8 gjërat që nuk e keni ditur se mund t’i bëni në Facebook

19 Nëntor 2015, 15:24Hi-Tech TEMA

Ka shumë gjëra që ju mund t’i bëni në Facebook, por që ju nuk e keni ditur.

Facebook është aplikacioni që ju me gjasë e shpenzoni shumicën e kohës në të, qoftë për të komunikuar me njerëz, qoftë për tu njoftuar me ngjarjet e reja.

Prandaj, lajmi.net e sjell për ju listën e 8 gjërave që ju nuk e keni ditur se mund ti bëni në Facebook, përveç postimit të fotografive, etiketimit dhe përdorimit të ‘chatit’.

Kjo është lista:

1) Kur shihni diçka interesante në Facebook por nuk keni kohë ta shikoni menjëherë, ju mund ta ruani atë për ta shikuar më vonë.

Këtë opsion ju e keni tek opsioni More të një postimi, ku pastaj mund të klikoni tek Save Link.

2) Mund të mos pranoni ftesa më për lojën Candy Crush

3) Mund ti ndalni videot të cilat lëshohen vetvetiu.

Këtë ju mund ta bëni duke klikuar More > Setings > Videos > Autoplay Videos > OFF

4) Ju mund ta dini se çfarë keni bërë pikërisht në këtë ditë në Facebook para disa viteve.

Këtë mund ta bëni vetëm duke e shkruar tek Search ‘On This Day’, dhe do ju shfaqet lista e gjërave të cilat i keni bërë para disa viteve në këtë datë.

5) Activity Log i shfaq të gjitha gjërat që ti i ke pëlqyer, shpërndarë apo i ke komentuar gjatë gjithë kohës.

Sidoqoftë, ju mund ti fshihni ato duke shkuar në Profilin tuaj dhe duke klikuar opsionin ‘View Activity Log’.

6) Ju mund ti zgjidhni njerëzit dhe faqet e Facebook të cilat dëshironi që të ju dalin të parat në News Feed. Këtë ju mund ta bëni duke klikuar tek News Feed Preferences > Prioritise who to see first

7) Mund të shikoni se si duket profili juaj nga Facebook-u i një shokut tuaj apo edhe nga ata që nuk i keni ‘miq në Facebook’.

Për ta bërë këtë ju vetëm duhet të klikoni View As e cila gjendet në faqen e profilit tuaj.

8) Shikoni se nga ku tjetër është hap llogaria juaj e Facebook-ut.

Krejt çfarë duhet të bëni është të klikoni More > Security > When You’re Logged In.

6 komente në “8 gjërat që nuk e keni ditur se mund t’i bëni në Facebook”

  1. enter''" says:

    Aahahahaha, o pika qe sju bie ju dhe intelektit tuaj. Shyqyr qe kemi gazeten tema qe na tregon (gjera qe dihen tashme) per gjera a thua ne nuk I dinim.

    Oh sa te mjere jeni. Shkoni e germoni ndonje lajm me interesant per diten e sotme.

  2. Ja per nji Moment po supozojm ose i marrim per te vlefeshme ,8-en simpatike , por cfar mundet te ndryshoj kjo ,kur ne fb-shqiptare ,
    98% e pjesmarresve i ke mashtrues ,njerez qe s’kane Kulturen minimale ne komunikim ,qe nuk dijn te trajtojne nji teme ,qe shahen ,mburrem ,genjejne ,mashtrojne , cfar nuk len pa ber ,
    sa mua me ngjan me nji orgji idiotesh .
    Njeh tipe femrash qe shkruajn e kann gjasme si moto ; urrej genjeshtren – etje tje , po e mar shembull kte ,
    qe nga ana tjeter ,jane jo vetem genjeshtare te papara ,por mashtruse ,e shume me shume se kaq .
    Ose te qellon te jesh ne nji Profil simpatik e jesh duke diskutuar dicka , kur papritur si nji Ufo nga qielli te zbres Maloku i lashte i shpelles ,qe ne demokraci ka fituar cdo te drejte ,me qen gjithkushi ,
    dhe te drejtohet ty , ” OR TEJ MOS U HIQ SI NJERI KA ME KULTURE” !!!!
    Pa te njofur aspak ,por thjeshte se jemi ne fb ,sepse idioti nuk njef kufij .
    Pra che cazo fb per shqiptaret eshte e tepert .Ndoshta shqiptareve do ti takonte te hunin e beheshin perdorues te fb-se mbas 100 vjetesh ,kushedi ndoshta do kishte njifar sensi pjesmarrja ateher.

  3. nardi says:

    anjshtani meriton nobel per kto zbulime?

  4. "!" says:

    Nuk ka vend ktu per te ngaterru gjonat , dike i cili flet te verteten ,me nji gjuhe realiste dhe s’i interson asnji art Nobel-i .
    Einsteini vertet e ka tashme Nobelin e tij ,ndoshta nga ajo se ishte Realist .Ndoshta matematika eshte baza e cdo arti Realist .
    N ji shenj e gabuar dhe gjithcka eshte jokorrekte .
    Edhe e verteta ka te beje me nji rregull matematik ,nji qendrim korrekt vs realitetit ,
    qe do te thote logo realiste .

      1. grameno says:

        hik mer hibrit
        se ty mbyten lopet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje