Grupi i drogës në Tiranë, zbulohet skema e organizimit. Dy vajza kishin rol kyç

19 Nëntor 2015, 18:12Politika TEMA

Dy femrat e arrestuara nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të shitjes dhe shpërndarjes së drogës së rënda në Tiranë, dyshohet se kanë pasur rol kyç në grup.

Një fakt i tillë konfirmohet nga Prokuroria, e cila ka hetuar rastin në bashkëpunim me Policinë e Tiranës.

Të dyja ato mësohet se ishin në rolin e koordinatorëve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, raporton Report TV.

Veç këtyre dy femrave, policia thotë se në grup është përfshirë edhe një femër tjetër, roli i së cilës mendohet se është ai i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa gjatë dy viteve, grupi sipas policisë ka mundur të shpërndajë drogë me një vlerë prej rreth 900 mijë eurosh.

Por, sipas hetuesve, grupi dyshohet se tashmë kishte arritur të xhironte deri në 7 milionë lekë të reja në muaj.

Hetimi i prokurorisë është bashkuar i gjithi në një, pasi policia në mënyrë të herë pas hershme kishte referuar persona të ndryshëm që ishin kapur prej saj për shitje dhe shpërndarje të drogës, ndërsa ishin zbuluar të dhëna që provonin përfshirjen e tyre në një grup.

Heroina sigurohej nga Julian Bushati, që blinte 100-200 gramë çdo 5 ditë, ndërsa nuk dihet ende nga hetuesit shitësi i drogës tek Bushati.

Ky i fundit e përpunonte heroinën në banesën të përshtatur si një minilabotator, duke e përzierë deri në tri masa të tjera.

Bushati pas përpunimit i dërgonte 100-150 gramë çdo ditë Sokol Kllapit dhe pjesën tjetër ua shpërndante personave të tjerë.

Kllapi dhe Sonila Dinoshi, kishin marrë një apartament me qira, ku droga ndahej në 0.3 gram për çdo porcion duke bërë 200-250 doza që shitej me 1 mijë lekë të reja.

Nga kjo punë ata fitonin 200-250 mijë lekë të reja, duke fituar deri në 120 mijë lekë në ditë.

Hetimi nisi në muajin maj të këtij viti, pas arrestimit të Armando Muratit, që kishte blerë heroinë tek Julian Bushati. Sonila Dinoshi është dënuar edhe më parë, për shitje e shpërndarje të heroinës, ndërsa Aurora Liço, në vitin 2008, është kapur nga policia në doganën e Kapshticës, duke trafikuar heroinë, ndërsa edhe më parë ka qenë e arrestuar për shitje heroine.

10 komente në “Grupi i drogës në Tiranë, zbulohet skema e organizimit. Dy vajza kishin rol kyç”

  1. Argita_B says:

    450 mije euro ne vit xhiro, grupi 30 persona, e thene ndryshe 15 mije euro ne vit per person, ose 1200 euro ne muaj xhiro. Supozojme se kane 50% fitim i bije 600 euro ne muaj fitim per person.
    Hajde grup hajde, te gjithe bosa qekan bere. Ne Shqiperi kalojne kamiona me droge dhe askush si kap, ministria u jep kocka te pertypen gazetareve dhe te bejne artikuj propogande ku lavderohet puna e ministrise se brendeshme kunder trafikut te lendeve narkotike…
    Bravo gazeta Tema qe botoni duke bere copy past raportet e komisariateve te policise. Me aq sa paskan fituar ketyre nuk u dilka as per konsumin personal..

    1. bato says:

      Argita!
      Nuk ditke te lexosh me duket. Thuhet se vetem dy nga keta( Kllapi dhe Sonila), benin 200-250 pako ne dite dhe i shisnin me 10000 leke pakon.Mesatarja del 1.2 milion leke ne dite per secilin. Se dyti, qofte edhe sikur mos te fitonin asnje leke, mjafton fakti qe shperndanin ne shkolla, ku vene femijet e tu e te mite dhe ata duhen denuar. Apo degjoni Lulushen dhe Salushen te cileve u ka ngelur ora te Tahiri qe ze dhe “arreston ata qe ka futur vete ne rrjetin e droges”!

  2. tironcja... says:

    MORTJA KAPAK FLORINI PER KETO DY NDYRSIRA;; SE BURRIT I SHKON BURGU;POFEMRES ASPAK;;TE KALBEN NE BURG; TE GJITHA ATA;QE MBJELLIN VDEKJEN NE NJEREZ; NDOSHTA NGA DESHPERIMI;MARRIN PLUHURIN E VDEKJES VETE::: KRIMI I SHEMTUAR::

  3. kreator says:

    Neser ose e shumta pasneser I keni jashte.
    Drejtesia shqiptare do te beje mrekulline e rradhes.

    1. Xhini says:

      Xhin Xhoni-t (atij burri t’respektusehm)po i ha dora e majte_____

  4. Gezim Demiri shoku dhe kushuriri i Pajtim Serianit,shoku u Emiljano Shullazit,ai e blen ne Turqi dhe va shet ketyre lepurushave,Jevgu i Selites me psedonimi Qorri……

  5. stela says:

    30 veta jane arrestuar??? I paska ardh’ gjah i majme gjyqtareve……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje