pak keto pyetje me poshte dhe pergjigjen e vetme me nje fjale te tyre.

    PYETJET JANE:
    -Kush i vrau çifutët e Medinës?
    -Kush pushtoi tokat e kopteve te Egjiptit dhe vrau miliona te krishterë kopt egjiptianë qe arabet te kthehen ne shumice ne kete vend?
    -Kush e pushtoi Irakun, i cili kishte shumice asiriane te krishterë dhe vrau miliona prej tyre qe arabet te kthehen ne shumice?
    -Kush pushtoi Sirinë dhe vrau ortodokset siriane me qellim qe Siria te kite shumicë arabe?
    -Kush pushtoi Kostandinopojën dhe zhduku miliona bizantinë vendes dhe sot eshte 99 % me shumice muslimane turke?
    -Kush ishte Timur Lung që vrau 20 milionë të krishterë, budistët dhe shiitë?
    -Kush pushtoi Persinë dhe vrau miliona njerez për t’i kthyer nga zoroastrianë ne muslimane sunit?
    -Kush e ripushtoi Persinë me shumice sunite dhe vrau miliona për t’i kthyer ne shiite?
    -Kush pushtoi Afganistanin dhe vrau budistët dhe sot eshte me shumice islame?
    -Kush i vrau me dhjetëra milionë hindu dhe Sikhs në luftrat e xhihadit, masakrave dhe genocidet në Indine nënkontinentale?
    -Kush udhëhoqi holokaustin kristian kunder te krishterëve armene, grekë dhe asirianë gjate L1B?
    -Kush pushtoi Spanjen dhe nje pjese te Italise?
    -Kush pushtoi Shqiperine dhe ballkanin per 5 Shekuj dhe rrethoi dy here Vjenen duke kryer masakra ne popullsite vendase?
    -Kush vrau miliona muslimane shiitë në luftën Iran-Irak?
    -Kush i vrau 3 milione Bengaleze ne vitin 1971?
    -Kush i vrau 1 milion njerez ne Timorin Lindor gjatë pushtimit indonezian?
    -Kush e vrau 2 milion sudanez të krishterë?
    -Dhe kush e drejton terrorizmin sot kudo ne bote?
    -Po masakrat ne Siri, Nigeri, Turqi, kush po i kryen sot?

    PERGJIGJJA ESHTE: ISLAMI, ISLAMI dhe vetem ISLAMI

    1. tfgs1 says:

      SAKT!
      Ku jane sunitokomentueset Zike cami,dervish matulla,ramy,net,plaku cam,tirronc linxa e ksisoi dylberash…………!!!??
      ku jane shiitet anticensure,mallakastrioti, etj………..!!???
      Jane pikerisht keta njethundrake myslimone qe sa here qe jepet nje lajm ketu ne Tema per ORTHO/XINE apo Madherine e Tij Anastasio shperthejne me sharje vulgare e urrejtie islamikesh……….
      Ku jeni PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!??

    2. Kol says:

      O studius grosha sa qenke lodh beje pak pushim sa i lashte je mbake mend edhe cifutet e medines harroje se ata fise cifute kishin aleanca me arabt dhe luftonin kuner fisit tjeter cifut kush i vrau qent e pazari kush i vrau dinosaursat kushi i vrau mamutht kush i vrau 3 miljon komunista ne shqipri ne 90 kto pra 3 miljon demokratet o tulle popujt ndryshojn stambolli para bizantit ishte pagan pastaj musliman neser si dihet ateist

    3. NN94 says:

      O tipi përrallat që na tregove janë disa qindra vjet të vjetra ku mbizotëronin perandoritë, kisha, islami që e urren aq shumë, feudalët etj. Ti mund të jesh i informuar për këto ngjarje dhe për shumë të tjera po mesa po shoh nuk ke intelektin e duhur për t’i interpretuar. Ti i vetëquajturi studiues së bashku me turkofagosin fallco që komentoni te ky artikulli nuk ndryshoni fare nga radikalët islamikë. Tfgs është radikal orthodoks ndërsa për ty s’flas dot.
      Opinioni yt është opinion sado i cekët në fakte të jetë. Por bëji derman vetes dhe edokohu nqs do që ky opinion të merret parasysh.

  14. SPURDHJAKU says:

    KOKE E MADHE TI VETEM TI DI TE MENDOSH ….HAHAHAH BOLL SE NA CAVE CARIN DEBIL….!??????

  15. eli-tiv says:

    …gjyshja e ben blushit eshte ne se jeton myslymane….ndofta kje e shtyn benin te kete mendim “ndryshe”…..te mos te hiqet mbi te tjeret…eshte si te gjithe..

  16. ardisn says:

    Shum e drejte, mendoj qe esht koha te ndihmohen te gjith jo vetem islami , si ai qe sulmohet edhe ai qe te sulmon te dy palet jan ne hall

  17. Zigur Qarri says:

    Ndarja e fese nga shteti,ndihma Perendimore ne aspektin kuturor,do te ishte hapi i pare per Deomokratizimin e shoqerise arabe.Ne vendet Arabe ashtu si edhe ne Greqi,nuk funksionon Demokracia Perendimore.Kjo,sepse
    tek popujt ku bazen e moralit te nje shoqerie e perben ideologjia fetare dhe jo ajo e institucioneve civile,eshte utopi te flasesh per funksionimin e Demokracise.Nuk i mbushet mendja gomereve te Janullaposit qe jetojn ne Europe,jo me arabeve,afganeve apo pakistanezeve.Prandaj,nderhyrja
    e Perendimit ushtarakisht ne keto vende,ka sjelle vetem regres.Imagjinoni
    te ndodhte ne Egjypt(me afro 80 milion banore) ajo qe po ndodh ne Siri(me afro 20 milion banore).Emancipimi i shoqerorise arabe me kah Perendimor,
    me evolucion,kerkon te pakten 500 vjet,ndersa shqeria greke afro 450 vjet.

    1. Anticensure trapi says:

      Ik mor debil ,kujtova se ishe ndonje komentues me baze ,por ti qenke rrote kari totalisht ,edhe kur flitet per arabe ky flet per greqine ,vazhdon lufta e ketij karagjozi me mullinjte e eres nga frika se mos ngeli pa pune

      1. Zigur Qarri says:

        Mire qe e pranon edhe vete se je rrote kari.Nje gerricje e vogel,dhe vertetove ate qe thash me siper.Ik pellit perseri debil,meqe ke harruar te artikulosh!

    2. tfgs1 says:

      hahahaha,pasi me leshoi ”erdoganin” nga goja ja dhe Zike cami me carcafin e tij arab……………..ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuu,mor qen i ndyre sunit qe nuk te del shpirti pa share pak greket,greket qe mbajne me buke 1mln korrake shqipfoles………………!!!
      edhe njehere,ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu paliovrromiari ………..

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore klysh kurve!

      2. janullos te puc says:

        si ka mundesi o tfgs qe jo orthot jeni te gjithe bythqira!

  18. petrit zela says:

    Z Ben,e lexova me kujdes shkrimin tuaj,dhe nxorra si konkluzion.Se ju
    zoteri jeni nje politikan I vetem ku me bindiet te kunderta,me shumicen absolute te parties tuaj,ku po demostroni rrolin e nje diversionisti,teper te rrezikkshem jo vetem qe po demtoni partin dhe
    qeverin tuaj,por keni fituar dhe urrejtien e popujve gjith Shqiptar..Nje intelektual,qe urren maksmalisht popullin e tij,dhe ne krahun tjeter mundohesh,per tu transformuar ne nje engjell,dhe po
    pretendon per ti dhene mend botes,se si duhen te veproin me islamizmin,ne nje kohe qe bota e zhvilluar perendimore I hapi dyert
    vellezerve te tyre misliman..Bota e zhvilluar me cdo kusht duhen te bashkohen per tiu kundervene, jo besimeve fetare,por terrorizmit te cdo lloj besimi qofshin..Kur ju Zoteri nje person I vetem,po luftoni
    kunder qeveris qellimi I seciles eshte destabilizimi total I kombit
    shqiptar.E dim se toleranca eshte e domosdoshme per qytetarin,kur ata e vlersoin..Por per qytetaret e natyres tuaj si diversionist,vetem intoleranca do te merret vesht me ju…

  19. Bora says:

    O blush. O bo…e. Njerezit vriten ti Ben Bol… Ben. Filozofina

  20. humboldt says:

    Te kthehet islami (feja ne pergjithesi) nga emocion ne arsye thua ti Blush.
    Por a e kupton c’po thua? A e kupton qe vete ti po tregohe po kaq i paarsyeshem si cdo besimtar?
    Cdo fe (prandaj quhen fe dhe jo shkence) pa perjashtim, eshte e bazuar ne iracionalitetin (qe do te thote jo mbi arsyen). Asnje fe nuk mund t’i beje balle arsyes, asnje dogme nuk mund t’i qendroje logjikes.
    A e kupton sa antilogjik eshte ky mendim i yti?
    Rri mendohu pak dhe do ta kuptosh.

  21. albgentius says:

    PSE ISLAMI NUK MUND TE REFORMOHET:

    SEPSE KURANI ESHTE NXITES I DHUNES, VRASJEVE E MASHTRIMIT NE EMER TE FESE.

    KUR TE NDRYSHOJNE KURANIN ATEHERE DO TE NDRYSHOJE ISLAMI.

    PER SA KOHE KJO NUK NDODH, FJALET E BLUSHIT JANE PERRALLA ME MBRET.

    1. janullos te puc says:

      shoku albengitius mos po e ngaterron me biblen kuranin?

  22. astrit says:

    Mos e ke fjalen per te ndihmuar Kastriot Islamin.

  23. akil ylli says:

    Ca flet ky idiot mor zot! Europa s’ka lane mysliman pa u perpjek me e integru. Ju ka dhane buke me hager, i ka çu neper shkolla., ju ka ngrit xhamia e lane me jetu ashtu siç deshirojne ata, kurse ky idiot, thote duhet ti ndimojme1 Po çfare ndimet me te madhe se kaq duhet me ju dhane!? Veç me ju dhane edhe bythen, per me kenaq edhe kenaqesit e tyne perverse. Ik mor debil shkarravites!

  24. stili> says:

    Po ta kesh fjale per Islamin d.m.th.kaçin e zi kjo teoria jote mund te vleje pjeserisht,se edhe ate e pate nje jete tek p.s.edhe ai ta dhjeu,tani ti do te rregullosh boten,,!Eufemizem,,,,!

  25. dranoel says:

    Keto te ashtuquajtur terorizma nga nje krah nga vendet myslimane jane ne harmoni me llojin tjeter te terrorit modern te fuqive perendimore keto do te ekzistojne per sa kohe qe sistemi qe i pjell ato pra kapitalizmi do te ekzistoje dhe vetem me zhdukjen e ketij sistemi do te kete barazi che paqe nderkombetare

  26. andre says:

    Deduksion i gabuar i Ben Blushit.
    Vetem barazia, respekti reciprok i gjithckaje qe njerezimi ka krijuar, shkembimi reciprok ne interes te mirekuptueshem midis kombeve, shteteve, racave njerezore qe i perbejne do te sjelle harmonine midis tyre, do te sjelle zhdukjen dhe harresen e gjithckaje qe i ka sherbyer luftrave, konflikteve, vrasjes me njeri tjetrin.
    Sistemi kapitalist nuk mundet kurre ta realizoj harmonine midis kombeve, shteteve apo grupimeve te tyre. Sepse Ai (sistemi kapitalist) prodhon pabarazi, nuk mund te egzistoje pa pabarazine dhe Te pjellat e saj. (Shembull teper i fresket eshte pabarazia qe u imponua tradhetisht ne Shqiperi, qe eshte thelluar keto 25 vjet te lulezimit te saj) . Ne rast se njerezimi do te vendosi barazine, patjeter qe vetem me dhune ndaj makines se shtetit kapitalist, atehere kapitalizmi ngordh, bashke me te edhe konfliktet dhe luftrat njeri-vrasese.

  27. Shqypjetari says:

    Blushi jep mendimin e tij jo definitiv si te tjere; ashte nje propozim I justifikueshem. Ky te jep shance per te diskutuar dhe rrumbullaksuar ngjarjet. Ata nuk mund te ndrecen per nje skunde; por nga ana tjeter ka rrugedalje afatgjate. Islami sot eshte ne tranzicion;ne revoluciion
    Ky revolucion ka filluar kah moti. Une e kam kuptuar para 35 vjeteve, pasi per shume kohe jetoj ne perendim. Islamet (muslimanet) sidomos Arabet tashme duane qe te jetojne te pavarur; zot i shtepise se vet. Perendimoret kete pavaresi te domosdoshme muslimane nuk e shtine uje zjarrit per t’u shuar; por i futen benzinin. Perendimoret nuk e ndalen luften e dyte me 1945 por e vazhduan pikerisht ne tokat vojgurore te arabeve. Nje popull sa do te qe jete i prapaambetur; dicka do t’a zgjoje. Ata, tashme jane zgjuar dhe nuk ka ndalim. Evropa, Amerika, lindje apo perendim muslimanet le t’i lejne rahat t’i zgjidhin punet e veta. Franca, beri lufte qytetare per 300 vjete, dhe tashme nuk ka nevoje, sepse qyteteret e saj i mirekuptuan luftat civile, dhe tashme punojne per te ndertuar dhe rindertuar vendin e tyre.
    Tani, Muslimanet le t’i lejme te qete qe te vendosin fatin e tyre ne “hard way”. Leviezje e tille, nuk mund te shuhen me bombat e Botes, por gjindjes se intereeseve individuale a kolektive te arabeve. Le te marrin edhe dy vjete; do t’i afrohen vete pajtimit dduke thirre nevojen per ndihme.

  28. Kasandra says:

    Qytetërimi është rrugëdalja!
    Nuk mund të jetë bindja ndaj Islamit dhe ndryshimi i tij rrugëdalja, aq më pak e vetmja rrugëdalje nga qorrsokaku ku kanë hyrë marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit për supremaci, pra jo për fe që po keqpërdoret. Fetë kanë një origjinë dhe të njejtat parime themelore që ndryshojnë kryesisht nga stili i formulimit të tyre.Të kërkoshë ripërtëritjen e fesë në kushtet e një shoqërie moderne është lajthitje intelektuale. Fjala e klerikëve, që e bëjnë punën e tyre, zë vend kur gëzojnë besimin e pasuesëve të tyre, të cilët duket se kanë dalë jashtë kontrollit ose veprojnë me bekimin e tyre të heshtur. Në këto raste fillon, çoroditja, vetëgjyqësia. Vetëgjyqsia ka kohë që ka filluar, duke thënë: “Na lini rehat që t’ju lemë rehatë.” Vetëgjyqësinë e zgjidh vetëm drejtësia dhe këtë mund ta bëj vetëm qytetërimi. Ish-kolonizatorët që nuk u larguan kurrë nga kolonitë e tyre po vazhduan prezencën dhe shfrytëzimin me mënyra të tjera, sot duhet të japin drejtësi duke deklaruar largimin përfundimtar të forcave të tyre nga ish-kolonitë e vjetra e të reja, të deklarojnë një bashkëpunim mbi baza të barabarta, të korrigjojnë vendime të shkuara që kanë çuar në coptim të kombeve (kurdët, shqipëtarët, etj.) ose në pastrim etnik (palestinezët, etj.), të mos bëjnë diversione kulturore që çojnë në dështime (pranvera arabe), të mos bëhen ndërhyrje të panevojshme për të inflencuar në forcat politike e sunduese të vendeve në zhvillim që të ecin natyrshëm jo me sforcim dhe duke luftuar njëri tjetrin (hiq Halilin, vendos Habibin), etj.
    Kjo është krejt e mundur. Në se qytetërimi i sotëm vlerëson vërtetë lirinë, barazinë dhe vëllazërinë atëhere, krahas mobilizimit për vetëmbrojtje, ai gjen edhe mundësinë të zëvendësojë luftën e pamëshirshme me mjete paqësore për të treguar se është më superior dhe më i fortë dhe nuk bije në kurthin terrorist. Gjuetia e shtrigave po bën kërdinë. Popujt e pafajshëm sot po vuajnë pasojat e drejtuesëve të tyre. Të gjithë duhet të ngrihen sa më parë për t’i thënë ndal përpjekjeve për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me luftë. Asnjëherë nuk është vonë për të shmangur të keqen fatale. Kasandra.

  29. Fadil Azemi says:

    Ka disa vite qe me sillet ne koke nje mendim i till, per domosdoshmerine,per nevojen imediate te reformimit dhe pastaj unifikimin e fese islame, duke e pershtatur ate me kohet moderne. Por per te qene kjo e mundur,mendoj une,duhet arsimim masiv i ketyre njerezve,siç ndodhi ne mesjete me krishterizmin dhe renesancen. Deri atehere do kemi pune me injorant te shkalluar e me shum kriminele. Mjerishte.

  30. ESSESI... says:

    Numerimi ka filluar mbrapsht…Civilizimet po shkojne drejt perplasjes fatale …Terrorizmi islamik si pjelle e pashmangshme e nje “besimi” okult ,te urrejtjes dhe erresires, ka marre revansh drejt fundit te vet…Por deri sa te kape fundin , do kete shume viktima te pafajshme dhe shume kombe do humbasin…Shqiptaret jane ne emergjence kombetare dhe historike qe te pozicionohen qarte dhe perfundimisht si europiane…Per ne nuk do te kete “here tjeter”, dhe koncepti “neser”, nuk do ekzistoje per ne dhe shume si ne…Te keqen e kemi brenda nesh, e cila eshte gati te na shperbeje dhe te na ktheje ne “ushqim” per “hijenat” qe presin te jargavitura…”Popuj, jini vigjilente”….Shqiptare, solidarizohuni me fatkeqesine boterore franceze…jini vigjilente ku vini kemben, denonconi helmin vellavrases qe perhapet nga objektet e kultit, …mbroni identitetin europian kudo qe te jeni…Vetem keshtu behemi pjese e mrekullise se mistershme te ZOTIT, i cili e do dhe e mbron nga djalli popullin e TIJ, deri ne fund te kesaj bote…

    1. NN94 says:

      Mos je gjë dëshmitar i Jehovait që po na prin për të gjetur rrugën e duhur apo je një nga ata tipat që parashikojn fundin e botës?

  31. Down says:

    Po vjen profeti I ri Ben rrot kari blushi …

  32. katrina says:

    sa shekuj duhen o Blush te behet profecia jote?

  33. Matild says:

    Qe keto sulme do ti vuajne ne kurriz myslymanet e vertete, myslymanet e paqes kjo dihet dhe eshte e llogjikshme Te pritet. Behet fjale per nje situate me shume permasa dhe te kuptosh secilen pale duhet ta vendosesh veten ne vend te tyre. Une I kuptoj myslymanet qe thone perse duhet Te persekutohem dhe tregohem une me gisht kur skam bere asgje, kur jam vete kunder sulmeve Te tilla. Fare mire I kuptoj francezet qe mund Te kerkojne debimin e refugjateve nga vendi I tyre, ku I priten me buke dhe jua shperblyen me vrasje. Madje madje arrij Te kuptoj dhe adoleshentin terrorist qe I kane shfarosur familjen, dhe ndjenjen e hakmarrjes ia kane ndezur me shume me nje shpelarje Te mire truri se kjo eshte rruga e duhura, dhe rruga per parajse. Fundja fundit ai eshte nje femije I traumatizuar qe ne lindje. Ajo qe nuk kuptoj eshte pashpirtesia e atyre qe bejne keto plane duke perdorur femije per Te vrare qindra shpirtra Te pafajshem. Ne Islam lufta lejohet vetem per tu mbrojtur, dhe kur luftohet nuk lejohet Te preken femijet, grate dhe Te moshuarit. Nuk e di se si e jetokan Keta fene, kur ne Islam thuhet se Te vrasesh nje njeri eshte e njejta sikur Te kesh vrare gjithe njerezimit, dhe Te shpetosh nje jeta sikur ke shpetuar gjithe njerezimin. Ah, edhe nje gje. Vetevrasja cilesohet si gjynah I pafalshem sepse ti nuk respektoj shendetin dhe trupin qe Te ka falur Zoti. Sa myslyman Jane Keta qe vetevriten. Ka ikur koha kur informohemi vetem nga TV dhe filmat. Mjafton Te kerkoni dhe Te lexoni, per Te kuptuar qe keto ushtaret e Isis sja kane haberin fese, thjesht feja perdoret si mjet per ti patur ata ushtare Te bindur. Cdo ndjenje e forte sic eshte besimi, ne presence Te injorances dhe mosdijes prodhon monstra!

  34. Bardhi Tolabi says:

    A thua se doli nje profet i ri,i cili po predikon per nje Islam te ri?
    Dhe ky profet i ri na qenka Blushi.
    Po,a ke te dhena more Blush,se keta terroriste i drejton Islami,(kupola drejtuese e saj)?
    Deri tani kemi,degjuar se keta terroriste,jane grupime myslimanesh,te cilet predikojne dhe luftojne ne emer te Allahut.Asgje tjeter me shume.Nuk kane mbeshtetje ,te pakten zyrtare prej shtetit baze te myslimanizmit,Arabise Saudite,por edhe prej shteteve te tjera myslimane.Keta terroriste,te mbledhur nen siglen e ISIS-it,kerkojne te ngrene nje shtet mysliman,po ne territore te shteteve myslimane dhe kjo ju heq te drejten per te predikuar ne emer te Allahut,sepse pikerisht keta,luftojne sivellezrit e tyre myslimane dhe jo shtete me perkatesi kristjane.Meqenese se bota demokratike,po e ndeshkon kete qendrim te tyre te luftes e terrorit,ne vendin ku ata kane ngritur shtetin e tyre mysliman,keta terroriste,kryejne akte terroriste ne keto vende,te cilet bashkepunojne dhe luftojne keto forca vrasese dhe te eresires.
    Atehere,me cte drejte,ky Blushi,i mvesh te gjithe botes Islame,kete pergjegjesi te ketij grupi kriminal?
    Nuk jam politikan karriere,as edhe ndonje shkrues veprash,si ky Blushi,por edhe ndonje veper e tij,i ka sherbyer helamtisjes te shpirtrave me frymen e percarjes,te nje pjese besimtaresh myslimane apo edhe ortodokse.
    Edhe shkrimin e tij te sotem,e shoh si nje tjeter sprove te tij,per te bere fajtore nje miliard besimtaresh myslimane,sepse keshtu edhe e mbyll:
    “Besoj ne nje Islam te ri.Me ndihmen tone”,domethene te Blushit…
    Plehre Blu-shit,mos fut percarje,mos jep mend se nuk je ti profeti qe parashikon e jep zgjidhje..

  35. vang says:

    Z.Blushi nuk e kupton se ketu nuk kemi te bejme me nje grup terrorist,pamvaresisht se keshtu u thone.Ketu kemi te bejme me kundershtaret e pushtetit te Asadit,i mire apo jo qofte ai.Keta kundershtare nuk e luftojne Asadin me mjete politike.(mos te harrojme se edhe Asadi nuk eshte me i mire se ata). Te mos harrojme armet kimike qe ai perdori kunder popullit,etj.Ky grup qe u ndihmua ne fillim kunder Asadit doli nga kontrolli.Ata jane te etur per pushtet dhe gllaberimin e pasuris se vendit.ATA NUK KANE IDEOLLOGJI.Kane gjetur disa dobesi ne literaturen fetare dhe atje mbeshteten.Jo se nuk ka faj ISLAMI PER IDETE QE USHQEN.Ata nuk kane te drejte qe te vrasin sepse u a thoka kurani, i shkruar 15 shekuj me pare,ne te tjera kushte shoqerore e historike.Ata e dine shume mire se duke ja vene fajin kuranit mbulojne shkaqet e verteta te luftes dhe terrorit.Ne rast se e ka fajin Europa per prapambetjen shoqerore te vendeve arabe,ahere le ta mbaje.Ne nuk mund ti ndihmojme qe ata ta interpretojne drejte kuranin.Nder shekuj feja ka qene nje ”mjet”.Kujto kryqezatat,ndarja e perandorise Romake,lufta ndermjet katolikeve dhe protestanteve ne Irlande,lufta e Martin Luterit per perkthimin e bibles ne gjermanisht etj.Feja asnjehere nuk ka qene shkak,ajo ka qene mjet.

  36. Bardhi Tolabi says:

    @Studiuesi
    Shume je lodhur per te na kujtuar historine prej lashtesise e deri ne ditet tona.
    Te debatosh me ty,do te thote te behesh si ty,zjarr venes.Vetem nje dicka te them e nuk do zgjatem si ty me shume argumenta,jo aq te thella ne kohe sa te tuat,pak me te fresketa:
    Sa kryqezata kristjane jane bere kunder vendeve Islame?
    Nuk e zgjat me,se i fryj nje zjarri qe nuk e desheroj.
    Po te mbahen parasysh luftrat e vjetra,cvendosjet e popullsive vendase apo asimilimet e tyre,sic pretendon ti,bota nuk ka nevoje per shrepse,merr zjarr vetvetiu…
    Qenke studiues i thelle i percarjes dhe venien flake Botes…

  37. ceni nga usa says:

    Keto jane dengla ala ben blush qe jane jo te reja.japonezet e eger dhe kamikaze pasi ju hodhen bomben atomike dhe i shkateruan ne disa breza sot e kane mendjen vetem ne puna dhe te prodhojne Toyota dhe Sushi.Deri do plumb po keshtu edhe islami i sotem qe neser te prodhoje vetem nafte dhe jo krim,

  38. Akilis says:

    Per comentin studiuesi.
    Ca pyetje per ty dhe per zotin Ben Pellazgun.
    Para se te vinte Islami ne Ballkan kush e pushtoi Athinen?
    A quhet zot apo djali i Zotit nje njeri qe thjesht kryqezohet nga terroristat e Romes?
    A u perhap me Kolonizatore dhe krime Krishterrimi ne te gjithe Ameriken Veriore dhe Jugore?
    Ne qofte se Kolonizatoret Evropiane vraneme mijera mlos te them me shume pse te ashtuquajturit Besimtare te Zotit ndoqen pas Kriminelet?
    A jane keto punet e Zotit.
    Sa per Islamin eshte me Barbare ndryshe nga te Krishteret e Turres se Druve se pas renies se Kostandinopolit ne duart e Sulltanit filloi Rilindja Evropiane se e gjithe Literatura Filozofike,Shkencore,matematike Greke u perhap ne jugun e Italise.
    Ky eshte ndryshimi.
    Pres pergjigje.

  39. 007 says:

    Blushi urren perendimin, qe rrezoi pseudo komunizmin ne Shqiperi, ku Blushet& co sunduan duke fshehur ndarjen e origjines dhe tradhetine ndaj interesave kombetare.
    Blushi eshte kunder paqes, dhe meriton vdekjen!

  40. Shaba says:

    Zoti Blushi, pretendokee te jeshe dhe erudite, por fatkeqsisht nuk mund te behesh me demagogji sikur nje fe eshte me e mire se nje tjeter, kur edhe si historian qe hiqesh, e di mire sesa masakra asgjesuese jane bere edhe ne mer te feve jo-islamike kunder njerezve paqsor e te pafajshem, jo ne salla e stadiume, por ne shtepite e tyre e ne trojet e tyre, dhe ju si historian gjoja, s’keni folur fare. Pse o Ben Blushi bene sikur nuk e dine qe jane politikat agresive ato qe ndrsejne njeresie armatosur ushtarakisht te indoktrinuar me ideologji fetare apo jo fettare si me ideologji naziste te dale nga social demokracia apo me ideologji bolshevike te dale nga nje tjeter social demokraci. A e kupton veten Zoti Blushi se kujt i ssherben qendrimi juaj i hequr si erudite? Nuk mund t’i sherbeje as karieres tuaj se ciles i perkushtohesh.

  41. Stel says:

    Islami nuk mund jete nje ideologji, as fe, per aq kohe sa nuk jep nje mesazh shprese, jete, paqe por ka ne thelb hakmarrjen, marrjen e jetes, sy per sy dhemb per dhemb, me justifikimin e ndergjegjes se cdo gje kryhet “ne emer te allahut”. Eshte nje ngerc qe po paralizon kombet sepse nuk ka logjike besohet pa logjike dhe kuptohet po pa arsye dhe per aq kohe sa ka qene qe ne gjeneze i tille, nuk mund te shpresosh as zbutje as reformim as ndryshim ne islam sepse vet islami nuk i predikon koncepte te tilla. Per fat te keq nuk ka zgjidhje, islami do vazhdoje te ekzistoje me njerezimin duke u degjeneruar akoma me shume!

  42. Era1 says:

    Romantizem e utopi…

  43. koco says:

    Po ky Gomar , ky Ben Blushi , kerkon te beje Dishepullin e udherefyesin duke bere lojna fjalesh dhe sofizma ? lexo ” Ka vetem nje rrugë : Ne duhet te bindemi Islamit , Dhe islami duhet te ndryshoje ?! Po çjane keto debillleqe prej nje bythke te nderuar te ketij Parlamenti tone , i cili Radikalizmit e terorizmit , ja rrit veshet dhe i barazon kete spekullatore me Besimin Islam ?!Vetem nje Gallof pa mend ne koke mundet te veje kete shenje barazimi duke i futur ne nje kallep te gjithe besimtaret e Islamit ./ Turp edhe per ata qe ja botojne , ore zoteri Ky fashizem i diteve tona , i cili ka nje emer tashme spekullativ “Islami Radikal ” te cilt duhe ti pergjigjemi me masa Radikale Ekstreme , Duke i shpallur lufte pa kompromis dhe duhet luftuar sikurese nje Semundje Infekrive si Kolera , duke e zbuluar dhe i eleminuar , deri ne ekzekutim pa gjyq ky virus kjo fare e keqe . Mendoj se ne masat qe duhet te mare urgjentisht A : B.E me O.K .B te detyroje Konferencen Islamike Arabe , dhe ta shpalle pergjegjese dhe bashke fajtore ate , duke bashkepunuar dhe caktuar nje vend a shtet ne ate Kontinent ku te evadohen te gjithe Azil kerkuesat e ketyre vendeve Arabe dhe pa vonese te filloj e kryet eksadimi i tyre me Vapora etj , andej nga kane ardhur kjo fare , kjo race , me kete mendesi , tradita e menfre jetese te cilet kane zgjedhur te bashkejetojne me te keqen , si innjorancen , ferexherat , dembelizmin , te kenaqurit me pak etj . B – Besimi Islam ne Evrope i duhet ndaluar me ligj qe te Predikoje e krijoje ndotje Akustike 5 vafte nepermjet Autopolanteve te vendosur ne cdo objekt kult ne gjuhen Arabe ?! C – Te ndalohen Mbajtia e Mjekerave ,Ferexheve , dhe faljet e lutjet ne ambjente shteterore dhe publike e puneetj,etj qe mundet te jene te nevojshme.Mbetet te besojme.

  44. Iliria says:

    Ben Blushi

    me vjen keq por islami eshte kancer dhe duhet çrrenjosur;

    https://www.youtube.com/watch?v=Q3cBUgdhE60

  45. XXL says:

    shendosh vete blush se mendja te ka lene…………..

  46. Ja ku doli ky profeti i druve..Kete Blushin bibilushin do e kandidojme per lider boteror.hahahaaaa te kripsha trute o Blush leshi. Po si do ta ndihmosh Islamin ,,apo duke share PS te dy bashk me Kac Islamin

  47. r.th. says:

    Fenomeni Blushi, një Don Kishot i rafinuar

    Ka rreth një-dy vite, qysh se Ben Blushit nuk iu rezervua një vend në tryezën e rrushit qeveritar, që ky i fundit të buçasë me zërin e tij për padrejtësitë që i bëhen këtij populli, për qeveritarët e korruptuar, për problemet ekonomiko-sociale të kësaj shoqërie, pamja e së cilës duket i dhimka atij në shpirt. Dakort, ai mund të besojë po si Don Kishoti i vrarë prej mostakimit me Dylqinjën e Tobozës, se është në pararojë të luftës kundra korrupsionit, në ballë të betejave për të drejtat e këtij populli, në lartësinë e një idealisti për ti kthyer dinjitetin kësaj shoqërie. Por, a e kemi ne për detyrë ta besojmë këtë marrëzi të tij!?
    Jo, ne nuk e kemi për detyrë ta besojmë një marrëzi të tillë, ashtu siç nuk besonim as Don Kishotin e Servantesit e as Ilir Mukën me fjalimet e tij tek kali i Skëndërbeut për ti bërë të gjithë shqiptarët me vetura. Por ne do ta besonim me kënaqsi Ben Blushin për aspiratat që shpreh, nëse ai bashkë me titradat qejfbërse për këtë popull, do të shtronte qartë dhe hapur rrugë konkrete për përmisimin e jetës dhe çdo strukture të kësaj shoqërie. Një plan ekonomik, një plan social, një plan juridik, Ben Blushi nuk ka prezantuar deri më tani! Atëhere, përse duhet ta besojmë ne Ben Blushin, se ai do të bënte diçka më të mirë nga dallkaukët e tjerë, që qeverisin këtë vend, po të zgjidhej ai në vend të tyre!? Sepse është shkrimtar?…
    E pranojmë se një shkrimtar ka shpirt më të ndjeshëm se një njeri tjetër, që nuk merret me letërsinë dhe artin. (E jo më kot e krahasova unë qysh në titull Ben Blushin me Don Kishotin, këtë figure sa qesharake, aq dhe simpatike!) Por ndjeshmëria shpirtërore nuk është çelësi i vetëm i përmisimit të jetës së një populli. Ndryshe do i isha futur edhe unë karrierës politike. Ti futesh politikës duhet të kesh jo rallë një shpirt të pandjeshëm. E mbi të gjitha të kesh një program të qartë ekonomik-social, e biles edhe juridik, kur ky ka çaluar shumë e është bërë pengesë për marrdhënie të reja social-ekonomike; gjithashtu programe mbi kulturën, artin, shkencën, sportin, etj.. Dhe, pas zgjedhjes nga populli për të drejtuar dhe udhëhequr, politikani duhet të jetë i vendosur, që programi i prezantuar më parë, të shkojë në vend, qoftë edhe sikur të kundërshtohet nga një e treta e popullsisë.
    Çfarë programi ka prezantuar Blushi më të mirë se këto që ka përjetuar kjo shoqëri në këtë periudhë të përjetshme tranzicioni!? Historitë e romaneve të tij!? Më vjen keq, por një shkrimtar duhet ta njohë gjendjen e tij më mirë se sa duhet t’ia njohin të tjerët. Ndaj Ben Blushi duhet ta dijë se Don Kishotizmi i tij dallohet ashiqari që është ca i rafinuar. Ndërkohë që personazhi mesjetar spanjoll besonte me të vërtetë deri në minutat e fundit të jetës në idealizmin e tij kalorsiak, kështu edhe në betejat e tij me mullinjtë e erës, personazhi romancier shqiptar nuk duhet të jetë aq naiv sa ai i romanit të Servantesit. Por edhe në qoftë ndopak, ky i yni duhet të dali nga romanet e tij e të besojë se as idealizmi, as patetizmi, as keqardhja, as kritika dhe premtimi do ta përmisojnë jetën e këtij populli. Por vetëm një program i qartë, si ato programet e smartfonve, që përdorin shumica e të rinjve sot në Shqipëri dhe në botë, si dhe një karakter i vendosur për ta realizuar këtë program. Asgjë më shumë!

  48. noah says:

    Blushi jep mendimin e vet për të shpëtuar botën nga e keqja që po i kërcënohet. Edhe ju që komentoni Blushin jepni mendimin tuaj se si duhet “zbutur”, duhet zhdukur apo duhet iluminuar islamizmi fondamanalist, ISIS-i barbar, kriminel e plot epitete të tjera, që mund t’i vihet kësaj shfaqjeje antinjerëzore. Mund të ketë disa rrugë për të vepruar kundër ISIS-it, po në kushtet që ai i ka hapur luftë Evropës dhe Botës ai duhet luftuar me çdo mjet. ISIS-i nuk njeh kufi. Si mund të vritet dikush në emër të Allahut?! Kurani thotë se njeriut jetën e ka dhënë Allahu dhe Allahu duhet t’ia marrë. Atëhere si mund të jetë veprim i Allahut therja e dikujt? Si e lejon Allahu dikë të vrasë pa brerjen e ndërgjegjes tjetrin? Tani për tani t’i vihet fre ISIS-it, t’i priten mjetet financiare dhe ekonomike, të izolohet, t’i ndërpriten të gjitha lidhjet me celularë dhe internet, të pritet rrjeti i merimagës, të shpallet shtet kriminelësh dhe të krijohet një aleancë ushtarake ndërkombëtare e drejtuar nga OKB-ja, e cila duhet të japë lejë për ta goditur me mjete ushtarake ISIS-in, atje ku ka qendrën. Të shkatërrohen grupet që ISIS-i ka krijuar kudo duke ndjekur çdo lëvizje të përkrahësve të tij etj.

  49. Daja says:

    Nuk e ka keq Beni mer daje jooo..
    E keqja qendron ne faktin se eshte disi vone dhe eshte teper. teper e veshtire te vendosesh urat e mirekuptimit … dhe te besimit reciprok..

  50. vang says:

    BARDHI TOLABIT: MESONI TE LEXONI MIRE DHE ME TEPER AKOMA TE KUPTONI SADO PAK.

  51. patrioti says:

    Kemi mesuar se ekzistojne perhere te kundertat, te cilat mbajne njeri tjetrin, edhe ne kete fushe islami perfaqeson urrejtjen kurse fete e tjera perfaqesojne dashurine. Vetem keshtu shpjegohet pse ne emer te tij ndodhin kaq shume gjera te keqija.

  52. Pasho Maksuti says:

    Ben Blushi ka te drejte se lufta kunder te keqes eshte e gjate dhe duhet bashkepunim e jo anatemizim. Nje nga problemet bazike eshte mungesa e nje qendre boterore islamike. Besimi si i tille nuk ka doktrine vrasjen por faljen (sic e kane besimet Abrahamike). Frustracionet dhe keqperdorimet e besimeve, mungesa e lirise se fjales ne vendet e lindjes se mesme, pamundeson qe te kete (apo qe te mund te krojohet) nje qender e besimit islam. Mesimi i drejte islam mund te kete boshtin ne vendet europiane, nga dijetaret islamike ne universitetet europiane. Dhe keta duhet ndihmuar qe te jene strumbullar i ideve progresiste islamike. Mendoj se bota e sotme (Europa bashke me SHBA) mund te kene ndikim ne vendet e lindjes per te vene ne binare te shendoshe e te drejte besimin, i cili aktualisht ne nje pjese te botes islame ka devijuar nga rruga e besimit racional. Keshtu si eshte gjendja duket se mendimi islam ne shume regjione ka mbetur ne duart e injorances. Kam degjuar se shpesh profesore te mendimit islam nga vendet e lindjes shprehen se ndryshimi eshte i pamundur te vije nga vendet e tyre per shkak te diktaturave shume te ashpra. Ata sugjerojne se vendosja e besimit islam ne rruuge te drejte mund te vije pikerisht nga dijetaret islame te perendimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje