PROFILI i Hasnës, sipërmarrëses-kamikaze që u hodh në erë në zemër të Europës

19 Nëntor 2015, 13:45Politika TEMA

Ishte franceze, 26 vjeç dhe punonte si sipërmarrëse. Quhej Hasna Aitboulahcen, kamikazja që u vetëhodh në erë në zemër të Europës, në një lagje të Parisit.

Ajo është kamikazja e parë e ISIS që u vetëflijua në Europë.

Ajo u gjend në një apartament të varfër, me vetëm një dyshek për të fjetur. Një vrimë e qelbur ku kërkesa e saj ka qenë vetëm “të gjente një vend për të fjetur”. Tipike e kamikazëve.

Foleja e saj ishte në katin e tretë të një ndërtese të vjetër, me mure të bardhë dhe çatinë me tjegulla që pikonin.

Në lagjen Saint Denis, periferi e mbipopulluar multiraciale në veriun e Parisit.

Ishte falë kësja “shahideje” që policia gjeti strofkën e fundit të xhihadistëve që goditën Parisin në 13 nëntor.

Ajo kishte kontakte me Belgjikën, Gjermaninë, Greqinë dhe Sirinë. Ishte ndërlidhësja e grupit dhe kushërira e “trurit” të organizatës Salah Abdeslam.

Por 115 agjentët specialë që kryen operacionin e beftë nuk gjetën Salah, por kushërirën e tij.

E vendosur, e shkathët dhe pa frikë ndaj vdekjes. Pas rrëzimit të derës së blinduar nga policiaajo veshi jelekun bombë. U përgjigj se nuk dinte ku ishte Salah dhe hodhi veten në erë.

Nuk dihet me siguri nëse shpërthimi u shkaktua nga vetë ajo apo u godit nga ndonjë snajper, por dihet me siguri që ajo ishte gati të vetëflijohej.

Hasna nuk njihej nga shërbimi antiterrorizëm.

Ajo bënte një jetë të qetë, shkollë të mirë me rezultate të shkëlqyera dhe projekte, ëndrra dhe dashuri dhe ambicie ndaj punës.

Ajo ishte përgjegjëse e firmës Beko Construction, shoqëri për ndërtime të specializuara e krijuar në 2011.

Ndoshta një mbulim i saj, ose vërtet një pasion për të punuar.

Por nga hetimet ka dalë që ishte e fiksuar pas xhihadizmit.

Donte madje të shkonte të bashkohej me ISIS në Siri.

Ndër miqtë e saj ishte shprehur “se ishte e gatshme të bënte gjithçka nëse Kalifati do t’ia kërkonte”.

Hetimet kanë nxjerrë shumë detaje mbi të por mjafton vetëflijimi ëpr të shpjeguar gjithçka.

Hasna Aitboulahcen është pionere, e para kamikaze xhihadiste që shpërtheu veten në Europë.

Natyrisht që ajo nuk është e para pasi fillimet e femrave kamikaze kanë qenë në 1985 me “vejushat e zeza” çeçene.

Por gratë e reja kamikaze janë më të frikshme.

Të shpejta, të sakta, të pamëshirshme dhe shumë efikase.

Janë më të pavarura se dikur dhe veprojnë duke shkaktuar më shumë dëme.

Madje më shumë se meshkujt të cilët mund të krijojnë shumë dyshime./ Përgatiti Amarildo Lumani

10 komente në “PROFILI i Hasnës, sipërmarrëses-kamikaze që u hodh në erë në zemër të Europës”

  1. enter bithekiri says:

    C’ben ai reporteri juaj ne Paris o Tema, fle gjume? Nuk ju ka thene se truri i sulmeve u verifikua se ka vdekur bashke me kusheri-dashnoren e tij? Ups, harrova se ju vetem copy paste beni, nuk keni reporter! Apo jeni akoma duke google translate lajmin?

    1. Adriatik says:

      Franceze ??? Si mund te quhet franceze kjo ?

      Si mund te quhen turkoshqiptaret shqiptare ???

      1. Mbreti says:

        Greket si mund te quhen europjane duke patur facen e njejte si kjo gabelke elbasani!!!

    2. Lomi says:

      Ja se po e konfirmin me putinin mero, 2 minuta…

    3. Argita_B says:

      Copy past medioker vetem per te mbushur faqet me lajme te pasakta dhe te pa verifikuara.
      Beko Construction eshte thjesht nje ndermarje artizanale me nje puntor e mbyllur qe ne qershor te vitit 2014!! Si mund te jete pergjegjese e nje ndermarje te falimentuar para nje viti e gjysem!! Verifikoni burimet perpara se te botoni. Thjesht ka qene administratore e nje shpk-je vetem nje cit per qe nuk paguante taksat dhe ska deklaruar kurre bilance qe nga hapja e ssaj ne vitin 2011 nga dy arabe te tjere. Matrapazlliqet e ketyre paraziteve na i servirni si vajza puntore dhe me shkolle. Gazetare me diplloma Kristal i.

  2. Indrit says:

    Hajt ne te semes vafte. Ishte infektu nga virusi I allahut

  3. dhoro ne evro says:

    Robt e shpise ! Rrace e ndyre ! Shker….a !

  4. totila direktan prenos says:

    Keta persona qe hidhen ne ere ne emer te Allahut ,ne radhe te pare nuk duhet te themi se jane keshtu te gjithe myslimanet .
    Keta persona per mua pervecse te indoktrinuar jane te MIRE-PAGAUR ,por se nga kush ,nuk jam ne gjendje qe ta them sepse nuk e di ,por di qe jane nje minorance qe nuk perfaqesojne as 0.1 % te krejt myslimaneve .
    Per mua keta perverse detyrimisht qe jane te dopingaur me substanca narkotike shume te renda ,perndryshe nuk ben njeriu veprime te tilla qe duken si halucinacione .
    Sidoqofte kesaj shemtires i uroj qe te kete shkaur ne te semes .
    Jam me se i bindur se pas kesaj qe ndodhi ne france Myslimanet e krejt botes do te shikohen me neveri dhe si njerez te shkalles se ulet .
    Ku ta dish se mbase dhe iniciusi dhe urdheruesi i ketyre sulmeve barbare kete qellim ka qe :
    T’i paraqese te gjithe Islamiket ne bote me fytyren e ketyre te Pafytyreve !

  5. fusha says:

    Tash po bjen ne 72 k..a te virgjer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje