Parisi në shtetrrethim/ Kryeministri francez: Do ketë sulme të tjera...

15 Nëntor 2015, 09:47Bota TEMA
Parisi në shtetrrethim/ Kryeministri francez: Do ketë sulme të

Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të bëhet objekt i sulmeve të tjera të militantëve islamikë.

Në një lidhje direkte me studion e televizionit TF1, Valls ka mbështetur linjën e presidentit Hollande, për luftë të pamëshirshme ndaj Shtetit Islamik.

“Jemi në luftë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë them se duhet të presim sulme të tjera”, ka thënë Valls.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit në Paris.

“Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, ka thënë mbrëmjen e së shtunës Cazeneuve për mediat franceze.

Ndërkohë, liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë reaguar ndaj ngjarjes përmes një deklaratë të përbashkët, ku kanë theksuar se ndaj së keqes duhet reaguar bashkarisht.

“Bëhet fjalë për një sulm kundër të gjithëve ne. Do t’i bëjmë ballë këtij kërcënimi të gjithë së bashku, me të gjitha mjetet e nevojshme dhe me një vendosmëri të paepur”, thuhet në deklaratë.

Të unifikuar, liderët e BE-së theksojnë se, 13 nëntori do të jetë një ditë zie europiane. “E mira është më e fortë se e keqja. Gjithçka që mund të bëhet në nivel europian për të garantuar sigurinë e Francës do të bëhet”, vijon deklarata.

Ndërkohë, lajmet e fundit nga Parisi bëjnë me dije se në kuadër të masave të sigurisë, autoritetet kanë vendosur që Kulla Eiffel të qëndrojë e mbyllur “deri në një urdhër të ri”.

Ndërkohë, mbyllur do të qëndrojnë përkohësisht edhe kinematë dhe pika të tjera kulturore të kryeqytetit francez, përfshirë parkun gjigand të lojrave Walt Disney./TCh

1 komente në “Parisi në shtetrrethim/ Kryeministri francez: Do ketë sulme të tjera…”

  1. ngelet duke derdhur lote krokodili per parizin o media sharlatanesh ,
    po me shqiperine cdo behet ,
    kur dime se ne shqiperi kemi kriminela islamiste qe drejtojne Parti,
    si PD-ja , qe prune ne sHqiperi gjithe rradikalet islamik arabo-turk ,
    duke e perdorur shqiperine si nji baze ,per rekrutimin e elementit idiot mysliman sidhhje rradikalizimin e tij ne shqiperi ,
    ku shumica e ushkareve te Isis ishin vullnetare nga shqiperia e kosova?!
    cfar ben ky shtet sharlatanesh ne kte drejtim ???
    A nuk mendon ky shtet sepse posht tija zvarritet nji potencial i rrezikeshmém islamistesh ,fitilin e te cilit e mbajn fshehur ata qe komandojn shtetin shqiptare ,-natyrishte jo shqiptare- dhe qe mundet ta hedhin ne ere shqiperine kur te Duan ?
    eshte mjaft naive nga ky shtet ,qe mos te njohi sinjalet e diteve te fundit kur celulat islamike te mediave dhe haleve universiteteve lsi-a she putana motivuse islamike salia prej vicidoli ,
    dhane impulset e para ksaj qeverrie ,sepse mundet ta destabilizojne shqiperine e shndrojn ne nji siri te ballkanit ,menjiher sapo te urdherohen nga “PADRONI” !
    ngelet duke qare hallet e atyre qe jane zote ne vendet e tyre ,
    nderkoh qe vete jeni ne ajer e te rrezikuar te zhdukeni si komb ne cdo kohe ,kur ti doje bytha pederit te ksaj bote qe shkerdhen islamin e shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje