2 vjetori i vdekjes së Olldashit / Vëllai: Ata janë lutur të ndodhte, por e kam vështirë ta besoj që nuk ishte aksident

20 Nëntor 2015, 00:29Politika TEMA

Këtë 20 nëntor mbushen dy vite nga nata fatale që i mori jetën Sokol Olldashit.

Në katin e dytë të një apartamenti pranë Ambasadës Amerikane, ndodhet shtëpia e të ndjerit. Sapo futesh në sallon të shfaqet portreti i tij, i realizuar në pikture dhe korniza fotosh të vendosura në rafte. Ai është aty, pavarësisht se jo fizikisht.

Të enjten në mesditë, ndërsa në Kuvend zhvillohej sherri i radhës, por askush nuk u kujtua për ish-deputetin, në ambientet e banesës, gjetëm Astrit Patozin dhe Parid Carën, dy nga miqtë më të ngushtë të Sokol Olldashit.

Entela Resuli e gazetës DITA bisedoi me nënën, Kozetën dhe vëllanë, Ardianin.

“…E përcolla atë ditë në orën gjashtë, i pyeti djemtë për detyrat dhe u largua. Nuk e pashë më. Më mbajnë si grua të fortë, por jam rënduar edhe unë. Nuk duroj dot më. E kujtoj çdo ditë. Më thonë se koha shëron shumë plagë, po për mua nuk është kështu, sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shtohet malli… Ai nuk duhet të ikte përpara meje. E kam peng, duhet ta kisha lënë pas’- thotë me një ofshamë Kozeta Mamaqi, ndërsa shfleton fotot.

Ardian Olldashi, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, këto ditë gjendet në Tiranë për dy-vjetorin e vdekjes së vëllait. Nuk ka folur asnjëherë për mediat, por këtë herë ka bërë një përjashtim, për të ndarë në DITA disa kujtime dhe për të rrëfyer atë që ndjen dy vjet pas humbjes së rëndë.

“Kur e mendoj veten të plakur një ditë, përballë një filxhani kafeje, do të jem i dënuar të ndaj kujtimet me veten time. Vëllai është gjaku yt, shoqërues në jetë, pavarësisht çfarë ndodh. Sa do të doja t’i thoja një ditë: Koli, e mban mend kur ti…,kur ne…. Ja pra, që nuk do kem më kë të bisedojë në këtë dimension, ndaj në këtë pikë, ndihem si… jetim. Edhe vëllai të lënka të tillë…”

Ai është vëllai i madh; kanë katër vite diferencë. Prindërit e tyre janë ndarë kur ata ishin ende fëmijë. Kjo nuk i ka penguar të kenë marrëdhënie të veçantë jo vetëm me nënën, por edhe me babain, i cili u është gjendur pranë në çdo moment. Ardiani emigroi në fillim të viteve ’90. E ka ndërtuar jetën e tij jashtë vendit, është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, kjo e fundit, shumë e lidhur me xhaxhain e saj, Sokolin, kur ishte gjallë.

“Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë. Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani. E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për ta përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë”

Kur e pyet për 20 nëntorin e dy viteve më parë, Ardian thotë:

“Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koiçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident.

E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë, por ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ma merr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur.. E kam të vështirë ta besoj.”- tregon Ardiani për DITA.

13 komente në “2 vjetori i vdekjes së Olldashit / Vëllai: Ata janë lutur të ndodhte, por e kam vështirë ta besoj që nuk ishte aksident”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Keto 25 vjet ka ca ngjarje qe lene vend per dyshim :

    – Azem Hajdari vritet para selise se PD

    – Gramoz Pashko peson aksident , dhe me pas helikopteri qe po e conte ne Itali zhduket bashke me te birin ne bord.

    – Remzi Hoxha zhduket dhe nuk dihet fati I tij

    – Fatmir Xhindi vritet para shtepise se tij

    – Vritet gjykatesi Skedilajd Konomi ne Vlore , me eksploziv ne makine.

    – Peson aksident dhe humb jeten Sokol Olldashi

    – Vritet bankieri Artan Santo.

  2. Mire o Ardian je vellai. Po kur tha se Saleh haleja duhej te vriste dhe 300 veta mbas vrasjeve te 4 protestuesve pa buke ci thua kesaj? Ndoshta ti nuk mendon si vellaj jot, por urdhero se cfare mendonte, ke kishte parti dhe bashkepunetor.

  3. islam says:

    te vdekurit me të vdekurit te gjallet me të gjallët

  4. gezhoja e vjeter says:

    Nuk mund te them se kush, por faktet tregojn se Koli nuk ishte as i pari e as fundit ne listen e atyre qe kan qene miq, deputet ne partine Demokratike qe kan nderruar jete ne menyre misterioze. Nuk duhet shume llogjike per te bere disa lidhje se kush mund te jete arkitekti??? Nje gje me beri cudi se sa shpejt u organizua funerali i tij, pa eskpertize te detajshme, as autopsi dhe nje heshtje totale nga kjo qeveri rivale e PD. Me duket pak si ceshtja e Kenedy, he si thoni more shoke sigurimsa po te kishte ngjare ne kohen e xhaxhit do te ishte mbyllur me kaq?????

  5. DR. Adhamudhi says:

    Rri o lumadh ci hap pune vetes me keto dyshime, se degjove bishen ne parlament, qe ja ka ven syrin bashes me snajper per te hapur trazira ne vend. Te vret naten e te qan diten bisha i vicidolit

  6. Ilirjan says:

    Koli, djaloshi qe guxonte ne jete, sikur donte te sfidonte ndjeshmerine e vecante te shpirtit, poezine e ndjere qe e rrezatonte ne te folur dhe ne te shkruar. Po keshtu guxoi dhe u fut ne strofullen e monstres, mendoi ta sfidonte ne castin e duhur. Rrethuar me shoke dhe shoqe qe guxuan te ndryshonin, mendoi se erdhi ky cast, naiv karshi djallezise dhe egersise se monstres dhe kelysheve te vet.
    Koli, ngelesh i vecante, mbrese-lenes dhe i dashur per ata qe te njohen nga afer. I dyshimte per ata qe vec te shikonin dhe degjonin nga larg. I padeshirueshem per konkurentet dhe djajte e politikes dhe pushtetit.
    Koli, na mungon! I paharruar!

  7. arben says:

    Berisha dhe klani i tij terorist brenda PD jane bere mjeshtra te zhdukjes se kundeshtareve te tyre politike me vrasje te kamufluara si aksidente.Per kete ka ndihmuar dhe fakti se brenda radheve te organeve ligjzbatuese edhe sot vazhdojne te punojne elemente te vene ne sherbim te Berishes qe kurre nuk kane zbardhur te verteten.Eshte miopi dhe keqdashje te besosh se Olldashi vdiq aksidentalisht dhe jo nga nje vrasje politike.Kjo behet edhe me e dyshimte kur lexon te tilla deklarata nga njerezit e tij me te aferm pasi njeriu ne vetvete nga natyra eshte mosbesus ndaj te tilla ngjarjeve.Shembulli me i shjkelqyer eshte rasti i vrasjes se A.Hajdarit ku familja e tij u shperblye bujarisht nga vrasesit me pushtet per te mbyllur gojen .Sot ata jetojne te lumtur e ne dashuri me Berishen duke shkelur e perdhosur gjakun e njeriut te tyre.

  8. n says:

    kan dy vjet e gjysem qe kan vdekur ne lulishten e durrsit ata dy pleq qe i nxoren me dhun nga shtepia tyre,arsyeja ishte se ja dhan pronarit i cili kishte mar shtepin e kohes PPSHse si te ter po mori dhe shpin e ktyre dy pleqve te mjer me ndimen e olldashit dhe te PDse.

  9. tosku says:

    Nderim gjithmone per Kolin. Ju te tjeret keni djallin ne bark.

    1. luli says:

      O TOSKU MOS BA SI PLAKAT E KQIA

  10. luli says:

    more ky Ardiani mos eshte ai mjeku i famshem i 21 janarit ,Si shpirte njeriu me vjen keq per sokolin , dhe per nenen e tij , FEMIJET po rriten pa baba .por ne zemren e sokolit ka pas shum urrejtje , kujtoni pak dy pleqt e DURRSIT

  11. luli says:

    more ky Ardiani mos eshte ai mjeku i famshem i 21 janarit ,Si shpirte njeriu me vjen keq per sokolin , dhe per nenen e tij , FEMIJET po rriten pa baba .por ne zemren e sokolit ka pas shum urrejtje , kujtoni pak dy pleqt e DURRSIT kan qene pasoj e ligjeve te tij , qe me aq pasion dhe URREJTJE I MBROJTI NE PARLAMENT

  12. ZahoKoka says:

    Thone se i ndjeri ishte shume i pasur! Ku i gjeti keto para, me nje baba oficer marine, nje mama mesuese letersie! Vete gazetar tek TV DAJTI. Kur u be minister me siguri qe vuri pasuri me shumice. Gojet e liga thone se Sokoli se bashku me Shkelzen Berisha kan bere disa udhetime me Benzin e “Kolit’ deri ne Zvicer ku depozitonin parate. etj etj. Thone se “Koli” eshte marre edhe droge, dhe ka qene i zgjedhuri i Klanit te bossave te droges se Fierit. Gjithmone gojet e liga, pasi po te pyesesh Mesila Doda, ai pra “Koli” ka qene nje engjell. Lutem botojeni pasi do me mbetet hatri po e klasifikuat. Faleminderit ne avance!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje