Të pavërtetat e sulmeve në Paris

15 Nëntor 2015, 19:23Politika TEMA

Ashtu sikurse pas sulmeve të Charlie Hebdo në janar, shumë thashetheme dhe foto të pavërteta janë shpërndarë në rrjete sociale menjëherë pas sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.

Më poshtë do të gjeni disa nga të pavërtetat që kanë lidhje me sulmet në Francë, që edhe ju mund t’i keni hasur në rrjete sociale dhe mund t’i keni marrë si të vërteta.

Teoritë e para të konspiracionit

Ashtu sikurse me sulmet e Charlie Hebdo, edhe pas atyre të së premtes, filluan të dalin teoritë e para online të konspiracionit. Në Youtube, një person me nje theks amerikan, në kanalin “Russianvids: The Matrix Exposed” argumenton se asgjë nuk ka ndodhur në stadiumin e Parisit “Stade de France”.

Ai thotë se mediat, të cilat punojnë për qeverinë, po publikojnë imazhe të rrejshme të turmës që vrapon drejt fushës. “Argumenti” i tij kryesor është se nuk ka asnjë video amatore të ndonjërit prej personave në fushë, përkundër se të gjithë kanë celularë nëpër duar.

Sigurisht, që kjo është një “argument” qesharak, pasi video amatore, nga njerëz që kanë qenë në fushë të premten në mbrëmje, janë publikuar disa orë më vonë.

I njëjti person, ka publikuar një tjetër video dhe në një tjetër kanal ku shpalos një tjetër teori absurde. Kësaj radhe, në video shihen njerëzit e plagosur në rrugët e Parisit, që ai i cilëson të gjithë si “aktorë profesionistë”, pasi sipas tij, të gjithë janë të qetë, ndërsa në situata të tilla normalisht që njerëzit i kap paniku.

Të dyja videot janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, sa që e para tashmë ka rreth 42 mijë shikime, ndërsa e dyta po shkon drejt 18 mijë shikimeve.

Hakmarrje ndaj refugjatëve? (Foto 1)

Në rrjetet sociale arabe janë publikuar disa foto ku shihet zjarri që ka rënë në kampin e refugjatëve në Kalais, qytetin port në veri të Francës, që ndodhi po të premten mbrëma. Shumë përdorues të Twitter kanë ripostuar këto imazhe si dhe kanë shkruar se kjo ishte një hakmarrje e francezëve pas sulmeve.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me hakmarrje, pasi autoritetet në Kalais kanë thënë se zjarri kishte rënë aksidentalisht, kjo për shkak të përdorimit të sobave me gaz dhe zjarrit që refugjatët ndezin me qëllim ngrohjen.

Pas sulmeve, dritat e Kullës “Eiffel” u fikën? (Foto 2)

Fotot ku shihet Kulla “Eiffel” me drita të fikura u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Disa që shpërndanë këto foto në llogarinë e tyre, si përshkrim për foton kishin venë se dritat janë fikur për nder të viktimave, ndërsa të tjerë se terroristët kishin sulmuar kullën.

Në të vërtetë, as njëra dhe as tjetra nuk është e saktë, pasi dritat e Kullës “Eiffel” fikën çdo natë pas orës 01:00 (me kohën lokale të Parisit) .

Foto nga koncerti në “Bataclan” (Foto 3)

Një foto ku shihet duke performuar grupi amerikan “Eagles of Death Metal” pretendohej se ishte shkrepur disa momente para se të ndodhte tragjedia në sallën e koncerteve në “Bataclan”.

Kjo nuk është e saktë. Në fakt, aty vërtetë është grupi amerikan duke performuar, por është një koncert në Dubai dhe jo në “Bataclan”.

Një person i plagosur duke tentuar të largohet (Foto 4 – Kujdes, pamje të rënda!)

Një foto, ku shihet një person që është plagosur rëndë nga mbrapa në kangjella, thuhet se është njëri nga pengjet që po tentonte të largohej nga salla e “Bataclan”. Kjo nuk është e vërtetë, pasi fotoja është bërë në Senegal para tre vitesh dhe aty është një hajdut që ishte plagosur duke tentuar të largohet nga vendi i krimit.

“Cicërima” e Donald Trump (Foto 5)

“Nuk ju duket interesante fakti që tragjedia në Paris ndodhi në vendin me kontrollin më të lartë për armët në botë?”. Po, kjo është një “tweet” i Donald Trump që u shpërnda në Twitter e që u kritikua jo pak, por kjo ishte pas sulmeve në Charlie Hedbo, ndërsa pas sulmeve të së premtes ai ka shkruar një tjetër gjë. “Lutjet e mia janë për viktimat dhe pengjet në sulmet e tmerrshme të Parisit. Perëndia qoftë me ju!”, ka shkruar ai./ TCH

7 komente në “Të pavërtetat e sulmeve në Paris”

  1. antienveri says:

    A MOS ESHTE “MASAKRA” E PARISIT NJE GENJESHTER E MADHE?

    Nuk ka nevoje per sy profesionist te stervitur per te vene re qe nga te gjitha pamjet TV dhe ato video amatore ne asnje prej tyre nuk shikohen pasojat tragjike te sulmit terrorist islamik me bomba dhe kamikaxe vetvrasese.

    Ne pamjet e para qe tregoi CNN filloi me nje pamje ku kamikaxja islamike kishte plasur bombat qe mbante ne trup prane nje dyqane me qepene qe nuk kishte asnje shenje shperrthimi apo plasje e llahtarshme trotili, por dukej sikur te kishin shurruar qente e rruges. Kjo pamje e dyshimte perseritet nga gazetari i rrjetit amerikan me nje pamje tjeter tek stadiumi i Parisit qe perseriste papushim se bombat e terroristeve islamike kishin plasur pikerisht pas kurrizit te tij, nderkohe qe TV kamera e CNN-it tregonte fare qarte se nuk kishte asnje shenje demtimi te asfaltit te rruges. Kulmi i dyshimit fillon kur me nje pamje tek salla e koncertit fillon e ashtuquajtura

    QITJE ME KALLASH E TERRORISTEVE MBI MILETIN E EKZALTUAR NGA MUZIKA

    Ketu lind menjehere pyetja:

    KU JANE KAMERAT E SPEKTAKLIT FAMOZ “EAGLE DEATH METAL” DHE PSE NUK JANE REGJISTRUAR TERRORISTET VRASTARE?

    Ne vend te kesaj media boterore tregon vetem njerez qe largohen ne panik tek dera e salles dhe nje dy a tre te tjere te shtrire ne trotuar. Flitet qe terroristet kane qelluar mbi miletin qe kercente i ekzaltuar nga muzika rock mbi 3000 fisheke kallanikov qe po t’i mbledhesh do te duhen disa canta per t’i futur brenda.

    SI U FUTEN NE SALEN E SPEKTALKTIT FAMOZ ARMET DHE FISHEKET NE KETE SASI TE MADHE PA U VENE RE NGA ASKUSH?

    Terroristet islamike kane qelluar ne kete salle sipas njoftimeve zyrtare mbi 15 minuta me bresheri te pandalshme kallashi qe do te thote se te vraret duhet te ishin shume me teper se sa deklarohet.

    KU ISHTE POLICIA SUPERPROFESIONISTE FRANCEZE PER KETO 15 MINUTA?

    Per te organzuar nje aksion te tille terrorist te koordinuar ne disa pika te Parisit nuk mjaftojne vetem emigrante mjerane dru me pre nga Siria qe kane udhetuar permes detit ne Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari, Koraci per te mberritur ne Paris me qellimin per te vrare njerez te pafajshem me nje organizim super te sakte sikur te ishte nje mekanizem i nje ore zviceriane qe do ta kishin zili edhe CIA amerikane edhe te gjitha sherbimet sekrete te Botes Moderne. Aq me teper per nje aksion te tille superprofesionist do te duheshin te pakten jo me pak se 50 vete te pergatitur dhe me njohje te hollesishme te kryeqytetit francez.

    KU JANE KETA KILLERA TERRORISTE QE PERGATITEN DHE REALIZUAN PA U VENE RE NJE AKSION TE TILLE SUPER TE SAKTE NE ZEMREN E PARISIT?

    Pa u sqaruar keto pyetje eshte heret dhe fare e kote qe te hedhim lote deshperimi dhe te nxjerrim mllefin e shpirtit kunder emigranteve nga Siria, aq me teper qe edhe LIDERAT kryesore te Botes nuk te krijojne pershtypjen se jane shume te shqetesuar per kete masaker te 13 nentorit te ZI qe ka shume te ngjare te dale nje genjeshter e madhe.

  2. katrina says:

    po fotot ku i ke o Meroooo….?

  3. citizen says:

    Je qe je, sheno edhe burimin e artikullit qe ke perkthyer

  4. citizen says:

    Je qe je, sheno edhe burimin e lajmit qe ke perkthyer

  5. mavria says:

  6. WEB says:

    Po ikni o komentues me keto dyshime prej truri pervers!atentatet ishin ,dhe goxha te medha ,,,por si gjithmone ne trurin medioker te njeriut cdo gje u organizua keshtu qe franca tani mund te turret ne siri ,dhe me kete pretekst gjoja do na ndajne lindjen e mesme .Sulmet ishin paralajmeruar me kohe por nuk dihej kur dhe ku ,,,,si arriten keta te futen dhe te godasin ?pyesni pak ata buomyajjetet e koulibalyt e periferive franceze qe u dhane buke e strehim .Heren e pare u tallen profetin ,po kesaj rradhe ca mutin kishin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje