Italiani qe i shpetoi per here te peste vdekjes në teatrin “Bataclan”

15 Nëntor 2015, 00:43Politika TEMA

Pas gjakut, tronditjes dhe lotëve, nga Parisi vijnë edhe histori të pabesueshme. Si ajo e Massimiliano Nataluccit, 45-vjeçarit nga Senigallia, i cili të premten në mbrëmje gjendej në teatrin “Bataclan” dhe i shpëtoi për mrekulli atentateve në kryeqytetin francez.

Në moshën 15-vjeçare, Natalucci i kishte mbijetuar tragjedisë së Heyselit në Belgjikë, ku nga rrëzimi i murit të stadiumit në Bruksel humbën jetën 39 tifozë në finalen e Kupës së Kampionëve mes Juventusit dhe Liverpulit.

Ndërkohë, më pas 45 vjeçari kishte shpëtuar nga vdekja pas tre aksidenteve të rënda rrugore.

Kësisoj, Massimiliano është bekuar për të pestën herë.

“Kur ishte tetë vjeç, është puthur nga Papa Vojtila në sheshin ‘San Pietro’ në Romë. Në moshën 15-vjeçare i shpëton tragjedisë së Heyselit, ku kishte shkuar në stadium me babanë dhe xhaxhain. Pastaj ka pësuar disa aksidente rrugore radhazi”, ka rrëfyer e motra Federica, duke shpjeguar që i vëllai ka mbetur i plagosur lehtë në sulmet e ndodhura në Paris.

“Orët që kalonin në pritje për të mësuar lajme të reja atë mbrëmje, më bën të përjetoj sërish ankthin që kalova në periudhën kur ndodhi tragjedia në Belgjikë, kur nuk kishte as telefona celularë dhe as që e dinim se çfarë po ndodhte”, ka vazhduar e motra e Nataluccit.

5 komente në “Italiani qe i shpetoi per here te peste vdekjes në teatrin “Bataclan””

  1. bimbashi says:

    Mesoni shqip o gazetare: Heren e peste, jo heren e pest…per mos t’i hyre artikullit me imtesi.

    1. taksisti 1 says:

      mos u merzit o bimbash ka dhe me keq

  2. ZahoKoka says:

    Ptu ptu ptu mos e marrim me sysh!Sic duket bekimi i shenjte i Papa John Paul II eshte shpetimi i tija.

  3. Shqip says:

    Malli thuaj qe nuk e ka puthur ndonje kardinal, nga mbas altarit ?

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Titulli do duhej:”Italiani qe i shpetoi vdekjes per here te peste”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje